Perendia dhe shkenca
11.03.08-- 23:20-- Jeta ime-- Nje koment--1,067 shikimeNjë profesor i shkencave e fillon vitin shkollor me një leksion për studentët: “Mospërputhjet e shkencës me fenë.” Profesori ateist i filozofisë ndalet përpara klasës dhe pastaj i kërkon njërit nga studentët e tij të rinj të ngrihet më këmbë.
“Ti djalë, je i krishterë?”
“Po profesor,” thotë studenti.
“Pra ti beson në Perëndinë!”
“Plotësisht.”
“A është i mirë Perëndia?”
“Po, Perëndia është i mirë.”
“A është i gjithëfuqishëm? A mund të bëjë Perëndia çdo gjë?”
“Po.”
“Po ti, je i mirë apo i keq?”
“Bibla thotë që jam i keq.”
Profesori nënqesh me qëllim. “Aha! Bibla!” Mendohet për një çast. “Mirë. Ta zëmë se këtu është një i sëmurë dhe ti mund ta shërosh. Do ta ndihmoje? Do përpiqeshe ta ndihmoje?”
“Po profesor, patjetër.”
“Pra, qenke i mirë…!”
“S’do ta thosha këtë profesor.”
“Po përse? Ti do ta ndihmoje një të sëmurë apo të gjymtuar po të kishe mundësi. Shumica e njerëzve do ta bënin këtë po të kishin mundësi. Por Perëndia nuk e bën.“
Studenti nuk përgjigjet, kështu që profesori vazhdon. “Ai nuk e bën, apo jo? Im vëlla ishte i krishterë dhe vdiq nga kanceri, megjithëse iu lut Jezusit që ta shëronte Si është i mirë Jezusi? Hmmm? Ke një përgjigje për këtë?“
Studenti hesht.
“Jo, s’mundesh, apo jo?” thotë profesori. Pi pak ujë nga një gotë që ka mbi tavolinë, për t’i dhënë pak kohë studentit që t’u qetësuar.
“Pra, edhe njëherë nga fillimi, djalë. A është i mirë Perëndia?”
“Ëëë…po,” thotë studenti.
“A është i mirë Satani?”
Studenti nuk mendohet fare për këtë. “Jo.”
“Mirë, po Satani nga e ka prejardhjen?”
Studenti ngurron. “Nga Perëndia.”
“Shumë mirë. Pra, Perëndia e bëri Satanin, apo jo? Tani më thuaj, a ekziston e keqja në këtë botë?”
“Po, profesor.”
“E keqja gjendet gjithandej, apo jo? Dhe Perëndia krijoi gjithçka, saktë?”
“Po.”
“Atëherë, kush e krijoi të keqen?” Profesori vazhdon, “Nëse Perëndia krijoi gjithçka, atëherë Perëndia krijoi dhe të keqen, përderisa e keqja ekziston, dhe sipas parimit që veprat tona tregojnë se cilët jemi, atëherë Perëndia është i keq.”
Studenti s’ka përgjigje përsëri. “A ka sëmundje? Imoralitet? Urrejtje? Shëmti? A ekzistojnë në këtë botë gjithë këto gjëra të tmerrshme?”
Studenti nuk ndihet rehat. “Po.”
“Kush i krijoi këto?”
Studenti përsëri nuk përgjigjet, kështu që profesori e përsërit pyetjen. “Kush i krijoi këto?” Prapë asnjë përgjigje. Befas profesori shkon me hapa të shpejtë në fillim të klasës. Klasa është e hipnotizuar.
Ai i drejtohet një studenti tjetër. “Beson ti në Jezu Krishtin?”
“Po, profesor.”
Profesori ndalon së ecuri me vrull. “Shkenca thotë që njeriu ka 5 shqisa që i përdor për të identifikuar dhe vëzhguar botën përreth. E ke parë ndonjëherë Jezusin?”
“Jo profesor, anjëherë.”
“Po, a e ke dëgjuar ndonjëherë?”
“Jo, profesor.”
“A e ke ndjerë ndonjëherë, a e ke shijuar, a e ke nuhatur Jezusin? A ke patur perceptim shqisor të Jezu Krishtit apo edhe të Perëndisë?”
“Jo, profesor, asnjëherë.”
“Dhe akoma e beson?”
“Po.”
“Në bazë të rregullave të protokollit empirik, të provueshëm, të demonstrueshëm, shkenca thotë se Perëndia nuk ekziston. Ç’mund të thuash për këtë?”
“Asgjë,” ia kthen studenti. “Kam vetëm besimin.”
“Po, besimi,” thotë profesori. “Ky është problemi që ka shkenca me fenë. S’ka asnjë fakt, ka vetëm besim.”
Studenti qëndron i qetë për një çast, përpara se të bëjë një pyetje vetë. “Profesor, a ekziston e nxehta?”
“Po,” ia kthen profesori. “Ekziston.”
“Po, a ekziston e ftohta, profesor?”
“Po, ekziston edhe e ftohta.”
“Jo profesor, e ftohta nuk ekziston.”
Profesor kthehet me fytyrë nga studenti, duke treguar qartë interes. Klasa bëhet befas shumë e qetë.
Studenti fillon të shpjegojë. “Mund të kesh shumë nxehtësi, edhe më shumë nxehtësi, super-nxehtësi, mega-nxehtësi, nxehtësi pa kufi, pak ose aspak nxehtësi, por nuk kemi asgjë të quajtur ‘ftohtësi.’ Mund të shkojmë deri 458 gradë nën zero, që do të thotë se nuk ka nxehtësi, por nuk mund të ftohim më shumë se kaq. E ftohta nuk ekziston; ndryshe do të mundnim të ftohnim edhe me shumë se -458 gradë.”
“Çdo njeri ose objekt është objekt studimi kur ka apo transmeton energji, dhe nxehtësia është ajo që e bën trupin ose lëndën të ketë ose të transmetojë energji. Zeroja absolute (-458 F) është mungesa totale e nxehtësisë. E shikon, profesor, ftohtësia është vetëm një fjalë që e përdorim për të përshkruar mungesën e nxehtësisë. Nuk mund ta matim ftohtësinë. Nxehtësinë mund ta matim në njësi termale sepse nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, profesor, por mungesa e saj.”
Heshtje në klasë. Një stilolaps bie diku në klasë, duke tingëlluar si çekiç.
“Po errësira, profesor? A e kziston errësira?”
“Po,” ia kthen profesori pa ngurrim. “Ç’është nata, nëse nuk është errësirë?”
“Përsëri gabim, profesor. Errësira nuk është diçka; është mungesa e diçkaje. Kemi pak dritë, dritë normale, shumë dritë, dritë verbuese, por nëse nuk kemi dritë nuk kemi asgjë dhe kjo quhet errësirë, apo jo? Ky është kuptimi që ne përdorim për të përkufizuar fjalën.”
“Në të vërtetë nuk ka errësirë. Po të k
ishte, do të ishim në gjendje ta bënim errësirën akoma më të errët, apo jo?”
Profesori fillon t’i buzëqeshë studentit që ka përballë. Ky do të jetë një semestër i mirë. “Ç’janë këto argumente, djalosh?“
“Po, profesor. Ajo që dua të them është se premisa juaj filozofike ka nisur me të meta kështu që përfundimi që nxirrni do të dalë patjetër me të meta.”
Fytyra e profesorit nuk mund ta fshehë habinë e tij këtë radhë. “Të meta? Mund ta shpjegosh si?”
“Ju po punoni me premisën e dyanshmërisë/dualitetit,” shpjegon studenti. “Ju argumentoni se ekziston jeta dhe vdekja; një Perëndi i mirë dhe një Perëndi i keq. Ju e shikoni konceptin e Perëndisë si diçka të fundme, si diçka që mund ta matim. Profesor, shkenca nuk mund të shpjegojë as edhe një mendim.”
“Ajo e përdor elektricitetin dhe forcën tërheqëse, por s’i ka parë kurrë, aq më pak ta ketë kuptuar plotësisht secilën. Ta shohësh vdekjen si të kundërtën e jetës, do të thotë të mos e njohësh faktin që vdekja nuk ekziston si diçka substanciale. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por është mungesa e jetës.”
“Profesor, a u mësoni studentëve se ata e kanë prejardhjen nga majmuni?
“Nëse po i referoheni procesit natyral të evolucionit, po patjetër.”
“E keni parë ndonjëherë evolucionin me sytë tuaj, profesor?”
Profesori fillon të tundë kokën, vazhdon të qeshë, ndërsa e merr me mend se ku po i rreh çekani. Në fakt, semestër shumë i mirë.
“Përderisa askush s’e ka vëzhguar ndonjëherë procesin e evolucionit të ndodhë dhe nuk mund të provojë se ky proces është në vazhdim, a nuk po na mësoni thjesht mendimin tuaj, profesor? A nuk jeni kthyer tani nga shkencëtar në predikues?
Klasa bën zhurmë. Studenti rri i qetë deri sa pushon zhurma.
“Për të vazhduar me atë që po i thonit më përpara studentit tjetër, po jap një shembull të asaj që dua të them.”
Studenti shikon rreth e rrotull në klasë. “A ka ndonjë këtu në klasë që e ka parë trurin e profesorit?“
Klasa shpërthen në të qeshura.
“A ka ndonjë që e ka dëgjuar trurin e profesorit, prekur apo nuhatur trurin e profesorit? Askush. D.m.th, sipas rregullave të patundshme të protokollit empirik, të qëndrueshëm, të demonstrueshëm, shkenca thotë që ju nuk keni tru, me gjithë respektin që kam profesor.”
“Nëse shkenca thotë që ju nuk keni tru, si t’i marrim për të vërteta leksionet tuaja, profesor?”
Klasa bie në qetësi. Profesori shikon ngultas studentin, fytyra e palexueshme.
Më në fund, pas asaj që dukej pafundësi, profesori përgjigjet. “Ma merr mendja se duhet t’i merrni me besim.”
“Pra, ju pranoni se ekziston besimi dhe në fakt, besimi ekziston me jetën,” vazhdon studenti. “Pra, profesor, a ekziston e keqja?”
Tani i pasigurt, profesori përgjigjet: “Po ekziston. E shohim çdo ditë. E shohim përditë në sjelljet çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut. Është në morinë e krimeve dhe të dhunës kudo në botë. Gjithë këto s’janë tjetër veçse e keqja.”
Studenti i përgjigjet: “E keqja nuk ekziston, profesor, ose së paku nuk ekziston në vetvete. E keqja është mungesa e Perëndisë. Është si puna e errësirës dhe të ftohtit, një fjalë që njeriu e krijoi për të përshkruar mungesën e Perëndisë. Perëndia nuk e krijoi të keqen. E keqja është rezultati i asaj që ndodh kur njeriu nuk e ka dashurinë e Perëndisë në zemrën e tij. Është njësoj si e ftohta që shfaqet kur nuk është e nxehta dhe si errësira që shfaqet kur mungon drita.”
Profesori ulet.
Popularity: 16% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Mesazhi poshte me erdhi sot me e-mail dhe me vuri ne mendime. Lexojeni sepse eshte shume interesant dhe ka per t’ju vene ne mendime ashtu si mua.
A i dinit keto fakte?
Vdekja eshte e sigurte, por Bibla flet per nje vdekje te parakohshme.
Reflekto ne lidhje me keto gjera poshte…
Shume interesante, lexoje deri ne fund…
“Mos u mashtroni; Perendia nuk vihet ne loje;
sepse njeriu do te korre ate qe do te mbjelle”
Ketu jane disa burra dhe gra, te cilet u tallen me Zotin.
Xhon Lenon (kengetar):
Shume vite me pare, gjate nje interviste per Revisten Amerikane (American Magazine), ai tha:
“Krishterimit do t’i vije fundi, ai do te zhduket. Nuk kam nevoje te diskutoj per kete. Jam i sigurte.
Jezusi ishte ok, por ndjekesit e tij ishin shume ordinere, sot ne jemi me te famshem se Ai” (1966)
Lenoni u qellua 6 here me arme, pasi tha se Beatles ishin me te famshem se Jezu Krishti.
Tankredo Neves (President i Brazilit ):
Gjate fushates presidenciale, ai tha se nese do te merrte 500,000 vota nga partia e tij, atehere as vete Zoti nuk mund
ta ndalonte te behej president.
Sigurisht qe ai mori gjithe votat qe duheshin, por u semur nje dite para se te behej president dhe vdiq.
Kazuza (Cazuza- kompozitor, kengetar dhe poet Brazialian, ishte biseksual)
Gjate nje shfaqjeje ne Kanecio te Rio De Zhanerios, ndersa po tymoste cigaren e tij, ai nxori ne ajer nje
shtellunge tymi duke thene: “Zot, kjo ishte per ty”
Kazuza vdiq ne moshen 32 vjecanre nga kanceri i mushkerive, ne nje menyre te tmerrshme.
Personi qe ndertoi anijen e famshme “Titanik”
Pas ndertimit te Titanikut, nje reporter e pyeti ne lidhje me sa i sigurte do te ishte kjo anije.
Me nje ton ironik ai tha :” As Zoti vete nuk mund ta fundose”
Rezultati: Te gjithe e dime se cfare i ndodhi Titanikut.
Merilin Monro (Aktore)
Billi Graham, nje predikues shume i njohur ungjillor, e takoi aktoren ne nje nga shfaqjet e saj. Ai i tha se Shpirti i
Perendise e kishte derguar ate, per t’i folur asaj per Perendine.
Pasi degjoi cfare kishte per t’i thene predikuesi, ajo tha: “NUk me hyn ne pune Jezusi yt”
Nje jave me vone, ajo u gjet e vdekur ne apartamentin e saj.
Bon Skot (Bon Scott) kengetar.
Ish solisti i grupit te famshem AC/DC, ne nje nga kenget e tij te vitit 1979 kendoi:T
“Mos me ndalo; Do te shkoj poshte deri ne fund, poshte ne autstraden qe con ne ferr”
Ne 19 Shkurt 1980, Bon Skot u gjet i vdekur, ekspertiza tregoi se ishte mbytur nga te vjellat e veta.
Kampinas, Viti 2005
Ne Kampinas, Brazil, nje grup miqsh te dehur, shkuan te merrnin me makine nje shoqe te tyre…
E ema e shoqeroi te bijen deri ne makine dhe e shqetesuar nga miqte e saj te dehur i mbajti duart vajzes qe ishte ulur nderkohe
ne makine dhe i tha: ” Bija ime, Zoti qofte me ty dhe te mbrofte”
E bija iu pergjigj: ” Vetem nese Ai (Zoti) hipen ne bagazh te makines, sepse ketu brenda sic e sheh nuk ka me vend”
Disa ore me vone, lajmi erdhi qe keta te rinj ishin aksidentuar dhe te gjithe vdiqen. Makina ishte demtuar aq shume sa te mos
dallohej me se cfare lloji ishte, por per cudi pjesa e bagazhit nuk ishte hic e demtuar. Policet nuk dinin si ta shpjegonin,
pasi sipas tyre ishte e pamundur qe bagazhi te mbetej i paprekur. Dhe per cudi te tyre, brenda ne bagazh ishte nje arke me
veze, dhe asnjera prej tyre nuk ishte thyer.
Kristina Heuit (Christine Hewitt) gazetare xhamajkiane tha se Bibla (fjala e Zotit) ishte libri me i keq i shkruar ndonjehere.
Ne Qershor 2006 ajo u gjet e djegur ne ate menyre qe te mos njihej. In
Shume me shume njerez te tjere te rendesishem kane harruar se asnje emri tjeter nuk i eshte dhene aq shume autoritet sa emrit te Jezusit.
Shume kane vdekur, asnje nuk eshte ringjallur prej tyre, vetem Jezusi vdiq dhe u ringjall perseri.
Po mendoja qe keta njerez e kane sfiduar Zotin publikisht, ato qe ata thane ishin thene para shume njerezve.
Vite me pare nje i afermi im keputi nje sharje shume te rende per Zotin, kur une po bisedoja me te. Ate dite ndersa doli te luante futboll me shoket, demtoi rende kaviljen e kembes dhe mbeti nje jave shtrire ne krevat, pa mundur te levizte. Im ate i tha te mos luante here tjeter me Zotin, ndersa ai dha nje pergjigje me shume per te fshehur friken qe i kishte hyre. Qysh nga ajo dite, ai vazhdimisht ka probleme me ate kembe. Nuk e di pse m’u kujtua kjo sot kur lexova kete artikull.
Nje histori tjeter qe degjova eshte per te afermin e nje mikut tim, i cili, pasi degjoi per Jezusin, i tha mikut tim “Kjo eshte nje perralle’.
Te nesermen djali i tij u perfshi ne nje aksident ku vdiq nje burre dhe per disa vite kjo familje u ngujua sepse ishte ne gjak.
Nuk e di, jane per te menduar. Per te reflektuar sic thote ai qe ka shkruar kete mesazh me lart. Zoti eshte plot meshire, nese do te vepronte gjithmone i nisur nga drejtesia asnje nga ne nuk do te kishte mbetur ne kembe.
Bibla thote “Perendia e tregoi dashurine e tij ndaj nesh ne ate qe Krishti vdiq per ne kur ne ishim ende armiq te Perendise”. Ne po jetojme periudhen e durimit dhe hirit te Perendise, periudhen qe na ka dhene per t’u penduar dhe per t’u kthyer tek ai duke pranuar dhuraten qe ai ka dhene per ne: Jezusin.
Por nje dite te gjithe do te perballemi me Perendine si Gjykates. Ate dite do te jete shume vone te marrim vendime.
Pergjigju ketij komenti