Shperthimet ne Gerdec, Vore
15.03.08-- 14:30-- Jeta ime-- 3 Komente--989 shikimeNje zhurme e cuditshme drodhi dhomen time para dy oreve, ketu ne qender te Tiranes. Nuk e kuptova cfare ishte. Dera e ballkonit dhe dritarja e kuzhines u tunden sikur dikush t’i kishte perplasur. Femijet erdhen te trembur nga dhoma tjeter ku po luanin per te pyetur se cfare ishte.
Nje shperthim ne fshatin Gerdec, afer Vores, qe u ndje aq fort ketu ne Tirane. Shperthimet vazhdojne, pasi eshte nje depo ushtarake municionesh ku po ndodhin.
“Situata eshte shume alarmante” -tha kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha.
Ka shume te plagosur, ka viktima, por ende nuk eshte konfirmuar numri i viktimave. Shume shtepi e biznese te demtuara. Televizioni kombetar Top Channel eshte duke dhene nje rubrike lajmesh eskluzive ne lidhje me ngjarjen dhe pamje nga vendi.
Keto kohe ne disa prej artikujve ne kemi trajtuar brishtesine e jetes, dhe sa e pasigurte eshte ajo. Para nje ore ishim, tani nuk dime nese do te jemi. Ata qe kane vdekur sot, tani nuk jane me.
Ne ju ftojme se pari nese jeni besimtar i krishtere te bashkoheni ne lutje per situaten dhe familjet e perfshira ne kete tragjedi, per te plagosurit, sidomos per ata qe jaen ne gjendje te rende.
Per shperthimet qe do te kontrollohen dhe qe dora e Zotit do te jete me cdo familje.
Por nese jeni duke jetuar pa Zotin, ju lutem bej nje vendim sot!! Jeta po tregon cdo dite qe nuk jemi te sigurte, minuti na ndan nga vdekja.
Popularity: 13% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Me ka mbetur ne mendje, ne mengjesin e 15 Marsit mora nje e-mail nga nje vajze amerikane qe ka qene ne Shqiperi para 11 viteve. Ajo ishte pjese e grupit tone qe sherbente mes studenteve te Universitetit te Shkodres. Qendroi ne Shqiperi per gati 2 vjet dhe ne 15 Mars 1997 u evakua nga Shqiperia bashke me patriotet e saj dhe qytetaret e tjere te huaj, per t’i shpetuar kaosit te Marsit 1997.
Ne e-mailin e saj ajo reflektonte rreth largimit te saj te papritur dhe pamundesise per t’i thene mirupafshim shume nga miqve te saj shqiptare, dhe pamundesise per t’u kthyer ne Shqiperi qysh prej 11 viteve dhe deshires e lutjes se saj qe nje dite Zoti do ta sillte prape ketu.
Me duket kaq e cuditshme qe jane dy ngjarje qe kane ndodhur ne 15 Mars dhe nese ishte rastesisht qe shoqja ime Kajla reflektoi ne mengjesin e 15 Marsit 11 vite me vone dhe te lutej per popullin shqiptar ate mengjes.
Pergjigju ketij komenti
un jam ni djal nga kosava un isha duke pastruar automjetin dhe ndjeva nje dridhje trri te vogla pastaj nj e dridhje me te madhe un mendova po na gjuan serbia po kur dheza telezizorin the lajmet than shperthimi i omonicioonit ne fshatin gerdec u trondita shum tung tung klm
Pergjigju ketij komenti
Zagaret e mbretit Zog, ja hoqen gjilperat topave qe mbronin portin e Durresit.
Italianet na pushtuan, Zogu mori arin dhe u degdis ne kurbet.
Sali Berisha po asgjeson municionet e te gjitha armeve mbrojtese te Shqiperise. I kontrolluar nga dinastia HOXHA.
Shqiperia eshte nje kaos pa qeveri, e infiltruar nga kunder zbulimet e te gjitha shteteve. Cilido qe ka mundesi eshte gati te shese çdo gje shqiptare per dy aspra. Une jam shendoshe e mire ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ju o te mjere çfare do te beni?
PS
Greqia blen tankset e rende leopard 2 nga Gjermania dhe avjonet gjuajtes me moderne F-16. A mendoni ju se do ta mbroni Shqiperine me shkopij dhe gure?
Pergjigju ketij komenti