Kryefaqja » Jeta ime

Personi qe sfidoi vdekjen!

Email kete postim

Veze e kuqeCfare eshte Pashka?

Historia e Pashkes eshte triumfi i historise me madheshtore qe njerezimi ka perjetuar: eshte ringjallja e Jezusit!

Ajo filloi mijera vite me pare me nxjerrjen e popullit te Izraelit nga Egjipti, permes drejtimit te Moisut, te cilin Zoti e zgjodhi. Pashka u shoqerua me nje sere mrekullish, finalja e te cilave ishte ndarja e Detit te Kuq ne dy pjese, ne menyre qe Izraelitet te shpetonin nga ushtria dhe faraoni i Egjiptit, te cilet po i ndiqnin ata.

Qysh atehere Pashka u festua vit pas viti, si nje perkujtim i veprave madheshtore te Perendise dhe shpetimit qe ai siguroi.

Por ajo ishte nje hije e asaj qe do te vinte, asaj qe asnje mendje njerezore nuk mund ta parashikonte: ringjalljen prej se vdekuri.

Jezusi e mundi vdekjen. Ai u ringjall. Keshtu na ka dhene shpresen dhe sigurine e jetes se perjetshme per cdo njeri qe do te besoje ne te, si i vetmi emer qe na eshte dhene per shpetim.

Shikoni dhe reflektoni mbi keto thenie te Jezusit:

“Une jam dera. Kush hyn nepermjet meje do te shpetoje” Gjoni 10:9

“Vjedhesi vjen vetem per te vjedhur, per te vrare dhe per te shkaterruar. Por une erdha qe te kene jete dhe ta kene me bollek” Gjoni 10:10

Jezui i tha: “Une jam ngjallja dhe jeta. Kush beson ne mua do te jetoje, edhe nese vdes. Kushdo qe jeton dhe beson ne mua, nuk do te vdese kurre. A e beson kete?” Gjoni 11:25–26

Ai u tha: “Ju jeni prej ketu poshte, une jam prej se larti. Ju jeni nga kjo bote, une nuk jam nga kjo bote. Prandaj ju thashe se do te vdisni ne mekatet tuaja. Nese nuk besoni se une jam, do te vdisni ne mekatet tuaja” Gjoni 8: 23–24

Une jam buka e jetes. Eterit tuaj hengren manen ne shkretetire dhe vdiqen. Por kjo eshte buka qe zbriti prej qiellit. Kush ha prej saj nuk do te vdese kurre. Une jam buka e gjalle qe zbret prej qiellit. Kush ha nga kjo buke do te jetoje ne amshim.Buka qe do te jap une eshte mishi im, qe e jap per jeten e botes” Gjoni 6: 48–51

Me te vertete po ju them se ai qe degjon fjalet e mia dhe i beson atij qe me ka derguar, ka jeten e amshuar dhe nuk do te gjykohet, pasi ka kaluar tashme nga vdekja ne jete” Gjoni 5; 24

Keto jane disa nga shpalljet e Jezusit, por Bibla permban shume vargje te tjera te cilat perforcojne ate qe Jezusi eshte i vetmi shpetim. Eshte e vetmja rruge per tek Ati, ashtu si edhe ai vete tha:

“Une jam rruga e verteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati vecse nepermjet meje”

A e ke thirrur Jezusin si Zot dhe Shpetimtar? A e ke siguruar shpirtin tend?

Nese jo, thirri atij tani duke shprehur besimin tend permes nje lutjeje te thjeshte. Lutja eshte nje bisede me Perendine. Ai nuk shqetesohet sa bukur i themi fjalet, por per zemren tend. Eshte besimi yne ne Jezusin qe e kenaq Perendine, dhe jo fjalet tona te zgjedhura.

Sot, ti mund te lutesh keshtu:

“Zot Jezus, kam nevoje per ty. Faleminderit qe ti je buka e jetes, qe ke vdekur per mua qe une te jetoj. Faleminderit qe m’i ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e amshuar. Faleminderit qe ti ke premtuar se kush beson ne ty nuk do te gjykohet me kurre sepse ka kaluar nga vdekja ne jete. Zot une besoj ne ty. Eja ne jeten time dhe me bej personin qe Ti ke krijuar tek une. Amen”

Nese tani je lutur keshtu me besim, dije qe Jezusi ka ardhur ne jeten tende. Ti ke marre faljen e mekateve dhe jeten e amshuar, ashtu si ai te ka premtuar. Jo vetem kaq. Ti ke marre nje identitet te ri. Bibla thote se ata qe besuan ne Jezusin, Ai u dha pushtetin te quhen bij te Perendise. Bibla na thote gjithashtu qe ai qe i ka besuar Jezusit ka kaluar nga erresira ne mbreterine e drites; qe e vjetra ka shkuar dhe gjithcka eshte bere e re.

Ti nuk ke nevoje te perpiqesh me forcat e tua te jetosh nje jete qe i pelqen Perendise. Perendia te ka dhene ty Shpirtin e Shenjte, qe te ndihmon qe ti te besh vullnetin e Perendise, te besh ate qe eshte e mire dhe e pelqyer dhe te ecesh ne drite e dashuri, ashtu si Perendia eshte drite dhe dashuri.

Shume njerez keqkuptohen kur mendojne se te besosh ne Jezusin do te thote qe ti thua nje lutje dhe pastaj vazhdon e jeton si me pare duke bere lloj lloj te keqiash. Kjo nuk eshte e vertete! Ata qe besojne ne Jezusin deshmojne se jetet e tyre transformohen. Jeta e tyre mbushet dhe drejtohet nga dashuria, falja, paqja, miresia, butesia e vetekontrolli etj– te gjitha frutet e Shpirtit te Shenjte ne ta. Sepse ashtu sikur nuk e fitojme dot shpetimin me fuqite tona si njerez, ashtu edhe nuk mund te jetojme nje jete te pelqyer per Zotin me fuqite tona si njerez. Prandaj Perendia na ka dhene Shpirtin e Shenjte, qe te te drejtoje dhe fuqizoje. Kjo eshte vepra madheshtore e Perendise ne ty. Urime dhe gezohemi bashke me ty per jeten e re qe ke nisur ne Jezusin!

Mos ngurro te na shkruash per pyetje qe ke, apo nese ke marre nje vendim sot per te besuar ne Jezusin.

Gezuar Pashken!

Popularity: 15% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

2 Komente »

  • admin (author) thote:

    Veza e kuqe simbolizon fillimin e nje jete te re. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Jezusit te derdhur per mekatet tona.

    Pergjigju ketij komenti

  • moke thote:

    TE THEM TE DREJTEN NE LIDHJE ME ARTIKULLIN E MESIPERM NUK KA ARGUMENTE BINDESE QE TE BESOSH NE TO.

    SEPSE KA SHUME GJERA QE NE KETE FE JANE SIMBOLIZIME,EDHE TE SIMBOLIZOSH “ZOTIN” KJO ESHTE E PA KUPTIMTE,POR TE JAPESH ARGUMENTE TE QARTA EDHE TE PRANUESHME LLOGJIKISHT KJO ESHTE E VERTETA E VERTETE.

    UNE DI QE NE BIBEL KA SHUME VENDE KU HASIM KUNDERSHTIME ME NJERA-TJETREN,MADJE KA PASUR DISKUTIME NE MES PRIFTERINJVE VETE KUR JANE PYETUR NGA MUSLIMANE APO TE TJERE PER SHUME GJERA ARGUMENTIMI I PRIFTERINJVE OSE KA QENE I PA BAZE OSE ESHTE SHPREHUR NE MENYRE FILOZOFIKE QE POPULLI TE MOS E KUPTOJE MIRE SITUATEN.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 22 March 2008 ne 11:32 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka