Magdalena – filmi i ri
19.10.08-- 23:23-- Jeta ime, Lajmerime-- 20 Komente--2,286 shikime
Ditet e fundit nje grup aktoresh dhe regjisoresh kane qene duke punuar ne dublimin e filmit me te ri te sponsorizuar nga Instituti Jeta e Re: “Magdalena”. Filmi eshte bere per nje audience femerore duke u fokusuar ne vleren qe grate dhe vajzat kane ne syte e Zotit.
Per te ditur me shume ne lidhje me kete film ju mund te vizitoni webfaqen zyrtare www.filmiMagdalena.com
Gjithashtu nese deshironi te merrni nje kopje te kesaj DVD-je kur kjo e fundit te jete gati ju lutem na shkruani poshte ketij postimi.
Bekime
Popularity: 68% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

ju lutem te me dergoni nje kopje te dvd te filmit magdalen a ehste filmi i pare qe keni bere per grate dhe qfre mendon perendia per ne jetoj jasht jam krishtere dhe kam deshire qe kete dvd ta shiokj ne bashkesin time ne kish ju falenderoje shum zoti ju bekoft
Pergjigju ketij komenti
Nu k e kam shiquare kete dvd ende vetem kjo me gezon pa mase sepse si gra deshirojm gjithnje e me shum te inspirohemi nga perendia i lartmadherishem
Pergjigju ketij komenti
@ sevdije_45@hotmail.com:
Sevdije, filmi “Magdalena” do filloje te shfaqet ne kinemate e Shqiperise dhe Kosoves per Krishtlindje. Nderkohe ti si e krishtere mund te lutesh qe Zoti do e perdore kete film per te treguar dashurine e Tij te madhe dhe vleren qe ai i jep jo vetem per grave por te gjithe njerezve.
Pergjigju ketij komenti
Eshte filmi me i mire qe kam pare deri tani. Mezash i bukur dhe shume i qarte per dashurine e Perendise ndaj grave.
Pergjigju ketij komenti
Mendoj se eshte bere nje pune e mire lidhur me kete film.
Shpresoj qe do te mirepritet dhe do kete mundesi te ndikoj ne jetendryshime.
UjkuPlak
Pergjigju ketij komenti
ju lutem me dergoni edhe filmin e MAGDALENES nese keni mundesi.
Pergjigju ketij komenti
Sapo lexova nje artikull interesant per dhunen e grave vetem ne rrethin e Elbasanit. (Lexojeniu me poshte).
Shpresoj qe ky film do ndihmoje ne uljen e ketyre statistikave.
Shifra alarmante për dhunën në Elbasan. Dy të dhunuara në ditë, për vitin 2007. Prokurorët: Gratë tërheqin denoncimet
ELBASAN-Një grup grash dhe vajzash kanë tentuar të ndryshojnë traditën e krijuar prej vitesh në Shqipëri për 8 mars, duke protestuar, në vend që të bashkohen në festë si shumica e femrave shqiptare në këtë ditë. Rebelimi këtë radhë vjen nga Elbasani, si një shembull për të gjitha gratë, në një ditë që më shumë se kurrë duhet të tërheqin vëmendjen dhe të deklarohen se edhe ato janë. Dhunë në rritje, fizike, psikologjike dhe vetëvrasje nxitur nga presioni i një jete të vuajtur, ka qenë lajtmotivi i protestës së zhvilluar dje, ku janë raportuar të dhëna alarmante për dhunën. Çdo ditë, dy gra të dhunuara raportohen nga qendrat e grave. Mes tyre, shumë viktima të presionit dhe dhunës.
Protesta e organizuar nga Forumi i Gruas dhe Shoqata për Mbrojtjen dhe Këshillimin e Grave në Elbasan është zhvilluar para prefekturës. Gjatë protestës që ka zgjatur rreth 30 minuta janë mbajtur edhe postera dhe parulla mbi dhunën dhe sensibilizimin për të luftuar këtë fenomen në rritje. Parullat “Për të thyer heshtjen duhet të luftojmë së bashku burra e gra”; “Dhuna kundër gruas në familje nuk është turpi i saj”, kishin si qëllim zgjimin e grave të dhunuara, thirrjen e tyre për të kundërshtuar dhunën dhe denoncimin e dhunës në organet e drejtësisë. Kryetarja e Forumit të Gruas në Elbasan, Shpresa Banja, i është drejtuar në këtë protestë grave dhe vajzave të dhunuara dhe të skllavëruara, duke kërkuar pjesëmarrjen dhe vetëvendosjen e tyre në vendimet për jetën dhe denoncimin e dhunës. Banja theksoi faktin se në këtë shoqëri ka akoma femra që diskriminohen, por ka edhe gra që nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj feste dhe festojnë në ditën e vetme, ku edhe mund të jenë të lira.
Ditën e djeshme janë bërë publike shifrat e dhunës dhe të vetëvrasjeve që kanë ndërmarrë gratë të ndikuara nga dhuna gjatë vitit të kaluar. Duke iu referuar statistikave, gjatë vitit 2007 janë regjistruar 659 raste të dhunës fizike dhe psikologjike për qarkun e Elbasanit. Edhe pse tashmë ka hyrë në fuqi ligji kundër Dhunës në Familje, rastet janë shtuar dhe pasojat e dhunës kanë sjellë edhe vetëvrasje. Vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar 12 raste të femrave që kanë tentuar t’i japin fund jetës. “Gjatë këtyre dy muajve një femër ka gjetur vdekjen e vetëhelmuar dhe shkaku mbetet dhuna fizike e psikologjike nga bashkëshortët”,-u deklarua dje. Por shumë raste kalojnë të pa denoncuara nga ngurrimi i grave, të cilat vendosin të durojnë dhunën nga frika se mos humbin familjen, apo bashkëshorti i tyre hakmerret.
Elbasani është cilësuar si një nga rrethet ku dhuna ndaj grave në familje është më e madhe për shkak edhe të nivelit ekonomik të familjeve. Edhe denoncimet për sa i përket dhunës në familje, sipas specialistëve në qendrat rehabilituese janë të pakta. Sipas prokurorëve shpesh gratë tërheqin denoncimet, edhe pse provatpër dhunën e ushtruar ndaj tyre janë të shumta. Nisur nga efektet e dhunës Drejtoria e Policisë në Elbasan ka ngritur një strukturë të veçantë për trajtimin e konfliktevenë familje si dhe të rasteve të dhunës në familje. Gjatë kësaj periudhe janë proceduar të gjitha rastet e dhunës sidomos ndaj grave dhe janë parë me përparësi edhe denoncimet nga të miturit.
Pergjigju ketij komenti
nuk e di se si mund te jete ky film por besoj se do te jete sh inkurajues… keshtu qe nese keni mundesi kur te dale DVD me dergoni nje kopje…
Pergjigju ketij komenti
si jeni
Pergjigju ketij komenti
admin Reply:
December 22nd, 2008 at 14:54
Ximi ne mire jemi po ju? Ne fakt ky nuk eshte vendi per te pershendetur njeri tjetrin keshtu qe te lutem here tjeter na shkruaj tek faqja: “Na kontaktoni”
Bekime
Pergjigju ketij komenti
pershendetje ju lutem nese kini mundesi mema dergu nji kopje te filmit magdalena dvd kisha pas deshir ta kam.
Pergjigju ketij komenti
ua te them te drejten me pelqen shum ky filmi sepse a kam pare deri nga gjysma dhe jo me shum dhe kisha shum deshir qe ta shihja deri ne fund ju lutem nese behet e mundur qe te kem nje kopje ne dvd do te ishte nje kenaqesi shum e madhe flm. per mirkuptimin
BELIME TE GJITHVEEEEEEEEEE …………..
Pergjigju ketij komenti
UjkuPlak Reply:
May 20th, 2009 at 12:35
BENARDI,
Me vjen mire qe te ka pelqyer filmi.
Personalisht e kam pare vetem ne disa pjese por jo nga fillimi ne fund.
Shume shpejt do te shfaqet edhe ne Prishtine.
Une nuk e di se nga je, por nese jeton ne keto ane, fe i mireseardhur, dhe besoj se do marresh edhe nje kopja te filmit.
Kalofsh mire,
UjkuPlak
Pergjigju ketij komenti
meqe me pyetet se nga jeni une jam nga qyteti i fush -arrezit por studioj ne shokder jam ne vitin e pare dega informatik
flm. per mirkuptimin …………
Pergjigju ketij komenti
UjkuPlak Reply:
May 21st, 2009 at 13:31
Para nje jave kam pire nje kafe ne Fush-Arrez.
Trotuaret dhe rruget ne qytet qe po rregullonit, me dhane shprese se aty do kete jete me te mire.
Dikur kam jetuar ne Shkoder. E njhohe cep me cep. Leksionet i mbani akoma te Ekonomiku?
Kemi shoke ne Shkoder dhe besoj se mund te te ndihmojm me filmin.
Jep ca informacion personal tek menya “Na kontaktoni”, dhe cdo gje do rregullohet.
Suksese ne mesime dhe te fala Shkodres.
Po pres qershorin per ti bere nje vizite.
UjkuPlak
Pergjigju ketij komenti
jam nga Kosova dhe deshiroj shum qe kete filem ta kem dhe ta shikoj me gjithe familjen tim edhe une jam Krishter i besoj plotesisht ZOTIT JEZUS shum qe na shpetoi i qofte lavdi ne shek te shekullit Amen pra edhe du ta shikoj nese keni mundesi me ma dergu ketu ne Kososva ish kan shum Bekime per mua ok nuk dua shum tju shqetesoj veq nese keni mundesi pra ZOTIT JEZUS JU BEKOFT shum juve qe punoni veq per ZOTIT TON Amen ………..
Pergjigju ketij komenti
UjkuPlak Reply:
May 22nd, 2009 at 11:37
Pershendetje desaaaaaaaaaaaa
Me vjen mire qe ke deshire ta shohesh filmin Magdalena.
Filmi Magdalena do te shfaqet ne kinema ABC ne Prishtine me dare 30.05.2009 Pra te shtunen e ardheshme.
Ora 18:00
Kurse per ta pasur personalisht kete film, akoma nuk eshte e mundur. Ne kete rast dua ti kerkoj falje edhe benari, por filmi momentalisht eshte duke u dhene si premier, dhe nuk ka filluar te behet kopje dhe te shperndahet permes DVD-ve.
Miresevini me date 30 maj ne ora 18:00 ne ABC.
Shume bekime,
UjuPlak
Pergjigju ketij komenti
admin Reply:
May 22nd, 2009 at 11:38
Desa,
kete jave qe vjen do te jete premiera e filmit “Magdalena; e cliruar nga turpi” ne Prishtine. Me vone do te publikojme diten dhe oren. Filmi do te jete me ftesa. Gjithashtu DVD-te do te jene te disponueshme vetem pas premieres, por jo me pare.
bekime
Pergjigju ketij komenti
tung nga tina jam nga gjakova jam e krishtere dhe ponoj me gra te kisha aop(bashkesija)FITORJA kam degju per Filmin e magdalenes kisha pas deshir ta kem nje kopje te kesaj CD,s dhe ta shikojm bashk me grat tjera te kishes sime Nese osht e mundeshme ta kem ju lutem ok flm Zoti ju btkoft TUNG TUNG
Pergjigju ketij komenti
tung ju pershendes te gjithve ju deshiroj gjod te mir ne jettttt klm
Pergjigju ketij komenti