A MUND TE DUASH KAQ SHUME??
4.12.08-- 21:02-- Jeta ime-- 13 Komente--1,262 shikime
Sapo lexova nje tregim perkthyer nga D.Shegani dhe po mendoja a quhet kjo dashuri? Por per te perfshire me shume njerez ne kete diskutim po e publikoj ne kete webfaqe me shprese qe do marr mendimet e juaja.
Ja historia:
Per here te pare jane perballur ne nje stacion autobuzi.. ai vazhdonte mjekesi, ajo arkitekture. Mbas perballjes se pare, per tu takuar edhe njehere edhe njehere edhe njehere tjeter, hipen cdo dite ne te njejten ore ne te njejtin autobuz. Ishin te rinj, shume te rinj. Te dy nuk banonin ne lagjen ku i hipnin autobuzit. Djali kishte hipur ne autobuz ate mengjes sepse kishte qene tek nje shoku vet, vajza tek e motra. Mbas nje peridhe e pranuan se te dy ngriheshin heret ne mengjes, dilnin nga shtepia dhe shkonin ne anen tjeter te qytetit vetem per te hipur ne autobuzin ku perballeshin.
Kur mbaruan shkollen u martuan menjehere. Ishin te lumtur, shume te lumtur. Ndonjeher mbeteshin pa leke, ndonjehere pa pune, por aq shume ishin lidhur me njeri tjetrin saqe edhe kjo nuk u interesonte. Ishin njesoj te lumtur, si kur mbeteshin pa leke ne fund te muajit, edhe kur u bene nje doktor dhe nje arkitekte te njohur. Nuk ishin nga ato dashuri te cilat mbarojne me kohen apo kur kane pak ose shume leke ne llogarite bankare. Kalonin ditet, kalonin vitet por dashuria e tyre vazhdonte te rritej. E vetmja mangesi ishte se nuk kishin nje femije. Mbas nje kurimi te gjate perseri nuk arrinin te kishin femije, por menduan se ‘do te ishte egoizem qe te prisnin qe gjithe lumturite te ishin te tyre’ ndaj e vazhduan normalisht jeten e tyre. Ne vend te femijes ata rritnin dashurine e tyre.
‘une do te vdisja per ty’ thoshte gruaja duke e perqafuar forte burrin, kurse burri i thoshte gjithmone:
‘jo, une do te vdisja per ty’.
Ndonjehere kur vinte ne shtepi gruaja gjente nje shenim mbi pasqyre, ‘e vetmja ime, shiko mbi raftin e librave’… tek rafti i librave shikonte nje shenim tjeter, ‘shiko mbi tavolinen ne guzhine dhe mos harro se te dua shume’. Gruaja vazhdonte te shkonte nga tavolina ne guzhine, tek dollapi ne dhome duke lexuar shenime te mbushura plot me dashuri, dhe shpesh gjente nje tufe me lule, apo cokollatat qe i pelqenin me shume, ose dhurata te shtrenjta. Por sidoqofte nuk kishte rendesi dhurata qe merrte….
Sado shpejte qe kalonin vitet e jetes, sado pune te kishin, ata gjenin gjithmone kohe per njeri tjetrin, por perseri kur arriten mbi moshen 40 vjec, vendosen qe te punonin me pake.
Burri e la punen ne spital dhe filloi te merrte vetem paciente ne kliniken e tij. Gruaja e mbylli zyren e arkitektures dhe filloi te merrte vetem projekte te vecanta. Tani kishin me shume kohe per njeri tjetrin. Nje dite duke shetitur ne breg te detit, gruaja pa nje shtepi te rrenuar, me tabelen ‘shitet’. ‘si thua e blejme’ i thote burrit. ‘e prishim kete dhe ndertojme nje shtepi fantastike, e kam menduar gjithe projektin. Bejme nje verande te madhe ku mund te hame mengjesin bashke me pulebardhat’. ‘te duash ti dicka une nuk mund te te them jo’ i pergjigjet burri.
‘sapo te kthehem nga kongresi i mjekesise ne Amerike do ta blejme shtepine, sado qe te kushtoje, kete mund ta quajme te tonen tashme’.
Do te rrinin vetem nje jave larg njeri tjetrit, por per ta edhe kjo ishte shume. Cdo dite, cdo ore folen ne telefon. U perqafuan duke qare ne aeroport. Por mbas disa ditesh vuri re qe i shoqi kishte nje sjellje paksa ndryshe. Nuk ishte me i lumtur si me pare, nuk donte te fliste. Per ta gezuar ate i kujtoi shtepine ne breg te detit dhe i dha projektin qe kishte bere, por u perball me nje pergjigje qe nuk e priste: ‘shpirt, ajo shtepi eshte shume e shtrenjte per ne. Ti ben me mire ta harrosh ate shtepi.’
Merzitja eshte me e veshtire per njerez te cilet jane mesuar te jene perhere te lumtur. Gruas nuk i pelqeu aspak ky ‘mik’ i papritur. Iu lut qe tia thoshte cfare halli kishte ‘ti e di qe do te vdisja per ty, te lutem ma thuaj’ por ishte e kote. Burri qe donte prej vitesh sikur kishte nderruar vend me nje njeri pa ndjenja dhe pa dashuri. Kur perpiqej ti afrohej atij, ishte si te perplasej me muret prej betoni, dhe ne cdo perplasje i dhimbte me shume shpirti.
Nje dite duke i treguar per problemet e veta nje shoqeje me te cilen kishte kaluar femijerine, rinine dhe gjithe jeten, ajo e nderpret dhe i thote ‘nuk duroj dot me, me duhet te ta them. Ai tokohet me nje grua te re, dhe ha dreken cdo dite ne nje restorant perballe vendit ku punoj une. Pastaj te perqafuar largohen qe aty.’
‘pusho pusho, nuk dua te te degjoj me’ i bertiti gruaja. Dhe e fajesoi miken e vjeter se e kishte zili ate.
Diten tjeter u ul ne nje cep te atij restoranti dhe atehere e kuptoi se perrallat ishin vetem perralla. Dhe e njohu menjehere doktoreshen e re te femijeve qe punonte ne spitalin ku kishte punuar me pare i shoqi. Dhe e pa se si e perqafonte burri i saj ate grua qe shpesh e kishin ftuar edhe ne shtepine e tyre. Dhe sapo i erdhi i shoqi ne darke, here duke bertitur, here duke e perqafuar, here duke e goditur i thoshte cdo gje ne fytyre. Burri nuk e mohoi. Tha se ndjenjat mund te ndryshojne, se kur jane mbas te dyzetave kerkojne dicka tjeter, dhe duke mermeritur neper dhembe i morri plackat e tij dhe iku. Kur doli nga dera i tha ‘dua te te perqafoj edhe nje here ty’ por gruaja i bertiti gjithe inat ‘ik’.
U ndane qe ne gjyqin e pare. Asnje nuk e besoi qe nje histori dashurie moderne mund te perfundonte keshtu. Gruaja u mundua te ishte e forte me ndihmen e miqve te saj. Mesoi se burri se bashku me te dashuren ishin larguar per ne Amerike qe te jetonin atje. Ndonjehere kur ishte vetem e ndjente qe edonte akoma tae, dhe fillonte te qante, dhe lutej qe urrejtja te zinte vendin e dashurise.
Kaloi nje vit. Edhe pse thuhet se koha eshte ilaci i gjithckaje, kjo nuk i zgjidhi pune gruas. Nje mengjes u zgjua nga zilja e deres qe binte pa pushim. Kur e hapi deren pa perballe ate grua. ‘me cilen fytyre mund te vish ti ketu’ i tha. Gruaja e re i thote ‘ju lutem me lini te hyj, duhet te flasim patjeter’. U ul ne divan dhe filloi ti fliste me nje ze te ulet.
‘asnje gje nuk eshte ashtu si duket. Me vjen keq por ai vdiq para nje ore. Vitin e kaluar kur ishte ne Amerike e mesoi se ishte i semure dhe se i kishte ngelur vetem nje vit jete. E dinte se ti nuk do te duroje dot, dhe si thoshe gjithmone do te doje te vdisje me te. Per te te larguar nga vetja me kerkoi qe te dukeshim sikur ishim te dashur. Nuk e lajmeroi as familjen e tij. Perhapi genjeshtren se ishim te dy ne Amerike. Por ne te vertete morri nje shtepi me qera perballe stacionit te autobuzit ku jeni takuar per here te pare. Po kurohej dhe mendonte se do tia dilte mbane, por nuk ia doli. Naten ishte renduar, kujdestarja e tij me telefonoi dhe une arrita momentin e fundit. Deshi qe te te jepja kete kuti.’ Gruaja e dinte se nuk do ti mbante dot lotet. Donte te vdiste menjehere, aty ku ishte. Ne letren e pare shkruante, ‘te lutem lexoi letrat me rradhe, e vetmja ime’. Dhe ajo i lexoi me rradhe, ‘te desha shume ty’, ‘nuk hoqa dore kurre se te dashuri ty’, ‘me thoshe gjithmone se do te vdisje per mua, dhe e dija se thoshe te verteten’, ‘por une nuk desha qe te vdisje per mua’, ‘tani dua qe te me premtosh’, ‘do te jetosh per mua, dakort’. Kur e mori letren e fundit ne dore, gruaja pa se ne kuti ndodhej nje celes dhe ne leter shkruhej: ‘ Shtepine tone ne breg te detit e kam bere sipas projektit qe bere ti. Kur ti te jesh duke ngrene mengjesin me pulebardhat ne verande, une do te jem duke te te pare….’
Popularity: 33% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

…e vecante,prekese,e bukur,
teper e bukur per te qene e vertete…
(dhe me vjen keq per realitetin)
Pergjigju ketij komenti
une do ta kisha titulluar “Mos duaj kaq pak, mos duaj kaq keq” sepse kjo eshte shija qe me le ky tregim. Nuk eshte “te duash kaq shume” qe te zgjedhesh te largosh gruan tende duke trilluar nje lidhje jashtemartesore. Demi emocional dhe shpirteror qe ai i ka shkaktuar eshte shume me i madh dhe i rende se sa po te kalonin bashke neper semundjen dhe vdekjen e tij. Keto lloj skenaresh per mua jane jo vetem shtremberim i dashurise se vertete, por jane edhe shume te demshme per modelin qe japin. I kurseke gruas, te dashures, dhimbjen se do te te humbase per shkak te semundjes tende, dhe e ngarkon me nje plage akoma me te thelle, ate te tradhetise, braktisjes, refuzimit duke trilluar gjera te paqena. Mua kjo me revolton dhe jo vetem qe nuk me duket e bukur, dhe e vecante, por me duket budallallek i madh. A nuk do te kishte qene me bukur qe ata te jetonin bashke ate vit te fundit, duke ndertuar bashke dhe duke shijuar momentet e fundit tek shtepia e enderrave? Nje ilustrim shume i bukur i nje dashurie te vecante eshte tek filmi “Beautiful mind”.
Pergjigju ketij komenti
Pershendetje te gjitheve!
Nuk mu duke e drejte komenti yte,vella Kalimtari!
Dashuria e VERTET e rishfaqe veten me vepra…
ashtu sic shume mire e dime me Zotin Tone JEZUS,per vepren e Tij ne KRYQE…AMEN.
Ajo qe doja te thoja eshte qe,si kjo dashuri eshte e veshtire te gjindet e ditet e sotme…!
Per mua ka shume kuptim kjo histori,ndaj eshte me te vertet prekse,dhe shume e forte per ta kutuar plotesisht gjendja jone shpirterore kuptimin e vertet te saj!!!
Me respekte GEZIMI (Itali)
Pergjigju ketij komenti
vella Gezim, pershendetje:)
Zoti yne Jezus e shfaqi dashurine ne vepra dhe ne te vertete. KJo dashuri ketu ne kete trillim (shpresoj te mos kete ndodhur me te vertete) nuk eshte per t’u marre shembull.
Nje burre i vertete qe do me te vertete nuk do te shkaktoje tek gruaja e tij nje ankth te atille, si ai i te shoqeruarit me nje tjeter ne menyre qe ta largonte ate prej vetes, qe ajo te mos vuante vdekjen e tij. Keto per mendimin tim jane marrezira. Une kam lexuar shume histori te verteta te grave qe i kane tradhetuar burrat, dhe ndoshta do te te mjaftonte te lexoje ndonje prej tyre per te kuptuar se cfare ka kaluar kjo grua per nje vit qe burri i vet nga dashuria i paska bere kete nder te madh, duke u shtirur se gjoja kishte nje tjeter!! Te lutem, vetem ta coj neper mend, me revolton tej mase.
Kjo nuk me prek aspak, vetem me revolton!
Pergjigju ketij komenti
A.R Reply:
July 17th, 2010 at 11:43
pershendetje!
e respektoj mendimin tuaj po nuk jam dakort me te. une mendoj se per burrin do te kishte qene me e lehte te vdiste me te dashuren e tij te jetes prane, do te kish qene me e lehte per te perballuar semundjen e tij duke e ndare me gruan e tij. ai e dinte qe dashuria e tyre qe aq e madhe sa gruaj do vuante me shume se burri i saj dhe prandaj ai vendosi ta largonte ate, nuk mendoj se dhimbja na tradhetia eshte me e madhe se dhimbja e vdekjes se nje njeriu te dashur. une mendoj see nqs do ta dinte gruaj do te vriste veten ose do te binte ne deshperim, ndersa keshtu ajo do te jetonte edhe pse e lenduar, sepse kjo kishte qene deshira e fundit e tij….
Pergjigju ketij komenti
Pershendetje.
(vella o moter)kalimtari,aspak nuk dua ta krahasoj vepren e dashurin e JEZUSIT me kete histori,sepse vepra e Krishtit eshte hyjnore dhe e pakrahasueshme me asnje histori qe nga krijimi i botes,ndaj do te quhesha i marre ta beja nje gje te tille!
Ajo qe doja te thoja lidhur me Jezusin eshte, qe dashuria jep jeten e vet qe dikush tjeter te jetoj,me nje fjale Ai zgjodhi te vdiste(ne ate lloj menyre) qe Ajo te jetonte,sepse Ai e dinte qe Ajo do jepte dhe jeten e Saje atij njeriu..!
Mgjth une te falenderoj qe me shkruajte,dhe nuk jam aspak kunder asaj qe TI mendon.
Per ne ka rendesi vetem nje gje, JEZUSI SKA NDERMEND TE NDERROJ MENDIM,AI VAZHDON TE MBRETEROJ NE FRONIN E ATIT,PER TY PER MUA E PER TE GJITHE BOTEN.AMEN
Me respekte (vella o moter) Kalimtari te pershendes me Hirin e miresin e Zotit tone Jezus.
Pergjigju ketij komenti
pershendetje vella:)
ndoshta une jam shprehur shume fort per kete tregim. Kjo eshte per faktin se e shohim historine nga kendveshtrime te ndryshme. Jam dakort me ate qe thua ne lidhje me parimin e dhenies se vetvetes- ai te largohej qe ajo te jetonte. Megjithate, per mua akti i tij i dashurise, i te dhenurit te vetvetes, eshte nje padrejtesi qe i ka bere gruas se tij.
Ai ka menduar se keshtu do ta ndihmonte ate me shume, kurse une nga kendveshtrimi i nje gruaje mendoj se ai e ka demtuar ate shume me teper ne ate vit qe ajo ka vuajtur “tradhetine” e tij.
Prandaj nuk me pelqen dhe me shkakton revolte perbrenda se sa simpati.
bekime vella.
Pergjigju ketij komenti
Ngjarje të tlla gjenden me shumicë në romanet rozë (sentimentalë), shpesh të triluara e rrallëherë të vërteta. Dashuria është më shumë se një lojë fëmijësh si gjetja e mesazheve post-it. Realizimi i ëndrrave materiale nuk është thelbi idashurisë apo i emocionit, është thjesht materializëm e mund të realizohet nga kushdo që ka kapacitetin financiar. Ç’ngjyrë do të kishtenjë tegim itllë në një fshat të Chad-it, ku rstorantet, shtëpitë apo telefoni janë objekte luksi, e një familje mund të ndihet mirë kur ka mundësinë për të mbijetuar?
Pergjigju ketij komenti
A.R Reply:
July 17th, 2010 at 11:44
ne tregim thuhet eq ata sqene gjithmone te pasur…
Pergjigju ketij komenti
zoti igjithfuqishem na ndimon
ju lutem qe te me ndihmoni qe burri im qe te jet me jezusin zotin ton mos me harroni
ju ruajt zoti kudo qe jeni
Pergjigju ketij komenti
me te vertete renqethese por nje dashuri e tille me duket si ne peralle rallehere mund te ndodh dicka e tille ne jeten e sotme eshte dicka e pabesueshme
vertet me preku emocjonalisht ky tregim kisha dashur qe te gjithe te dashurojne ne kete menyrepor jo tragjikisht si ky tregim
Pergjigju ketij komenti
sdiiii veq shum me pelqej qeky tregim..po sbesoj q ka ksi ndodhi mo..
Pergjigju ketij komenti
shpresoj kjo tmos jet e vertet
kjo esht nje dashuri shum e rrall.
por thuhet qdo fillim ka dhe fundin e vet te bukur
apo jo te bukur kjo esht jeta
kurse jeta ndryshe quhet genjeshter e vertet
flm shum stafit per ket ngjarje
Pergjigju ketij komenti