Per ke rane kembanat?
6.12.08-- 11:29-- Jeta ime-- Nje koment--343 shikime
Disa te shtena armesh rresht me zgjuan sot heret ne mengjes. Me shqetesuan dhe me struken. Vajza ime e vogel, qe sapo i kishte dale gjumi, me pyet:
-Mami a jane fishekzjarre?
-Jo- i them une- jane arme- dhe e shtrengoj fort nga ideja se ajo mund te kete frike.
Te shtenat vazhduan edhe per pak, pastaj degjoj nje zhurme makine qe me jep pershtypjen se po iken me te shpejte dhe ne mendjen time ngrihet nje skenar policesk.
Gjumi me eshte prishur. Mendoj se kujt i ka trokitur morti kete mengjes. Kurse ime bije me shkund nga mendimet me nje pyetje qe me ze mat.
-Mami, cfare eshte arma?
Cfare eshte arma? Si t’ia shpjegoj time bije se cfare eshte arma. Kush i mban armet, dhe pse i mbajme? Cdo te thote te vrasesh? Po si t’ia shpjegoj pse nuk duhet te vrasim dike? Apo me mire te fillojme nga pse nuk duhet te mbajme arme?
Po si t’ia shpjegoj vdekjen? Cfare eshte vdekja? Cfare ndodh me ne? Pse vdesim? A duhet te qajme apo te gezohemi kur vdesim? Disa do te gezohen madje perjetesisht kur te vdesin dhe per keta te afermit e tyre do te gjejne nje ngushellim hyjnor qe u buron nga brenda. Disa do te vuajne perjetesisht dhe do te duan te kthehen prapa ne jete, per te pranuar ate lajm te shpetimit qe e injoruan sa here qe degjuan per te. Te afermit e tyre do ta kene veshtire te ngushellohen, te pranojne realitetin e vdekjes.
Po si t’ia shpjegoj vajzes time?
Tani edhe kuptoj pse ajo mendoi se ishin fishekzjarre dhe pse ne te kote e kisha shtrenguar se mos ajo kishte frike. Si te kishte frike kur nuk dinte cfare ishin armet?
Im shoq me thote:
-me siguri kane vrare ndonje qen rrugesh.
E ndoshta, ndoshta kane vrare ndonje qen rrugesh. Ose ndoshta per dike sot ra kambana e vdekjes. Po per mua, per ty? Dikur do te bjere. A je siguruar se ku do te shkosh?
Jezusi tha : “Une jam rruga e verteta dhe jeta, askush nuk shkon tek Ati vecse nepermjet meje” Gjoni 10:10
Ai gjithashtu tha: “Une jam ringjallja dhe jeta, kush beson ne mua nuk do te vdese kurre”
Ai tha edhe :” kush beson ne mua nuk vjen ne gjyq, por ka kaluar nga vdekja ne jete”.
Gjithashtu Bibla na thote se te gjithe mekatuan dhe humben madheshtine qe Perendia u dha. Bibla thote te gjithe, une, ti jemi aty. Edhe nese bejme nje jete te qete e morale dhe “nuk i biem me qafe” dikujt, prape Bibla na thote se kemi mekatuar. “Kush i afrohet Perendise pa besim, ben mekat” thote Bibla. Apo “Kush di te beje te miren dhe nuk e ben, ben mekat” Gjithashtu na thuhet “mos lakmo as shtepine, as gruan, as pronen, dhe asgje tjeter te komshiut tend” Kur mendoj vetem per keto tre standarte nga Bibla, them se kush nga ne do te guxonte te thoshte para Perendise se nuk ka deshtuar asnjehere te vetme ne nje nga keto. Te pakten njehere ne jete mund te kesh thene :”ah ca shtepie qe ka ky” apo “ah sikur ta kisha makinen e tij”. E pra, Bibla thote se ti ke shkelur kete ligj qe thote “mos lakmo” i cili eshte nder 10 Urdherimet kryesore.
Cila eshte zgjidhja? Jezusi eshte zgjighja per mekatin e cdokujt. Ai eshte Qengji i Kurbanit.
Sot mund ta pranosh Jezusin permes nje lutjeje te thjeshte. Duke i thene thjesht:
“Zot Jezus pendohem per mekatet e mia, dhe pranoj dhuraten e shpetimit permes vdekjes dhe ringjalljes tende. Eja ne jeten time, me bej personin per te cilin me ke krijuar. Amen”
Ki parasysh, nuk eshte lutja qe na shpeton, por eshte besimi yne i sinqerte tek Perendia dhe rruga qe ka siguruar permes Jezusit. Ky besim shprehet permes lutjes ne fjale.Nese e ke pranuar Jezusin tani me besim, Bibla thote qe te jesh i sigurte qe ke kaluar nga vdekja ne jete. Jo vetem kaq, por Bibla na premton duke na thene:
“por te gjithe atyre qe e pranuan dhe i besuan, ai u dha te drejten te quhen bij te Perendise”
Ky je ti tani.
Nese ende nuk je i sigurte dhe ke pyetje per si shpetohet nje person, mos ngurro te na shkruash.
Zoti ju bekofte!
Popularity: 48% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

pershendetje
ne momentin qe i pash mesazhet tuaja isha duke i folur burrit tim per Jezusin dhe kur ipash keto letra me nje mesazh te mrekullueshem fillova t,ja lexoj burrit tim Besimit.
me te vertet me emocjonuan shume dhe kerkoj ne emer te JEZUS KLRISHTIT QE EDHE BURRI IM TE SHPETOHET PERMES KETIJ MESAZHI KAQ TE BUKUR.
Une po bej perpjekje qe ai te shpetohet nga veteZOTI si mua dhe femijet qe mi ka shpetuar poR DUA QE EDHE BURRI IM TA NDJEJ SA MA SHPEJT FRYMEN E SHENJTE DHE TTA PRANOJ JEZUSIN NE ZEMER.AMEN
ZOTI JU BEKOFTE
MESAZHET E JUAJA KAN EFEKT ,PRANDAJ JU LUTEM ME DERGONI Q,DO MESAZH TE RI QE KENI .
Pergjigju ketij komenti