Me shume se profet
9.12.08-- 14:26-- Kush është Jezusi?-- 6 Komente--604 shikime
Shume njerez sot nuk kane problem ta pranojne Jezusin si nje profet.
Domethene ata bien dakort qe ai u dergua nga Perendia. Ai foli gjera per te ardhmen, gjera qe kishin te benin me ne dhe Perendine.
Ata pranojne se ai beri shume mrekulli.
Jezusi u lind si asnje nga profetet e tjere. Ai u lind nga nje e virgjer. Askush para tij dhe askush pas tij nuk u ngjiz ashtu sic ai u ngjiz, nga Fryma e Shenjte. Bibla dhe Kurani pranojne qe Jezusi ishte i shenjte. I shenjte do te thote pa gjynah. Natyrshem pyes se per ke tjeter ne historine e njerezimit eshte thene se ishte pa gjynah. Nuk mbaj mend qe Kurani te thote dicka te tille per Muhamedin.
Jezusi pati fuqi mbi natyren. Ndali stuhine, eci mbi uje.
Ushqeu 5000 njerez me 5 buke e dy peshq.
Ktheu ujin ne vere ne dasmen ne Kane.
Sheroi te gjitha llojet e semundjeve.
Deboi frymerat e liga.
Ungjijte flasin per tri raste ku Jezusi i kthen jeten nje te vdekuri- djali i vetem i se vese, vajza e kapitenit romak, dhe Lazari, vellai i Martes dhe Marise.
Jezusi i ktheu shikimin te verberve qe nga lindja.
I ktheu degjimin dhe te folurin shurdhememeceve.
Beri qe te ece nje i cale nga lindja dhe i paralizuari te ngrihet prej vigut e te kerceje.
Jezusi paratha shume gjera qe do te ndodhnin ne te ardhmen, te cilat u plotesuan.
Ai tha se tempulli madheshtor ne Jeruzalem do te shkaterrohej dhe nuk do te mbetej mbi te gur mbi gur. Ne vitet 70 pas Krishtit, Romaket pushtuan Jeruzalemin dhe shkaterruan dhe dogjen tempullin, aq sa me te vertete nuk mbeti gur mbi gur.
Ai foli per vdekjen e tij dhe menyren si do te vdiste, si dhe per ringjalljen e tij pas tri ditesh. Ai paratha se kush do ta tradhetonte mes ndjekesve te tij te ngushte.
Jezusi vete shume here tha gjera per veten e vete te cilat nuk linin shteg te mendoje per te thjesht per nje profet. Ai shpalli se ishte Zoti i misheruar.
Ne fund Jezusi e provoi kete duke u ringjallur.
Nuk e di per ju, por une kur lexoj keto gjera e te tjera qe Ungjijte na tregojne ne lidhje me jeten e Jezusit, mendoj se vetem nje i marre mund ta pranoje Jezusin thjesht per nje profet. Jezusi ose ishte ai per te cilin tha se ishte, por nuk mund te ishte thjesht nje profet.
Popularity: 43% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Pershendetje te gjitheve.
Si mund ta quaj vec nje profet,Jezusin!
Ai eshte eroi im,
eshte ZOTI im,
eshte Shpetimtari im,
eshte Forca e jetes time,
eshte kuptimi i kesaj jete,
eshte Mbreti qe brenda meje jeton,
eshte Dashuria qe kurre nuk krahasohet me gje
tjeter ne kete bote,
Ai eshte Bariu im,jo vec i imi por i te gjitheve
atyre qe therrasin emrin e Tij si Zotin e Shpetimtarin e tyre.
Eshte e vertet,ai qe se ka provuar dshurin e Tij Hyjnore,e ka te lehte ta quaj vecse nje “PROFET”.
POR AI QE E KA PRANUAR JEZUSIN NE JETEN E TIJ,NUK E KA TE VESHTIRE TE THOTE KUSH ESHTE NE TE VERTET JEZUSI,AI ESHTE ME SHUM SE SA NE E IMAGJINOJM!
PRANOJE JEZUSIN E DO TA MESOSH VET SE CFAR ESHTE AI ME TE VERTET,NJE “PROFET” APO ME SHUM SE NJE PROFET.
PERSHENDETJE
GEZIMI (Itali)
Pergjigju ketij komenti
Isa a.s. në mënyrë të qartë është përmendur në Kur’an në gjashtëmbëdhjetë raste të ndryshme. Në një rast All-llahu i Gjithfuqishëm thotë në Suren El – Maide ajeti 110:
All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!” Kur’an (El-Maide: 110)
Aspekti Islam ndaj birësisë hyjnore në përgjithësi dhe në këtë rast ndaj Isaut a.s./ Jezusit është qartë prerazi: Nuk mund të quhet Zot, ai që lind fëmijë, apo që lindet, dhe ai që ha dhe pi, sepse patjetër duhet të ndijë edhe nevojë për jashtëqitje, e si është e mundur të jetë zot, ai që ndijën nevojë dhe dalin prej tij fëlliqësira!? Kjo është e qartë dhe absurde, sepse të lindurit fëmijë, do të thotë atribuim i dobësive njerëzore dhe antroporfizëm i Krijuesit. Dhe kjo nuk i përket të Lartmadhërishmit. Prandaj Allahu xh.sh. na lajmëron se nga atributet e Tij janë: as nuk është i lindur nga dikush, e as nuk e ka lindur dikend, dhe ai është që ushqen dhe që nuk ka nevojë të ushqehet.
Allahu xh.sh. na tregon në Kuranin Famëlartë ku thotë:
“Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (El-Ihlas 1-4)
Pergjigju ketij komenti
admin Reply:
December 20th, 2008 at 13:05
Adnan,
Me pelqen kjo sura qe ti ke dhene megjithese nuk besoj qe mund ta marrim si te vertete kete sure sepse eshte shkruar 600 vjet pas lindjes se Jezusit. Per te kerkuar informacion per Jezusin (ISA) une do te shkoja tek ata qe kane qene deshmitare okulare. Dhe ungjijte jane shkruar nga deshmitare okular.
Megjithate sura qe ti ke sjelle e tregon Jezusin mbi gjithe profetet e tjere qe kane ekzistuar ndonjehere. Gjithcka e lidhur me Jezusin eshte hyjnore. Lindja e tij pa babe, mrekullite e tij te pakrahasueshme me asnje tjeter. Tek Sura El-Maide thuhet qe ai i ka dhene jete edhe shpezeve dhe ka ringjalle njerez nga te vdekurit. Une nuk njoh ndonje njeri qe jep jete dhe qe ringjall njerez pervec Perendise. Po ti a njeh ndonje?
Pergjigju ketij komenti
Adnan kjo webfaqe eshte shqiptare dhe per shqiptare prandaj shkronjat arabe nuk i nevojiten askujt. Nese do te komunikosh me arab atehere duhet te vizitosh webfaqet arabe. Tung
Pergjigju ketij komenti
lexova sure!pervec se pershtypje azgje tjeter sme la,i respektoj,rastesish hyra ne ket faqe,lexova per profetsin vargjet,me tvertet u knaqa.Nuk e di po sma mer mendja se smund te ket gjera me baza bindse e baza te verteta mbi jezuin!Ai eshte mbreti i gjithesis!zdua te injoroj asnje besimtar asgje!po me nje besim te jezusi asht me te vertet nje shpetimtar i mir edhe nje bari i mir!urime per faqen!
Pergjigju ketij komenti
adnan koment per ty un as se si smund ti besoj sureve a po me ni fjal kuranit sepse per mua edhe per shum njerz tjer kurani ësht me baz ligjore nga kurani per krum tjera per nga morali . BAZA LIGJORE PER KRIM si mendoni ju qe nje njeriut ti mirret jeta (të vritet ) ne emrin e zotit (allahut) kur ti nuk je krijusi i atij tu kisha lut me mu pergjegj kesaj pytje ? edhe sa i perket krahasimit MORAL – si mendon ti qe nje njeri ne mos te martohet me nje vajz qe mund te jet bija e tij .edhe 6 gra qera edhe ky qe u martu a ishte muhamedi te cilet e quani profet . edhe gjithqka qka kurani shkruan ato pa dyshim qe jan fjal te njerzve e per ato per krishtin jak vetem kopje nga bibla edhe nje liber qe ju po i thuni liber i vertet nuk mund ta besoj vetem per ato 2 gjana ma nalt edhe per nje gje tjeter , kur krishti thot un po shkoj por kini kujdes sepse mbas meje do te vin shum profet e do te bejn vepra te mira e mrekulli por ata jan ne te vertet profet te rrem me ket na ban me dije qe edhe pejgamberi i quajturi muhamed un them se aj asht i rrem me vjen keq ket nukpo e tham un por po thot nje qe esht mbi gjithqka mbreter mbi mbreter ne te clen edhe do te gjykoj ty me gjith pushtetin qe ju eshte dhen nga ati ne emer te krishtit ju dua te gjithve besimtarve te krishter
Pergjigju ketij komenti