Dhurata me e mire – Nga Marilyn Adamson
20.12.08-- 8:54-- Jeta ime-- Asnje koment--389 shikime
Çfarë është dhurata me e mire që mund te marrësh ketë vit për festa?
Përtej trillimeve te tilla si plaku i Vitit te Ri, ne gjejmë realitetin historik te lindjes se Jezusit. Ne një vend dhe kohe reale, prezenca e tij shkaktoi një ndryshim kaq te madh saqë ne baze te tij datojmë kalendarin “2006 Pas Krishtit”. Çfarë domethënie ka për ne sot?
Pse e gjithë bota feston ditëlindjen e Jezusit? Ky fëmije i vogël, i lindur ne një familje zdrukthëtaresh ne qytetin e vogël te Betlehemit ne Lindjen e Mesme ka ndjekës ne te gjithë boten. Ditëlindjen time nuk e feston gjithë bota. Pse është ai kaq i veçante?
Jezusi tha se mund t’iu jepte njerëzve jetën e përjetshme dhe faljen e mëkateve…aftësi që ne mënyre te qarte i përkasin vetëm Perëndisë.
Mënyra e komunikimit te tij ishte gjithashtu unike. Jezusi nuk i mësoi njerëzit “10 hapa për te arritur Shenjtërinë”, apo “Disiplina personale për te arritur Perëndinë”. Jezusi tha “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveç se nëpërmjet meje”
Ai u kërkoi njerëzve te fokusoheshin tek personi i tij me thënie si: “ Unë jam drita e botes: kush me ndjek nuk do te ece ne errësire, por do te ketë dritën e jetës”
Shume njerëz e kane te lehte ti japin Jezusit tituj si: “ mësues i frymëzuar” apo edhe “profet”. Po sikur ky Jezus te cilin ne ia festojmë ditëlindje te jete Mesia? Po sikur ai te jete Perëndia ne formën njerëzore për te cilin shkruan profetët.
Profeti Mikea tha se Mesia do te lindej ne Betlehem. Profeti David tha se do te ishte një nga pasardhësit e tij. Profeti Isaia tha se do te predikonte ne Galile dhe do te vdiste me ane te torturës. Dhe kështu me radhe. Ka mbi 100 profeci te drejtpërdrejta dhe specifike që i ndihmojnë njerëzit për te identifikuar Mesine. Jezusi përmbushi secilën prej tyre. Mundësitë që një person ne mënyre te rastësishme te përmbushë 8 nga këto profeci është 1 ne 100,000,000,000,000,000.
Çfarë i tërheq sot njerëzit nga kombe te ndryshme si India, Kina, Lindja e Mesme dhe njerëz nga e gjithë bota te besojnë ne Jezusin? Pse është Jezusi kaq tërheqës?
Ne fillim njerëzit e ndoqën Jezusin për shkak te dhembshurisë se tij dhe te mrekullive që i kreu për te përmbushur nevojat e njerëzve. Ai shëroi te verbrin, te paralizuarit ecën. Kush nuk do te donte te ishte i falur?! A nuk do te dëshiroje që mëkatet e tua te faleshin? Kush nuk do te dëshironte paqe dhe gëzim?!
Por Jezusi eshte me shume se kaq. Karakteri dhe fjalët tij autentike iu dhanë njerëzve që jetuan atëherë, dhe neve sot, arsye për te besuar. Kur u konfrontua ai i ftoi kritiket e tij me te mëdhenj që ta ballafaqonin për mëkatet që panë ne jetën e tij. Ata mbeten pa fjale, nuk gjeten as edhe nje mekat per te cilin mund ta akuzonin. Ne një rast u dërguan disa ushtare për ta arrestuar Jezusin dhe ata u kthyen duarbosh. Kur dërguesit e tyre kërkuan shpjegime ushtaret thjeshte thane “Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri”.
Ne mes te stuhisë ne det Jezusi beri që stuhia te pushonte menjëherë. Te tjerët ne varke “i zuri një frike e madhe dhe i thoshin njeri-tjetrit:’Valle, kus h është ky, që po i binden edhe era edhe deti?’
Pyetja është se pse erdhi Jezusi ne bote? Cila ishte agjenda e tij, qëllimi i tij?
Shume njerëz përpiqen t’i afrohen Perëndisë ne mënyre te gabuar. Ata përpiqen te fitojnë pranimin e Zotit duke jetuar një jete te “mire”. Pastaj ata bëjnë dialog me te: “Perëndi, jam përpjekur te jem një njeri i mire. Jam përpjekur te jem i mire dhe bujar. Ndonjëherë u kam falur te varfërve. Jam lutur dhe nuk kam vrare asnjeri” Tingëllon bukur!
Por Jezusi thotë se ne duhet te dimë se cili është standardi i tij. Sa mire duhet ta jetojmë jetën? Jezusi tha: “Jini, pra, te përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është ne qiej”.
Por mua me befason shume fakti që Bibla thotë se mëkati im me ka ndare ka Perëndia. Është si një mur i pakalueshëm. Bibla thotë, “paga e mëkatit është vdekja” ose ndarje e përjetshme nga Ai.
Numër një ne agjendën e Jezusit ne toke ishte që te paguante për mëkatet tona. Bibla thotë: “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne” Shembulli që mund ta ilustroje është historia e një vajze e cila u arrestua pasi po voziste e dehur. Gjykatësi vendosi te dënohej me 6 muaj burg ose me një gjobe prej 5000 Euro. Ndërsa vajza po stresohej për ketë, gjykatësi zbriti nga pozita dhe nxori kuletën dhe pagoi gjobën prej 5000 Euro. Pse? Gjykatësi ishte edhe babai i vajzës. Si një gjykatës i ndershëm ai nuk mund te linte pa ndëshkuar shkeljen e vajzës se tij. Por si një atë i dashur ai pagoi dënimin për ne vend te saj.
Nëse do te ishte e mundur që te fitonim dashurinë e Zotit bazuar ne te jetuarit e një jete te mire, atëherë Jezusi nuk do te kishte nevoje që te vinte, dhe sigurisht nuk do te kishte nevoje te vdiste ne kryq për ne.
Por nga dashuria e madhe për ne ai u torturua, fshikullua me kamxhik, gozhdua ne kryq dhe vdiq nga një asfiksi e ngadalte. Pas tre ditësh ai u ringjall nga te vdekurit. Ai tani na ofron ne falje te plote dhe një marrëdhënie me te.
Perëndia na ofron marrëdhënie me Veten e tij, dhe është vendimi ynë nëse duam ti përgjigjemi ofertës se tij. Jezusi e tha thjeshte, “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do te hyj tek ai”.
Kur ne i përgjigjemi kësaj oferte dhe e ftojmë atë ne jetën tone, ne fillojmë një marrëdhënie me Perëndinë që zgjat përjetësisht. Bibla thote “Jua shkrova këto gjera juve që besoni ne emrin e Birit te Perëndisë, që te dini se keni jetën e përjetshme”.
Ne vend që vetëm te marrim informacion rreth Perëndisë, ne fillojmë te njohim Atë personalisht. Ne fillojmë te shohim dashurinë e tij pa kushte për ne. Perëndia ka thëne “Po, te kam dashur me një dashuri te përjetshme,: prandaj te kam tërhequr me dashamirësi. Çfarëdo problemesh te na dalin përpara ne jetën tone, ne kemi shprese, duke ditur fuqinë e Perëndisë, te sigurte për dashurinë tij.
Dua te tregohemi te kujdesshëm këtu, prandaj po parashtroj ketë pyetje: Te pranosh dhuratën e faljes dhe te një marrëdhënie me Perëndinë a do te thotë që jeta papritur do te behet me e lehte? Jo.
Çfarëdo që po ndodh ne universin tënd ketë Krishtlindje, nuk ka dhuraten me te mire që mund ti besh vetes se sa te pranosh Atë që erdhi ne toke dhe vdiq ne vendin tënd. Ai te ofron falje te plote dhe aftësinë për ta njohur atë ne një baze personale që do te sjelle një jete me te plote. Ai është Perëndi dhe na kërkon ta vendosim jetën tone ne udhëheqjen e tij. Ai na kërkon te mos bazohemi tek përpjekjet tona dhe, ne vend te kësaj, te marrim dhuratën e faljes dhe te marrëdhënies me te.
Popularity: 43% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!