Kryefaqja » Jeta ime, Koha per adhurim

Femijet e plakur te 2009-es

Email kete postim

BabadimriCfare ka ndodhur me mua? Cfare eshte ky lloj prizmi qe me vihet para syve per te pare gjerat? Dhe cfare jane keto lloj pyetje te cuditshme qe me vijne ne koke? Pse e festojme vitin e Ri? Pse u jane turrur te gjithe dyqaneve aq sa per te blere nje kg molle te duhet tani te presesh gjysem ore ne radhe, kur heret e tjera te duheshin 5 minuta? Pse jane turrur te gjithe sot? Mbase ishin edhe ata te semure si une, apo te zene me pune, dhe nuk dolen dot per te blere. Me vjen per te qeshur tek mbush duart me buke, sepse dyqanet do te mbyllen per ca dite, dhe tek nderroj rrugen tek dyqani i mishit, sepse me duket pa kuptim te pres ne radhe. Mund te bejme edhe pa berxolla naten e vitit te Ri, kemi plot gjera te tjera. Dhe kisha te drejte, ato gjera qe m’u duken sikur ishin pak, per cudi kane tre dite tani qe jane gjithandej neper kuzhine, sepse nuk po i hame dot.

Po pse gezojne njerezit kur nderrohen vitet? C’eshte ky gezim gati absurd per mua?
‘Cfare pret nga viti 2009?” eshte pyetja standarte e cdo gazetari ndersa intervistojne njerezit ne rruge. Dhe gati cdokush te thote se pret me shume lumturi, me shume gezim, me shume paqe, me shume para. Per nje moment ndihem sikur po degjon femije te plakur, qe ende ne kujtesen e tyre mbartin kujtimin e baba gjyshit te vitit te ri, i cili hap thesin dhe bujarisht shperndan dhurata!!

Ka nje besim mistik pas kesaj turrjeje masive neper dyqane, ideja qe viti i Ri te gjeje tavolinen plot, ne menyre qe te kemi bollek. Dhe ka nje besim mistik pas kesaj pyetjeje “cfare pret nga viti 2009″. Duket sikur ne mendjen e shume njerezve, viti 2009 eshte nje person, i cili per secilin ka rezervuar nje pakete ku jane peshuar dhe ndare me saktesi farmaceutike kag gr lumturi, kaq gr gezim, kaq gr fat e ku di une; pa e kuptuar se viti 2009 nuk eshte person, nuk ka fryme, as nuk sjell dhe as nuk merr gje. Po fati? Une nuk besoj as tek fati. Une besoj tek Perendia. Ai eshte dhenesi i diteve tona. Ai eshte dhenesi i viteve tona, i minutave dhe cdo fryme qe marrim.

Ai eshte personi qe ne cdo  moment te fton ne nje marredhenie te perjetshme dashurie dhe biresimi me ane te sakrifices se Jezusit ne kryq, ura e vetme qe na bashkon me te. Ai eshte dhenesi i dashurise, i gezimit, i forces, i ngushellimit ne dite te veshtira, dhe siguruesi yne.
Tek ai duhet kthyer shikimi dhe zemra jone, qe te marrim jeten me bollek te cilen Jezusi premtoi.

Jezusi tha “une erdha qe te ata te kene jete e ta kene ate me bollek”. Kjo eshte cfare ka Zoti per ty ne 2009 dhe ne cdo dite tjeter qe te ka mbetur ne toke. Ai nuk eshte Plaku i Vitit te Ri me mjekrren shekullore dhe thesin shekullor, Ai nuk eshte nje mit apo nje perralle me te cilin i veme femijet ne gjume. Ai eshte Krijuesi yt, Ati yt qiellor, qe aq shume te deshi sa qe nuk e kurseu Jezusin, por e dha per te gjithe ne si nje flijim per mekatet tona, qe ne qe ishim te vdekur te mund te jetonim perseri. Ky eshte Perendia yne. Atij mund t’i besosh.

Popularity: 53% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

4 Komente »

  • diturie thote:

    dhurata me ebukur per mua eshte jezu krishtishpetimtari yn.
    nje dite profesoresha i pyeti nxenesit e saj: kush ka bere ndryshime ose ju ka ndihmuar ne jeten tuaj?
    dikush thoshte vellau,dikush motra ,dikush babai…
    ndera Albulena nje besimtare e krishtere tha:ne mua ka bere ndryshime jezu krishti biri i perndise.
    eshte e vertete qe na ndihmon nena,vellau ose motra
    por un them se ata nxenes nuk e njohin fare zotin e vertete dhe albulena ka bere qe ata ta njohin permes saj zotin e vertete.uroj qe sa me shum njerez te shpetohen gjat vitit 2010

    Pergjigju ketij komenti

  • fjolla thote:

    po eshte e vertet na ka ber ndryshime dhe na ka ndihmuar jezus krishti biri i perndis dhe ka njerz qe nuk besojn tek zoti une besoj

    Pergjigju ketij komenti

  • claudia thote:

    Ndonje prej lexuesve,ushtron profesionin e psikologut?Kam nevoje per nje kshille,ose me mire per nje mendim

    Pergjigju ketij komenti

  • kalimtari thote:

    claudia mund te na shkruash nese do ketu tek komenti ose personalisht tek info@unejetoj.org

    cdo te mire.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 2 January 2009 ne 13:12 ne rubriken Jeta ime, Koha per adhurim .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka