Kryefaqja » Kendi i te krishtereve

1 Janari është një ditë e vështirë

Email kete postim

1janariE kalojmë më së shumti ditën e parë të vitit duke ecur ngadalë nëpër dhomë, duke bërë listën e gjërave të cilat duam të ndryshojmë, duke bërë një besëlidhje të re me veten.

Cdo njeri duhet të rilindë përsëri në 1 Janar. Të nisë një faqe të re, me sytë drejt horizontit pa u infektuar nga e kaluara. Ndihemi me fat, që kalendari është ndërtuar në mënyrë të fragmentarizuar. Falë kësaj, data 1 Janar, përcon në mënyrë thuajse të natyrshme tek cdonjeri nga ne, një rreze shprese. Na duket sikur po na jepet një tjetër mundësi, sikur gjërat do të ndryshojnë papritur. Është si puna e një llotarie ku të gjithë numrat janë fitues dhe ku secili gjen atë që prej kohësh po kërkonte. Të duket sikur në natën e ndërrimit të viteve, gjithësekush piu cigaren e tij të fundit, u deh për të fundit herë, bëri mëkatin e tij të fundit… Të duket sikur gjithcka bëmë ndërsa vitet i linin vendin njeri-tjetrit, ishin si një puthje lamtumire drejt një mënyre jetese gati për tu braktisur. Dhe pasi të zgjohemi, pra pasi të në dalë dehja e fundit, do të jetojmë të gjithë në komunitetin që kemi ëndërruar.

Megjithatë në cast e dallojmë që dita e parë e vitit është pak si ndryshe. Shohim brënda vetes për të dalluar nëse ndonjë zjarr i ri është ndëzur së fundmi, por mbyllet me kaq. Kemi po aq ftohtë sa edhe më parë. 1 Janari duket krejt i zakonshëm. Deri diku i pafuqishëm. Në të nuk ka kurrfarë shkëndije mbresëlënëse. Ai vjen tek ne krejt normal, krejt i zakonshëm. Të duket sikur nuk i ka dëgjuar hic fishekzjarret e pafundmë që hodhëm pak orë më parë, të duket sikur ai nuk i ka lexuar mesazhet e panumërt që më kanë ardhur dhe që më urojnë gjithfarë të mirash, të duket sikur është krejt indiferent ndaj trokitjes so gotave të shpërndarë në gjithë globin. Cudi!

Përpiqem ta kuptoj, dhe nis t’i jap vetes një arsyetim ngushëllues. Mbase ndodh sepse kur fishekzjarret përfundojnë, kur urimet të bëhen edhe më të largëta, kur euforia e castit nis të shuhet dalëngadalë, atëherë vjen gjithë sfidë një qetësi deri diku tronditëse. Është një qetësi që të tremb me pafajsinë e saj. Vazhdimisht dhe me ritme të rregullta të godet si cekan në kokë një e vërtetë e hidhur, por për shumëkënd tmerrësisht familiare. Dita e vitit të ri është casti në të cilin njerëzit pendohen për gjërat që kanë bërë gabim vitin e kaluar dhe që do t’i përsërisin vitin që vjen. Besëlidhjet që njerëzi bëjnë me veten fillojnë të shuhen që në atë cast, a thua se nuk kishin egzistuar kurrë. Ndërsa entuziazmi shuhet dalëngadalë, në cast e kupton që nuk ke nevojë vetëm për shpresë. Habitesh me veten. Sepse para pk oreësh, ndërsa vitet ndërroheshin, të dukej sikur kishe nevojë vetëm për shpresë. Ndaj edhe ia uroje gjithkujt atë. Por 1 Janari të thotë se shpresa nuk mjafton. Me tepër se sa aq të duhet siguri. Siguri që të thotë se e gjithë kjo nuk do të jetë një tjetër flakë kashte. Siguri në të cilën mund të shohësh të nesërmen pa u ndjerë i kërcënuar prej saj. Siguri që nuk mund të jepet nga fjalë njerëzore. Sepse ato janë të paplota, ashtu si urimet e tua. Ato janë të pamjaftueshme dhe të padenja. Fjalët njerëzore nuk të hyjnë më në punë. Në vend të tyre nevojitet një zë autoritativ, që mund të mbajë të nesërmen. Të duhen fjalë që thonë: “Kështu thotë Zoti.” Dhe Zoti thotë midis shumë të tjerash: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.
Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson. Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

Tani mund të marrim frymë lirisht. 1 Janari merr një tjetër kuptim…

shkruar nga Evis Plaku

Popularity: 44% [?]

Related Posts

  1. Zoti eshte suksesi im
  2. Eshte koha per te falur
  3. Zemra ime eshte e hapur
  4. Cila eshte e verteta?
  5. Jeta është plot me “pula”

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 3 January 2009 ne 8:20 ne rubriken Kendi i te krishtereve .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka