Gruaja me zambake.
21.05.09-- 3:08-- Jeta ime-- Nje koment--202 shikime
Pardje shkova ne nje supermarket te vogel, afer shtepise sime per te blere dicka per vajzat e mia. U kisha
premtuar qe do te shkonim bashke, te blenim vezet cokollate me princesha. Tek dolem nga dyqani, une e gezuar qe
i kisha te dyja per dore, ato te gezuara qe mbanin ne dore cokollatat e tyre me princesha, pame tek po vinte
drejt nesh nje grua pak e moshuar. Dukej e lodhur dhe ne duar mbante nje vazo te madhe plastike me trendafila
dhe zambake te bardhe.
-Pse i mban tek dora ato lulet ajo mami?- pyeti vajza ime e madhe.
-Nuk e di i thashe- duke veshtruar gruan per te kuptuar nese ishin lulet e dyqanit te saj, apo lule per te
shitur, apo per te cuar ne shtepi apo..
Gruaja me preu mendimet duke ndaluar perballe kembeve tona dhe duke me pyetur nese do te blija ca lule.
Trendafilat ishin fishkur dhe zambaket edhe pse rrinin ende “ne kembe”, ishin care e nxire vende vende. M’u duk
sikur ishin sinonim i dites se saj. Ece jakje poshte e larte, plasaritje kembesh e lodhje, etje ne ate dite te
nxehte.
-Sa i ke? -e pyeta ne medyshje per te blere apo jo dhe per te mos e ofenduar.
-30 leke copa- pergjigjet ajo- ja merr trendafilat- vazhdon dhe me doren e lodhur kap trendafilat, petalet e te
cileve ishin gati per te rene pertoke.
-Jo jo trendafilat- i them- do te marr 4 zambake.
Gruaja nga gezimi filloi te zgjedhe me te miret dhe duke zgjedhur zambaket filloi te hape zemren e saj para
meje, per sa e veshtire ishte bere jeta, se ata nuk kishin, se vajzat e saj i thoshin te mos dilte te shiste
lule neper rruge sepse u vinte turp, etj etj.
-Te pakten je duke bere nje pune te ndershme- i thashe- po i fiton keto para jo duke vjedhur apo duke bere dicka
tjeter te keqe.
Beri sikur nuk degjoi. Ndershmeria? E kujt i hyn ne pune ndershmeria ime, mbase ka thene me vete. E cfare me
duhet ndershmeria ime, kur po vuaj kaq shume per te nxjerre buken e gojes. Jam e sigurte qe edhe nese nuk i ka
cuar neper mend keto fjale ne ato momente, dikur i ka patur.
Shume shqiptare sot, te corientuar nga ndryshimet drastike qe po peson Shqiperia dhe sfidat me te cilat po
perballen mijera familje shqiptare, njekohesisht kane humbur boshtin e vlerave te tyre. Duket sikur motoja eshte
kthyer ne “fito brenda nates dhe nuk ka rendesi se si apo sepse po mashtron” ose “shaj qeverine dhe te tjeret
sepse ata e kane fajin per mjerimin tend”. Po ndershmeria? Epo, ajo qe dikur ishte virtyt i shqiptareve, sot
eshte bere etiketimi i budallenjve dhe naiveve. Sepse ndershmeria nuk te jep buke, eshte proverbi i ri.
Sot ne dyqan, takova nje grua te moshuar, e cila mes te tjerave duke folur per situaten e saj tha:
“Eh ne te shkretet, te ndershem kemi qene e te ndershem do vdesim” Do te doja qe kete te fundit ta kishte thene
me gezim, si nje fitore e mbylljes se jetes, por jo kjo nuk ishte gezimi triumfal i prekjes se shiritit te
maratones se jetes, por ishte zhgenjimi qe sjell genjeshtra se ndershmeria nuk hyn ne pune. Po te kisha kohe, do
te kisha dashur te bisedoja me ore te tera me ate nene, dhe t’i tregoja se sa e cmuar ishte ajo qe kishte fituar
ne jete dhe se jeta kishte akoma me shume: Jezusin! Arsyeja pse ajo nuk po perjetonte jeten ne maksimumin e vete
dhe nuk po shijonte bollekun dhe gezimin e jetes, ishte sepse kishte lene jashte Princin e Paqes: Jezusin.
Jezusi tha: Une kam ardhur qe ata te kene jete dhe ta kene ate me bollek.
A e ke ti jeten me bollek? A e ke Princin e Paqes dhe Dhenesin e kesaj jete me bollek, ne zemren tende si Zotin
dhe Shpetimtarin e tij? Apo je si nje varke e vogel, qe stuhite e perplasin sa andej kendej ne oqeanin e jetes?
Cfare lloj shiriti do te presesh ne diten e fundit te jetes tende, kur maratona jote ne kete jete te mbaroje? A
do te presesh shiritin e fitores dhe jetes se perjetshme me Perendine? Apo nje jete te cuar dem dhe jete te
perjetshme larg prezences se Perendise ne ferr?
Ti ben ndryshimin! Sot eshte dita e shpetimit tend, thote Bibla, Nese e degjon zerin e Tij mos e ngurteso
zemren, por hapja atij.
Jezusin e ftojme me nje lutje te thjeshte. Lutja eshte bisede me Perendine dhe Perendia sheh zemrat tona dhe jo
fjalet tona. ja si mund ta ftosh Jezusin:
Zot Jezus kam nevoje per ty. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mua dhe me ke falur mekatet. Faleminderit qe
me ke dhene jeten e perjetshme. Une te ftoj ne jeten time si Zotin dhe Shpetimtarin tim. Te lutem me bej
personin qe ti do qe te jem. Amen.
Nese je lutur keshtu me besim, Jezusi ka ardhur ne jeten tende dhe ti ke filluar jeten e perjetshme me te.
Mekatet e tua jane falur dhe ke filluar te zbulosh planin qe Perendia ka per ty.
Popularity: 15% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Me pelqen ky artikulli shume!
Pergjigju ketij komenti