Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Eduard

Email kete postim

Miq te dashur jemi shume te gezuar qe me ne fund kemi mundesine te publikojme nje pjese te jetes te nje shqiptari qe transformohet ne menyre radikale. Nga nje kriminel kthehet ne nje njeri qe flet vetem per dashurine. Transformimi i tij nuk eshte vetem me fjale por edhe me vepra. Pas ketij ndryshimi qe ndodh ne jeten e tij ai pendohet dhe kthehet ne Greqi per t’u dorezuar tek autoritetet greke per krimin qe kishte kryer disa vite me pare. Ngjarja beri shume buje ne te gjithe Greqine.

Ca e detyroi kete te ri te dorezohej dhe t’i kthehej burgut? Lexojeni me poshte kete historike fantastike dhe plot drame:

Kam lindur dhe jam rritur në pjesën verilindore të Shqipërisë, një zonë ku tradita është e rëndësishme për banorët e saj. Fëmijëria ime kaloi këndshëm dhe nuk hasa probleme të vërteta, derisa hyra në moshën e adoleshencës.

Ëndrra e fëmijërisë ishte të bëhesha oficer policie, por gjithashtu ëndërroja të grabisja ndonjë bankë, të pasurohesha dhe t’ia mbathja bashkë me paratë.

Nga familja kam prejardhje myslimane, gjë që nuk kishte rëndësi të veçantë për familjen time. Mendoja se përkatësia fetare ishte diçka vetëm sa për ta pasur dhe asgjë më tepër. Isha i bindur se askush nuk besonte me të vërtetë në Perëndinë dhe se shumica e njerëzve ishin ateistë. Në familje nuk i ndiqnin ritet fetare. Megjithatë, ndonjëherë mendoja se duhet të ekzistonte diçka, diçka misterioze që kishte të bënte me jetën, por nuk e dija se çfarë ishte.
Ditët i kaloja duke luajtur futboll dhe duke u sjellë vërdallë me shokët.

Shkollën nuk e kisha përzemër. Kisha një ndjesi të veçantë se një ditë do të bëhesha pasanik. Kur mbusha trembëdhjetë vjeç jeta ime ndryshoi. Deri në atë kohë kisha bërë një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë, por pastaj fillova të ndryshoj. Fillova të grabisja dhe të plaçkisja njerëz për para. Jeta ime filloi të merrte për keq. Policët më rrihnin sa herë që më kapnin duke vjedhur, por nuk më bënte përshtypje se isha mësuar disi, ngaqë edhe babi më kishte rrahur gjatë fëmijërisë.

Fillova të ngjisja shkallët e “karrierës” si kriminel dhe për pak kohë arrita të bëhesha një nga drejtuesit e bandës më famëkeqe të qytetit. Sa më shumë zhytesha në botën e krimit, aq më shumë më vriste ndërgjegjja. Ndihesha sikur isha ndarë në dy pjesë. Një pjesë e imja ishte e mirë, ndërsa tjetra me të vërtetë e ligë. Por për të tilla gjëra nuk mund të flisje me anëtarët e bandës dhe as me ndonjë njeri tjetër. Ndërkohë, me mendjen time justifikohesha se grabisja të pasurit, sepse kishin mjaft para dhe se ata e kishin vënë pasurinë në një mënyrë të pandershme.

Një ditë vodha para nga zyra ku punonte nëna si biletashitëse treni. Vendosa të largohesha nga Shqipëria ndërkohë që policia më ishte vënë pas. Iu shmanga policisë dhe nëpër male ia mbatha për në Greqi. Atje rashë në kontakt me kriminelë dhe bëja një jetë edhe më të keqe se më parë. Synoja vetëm të pasurohesha dhe, për t’ia arritur kësaj, isha gati të mos kurseja as jetë njerëzish. Bëja plane që një ditë të kthehesha i pasur tek prindërit, t’u sillja para e kështu të përpiqesha t’u ktheja diçka për gjithë vuajtjet që u kisha shkaktuar.

Në Greqi bëra lloj-lloj veprash kundër ligjit, ndërkohë që i fshihesha policisë dhe autoriteteve. Fillova të merrja drogë e, ndonjëherë, edhe kokainë. Fantazia më çonte tek ëndrra ime e kahershme: të bëhesha i pasur. Një ditë po grindesha me dikë. Bëhej fjalë për njëzet e pesë mijë dollarë. Unë isha më i fortë dhe zënka përfundoi me vdekjen  e tij. Isha shndërruar në një njeri të vrazhdë dhe nuk e vrisja mendjen për faktin se kisha vrarë një njeri. E konsideroja jetën njerëzore: “një luftë mes shtazëve”. Peshku i madh e ha të voglin. Kisha nisur të luaja bixhoz dhe shpesh humbisja e mbetesha pa para.
Gjatë kohës që isha në Greqi, motra që jetonte në Shqipëri kishte besuar në Jezusin. Ajo filloi të lutej për mua. Kisha edhe një motër tjetër të paralizuar. Mendoja shpesh për të. Përse ajo që nuk kishte bërë ndonjë të keqe në jetë ishte e paralizuar, ndërsa unë që kisha bërë tërë ato ligësi mund të lëvizja e të bëja ç’të doja? Me kalimin e kohës jeta ime filloi të futej në kriza. Nga natyra isha tip që i analizoja gjërat dhe po përpiqesha të kuptoja gjithçka në lidhje me jetën. Deri në atë kohë kisha qenë i bindur se krishterimi ishte një ide e një personi të zgjuar dhe tani shumë priftërinj e përdornin këtë si mjet jetese.

Pas rreth tre vjetësh që jetoja në Greqi, vendosa të kthehesha në Shqipëri. Gjatë asaj periudhe kisha bërë disa vizita të shkurtra në shtëpi dhe i kisha dhënë ryshfet policëve që të mos figuroja më person i kërkuar. Por, gjatë njërës prej vizitave, bashkë me të tjerë, kishim grabitur një pikë karburanti dhe përsëri isha shpallur person në kërkim. Megjithatë, isha i vendosur të kthehesha në Shqipëri, duke menduar se edhe këtë herë do të dilja pa u lagur, por kur u ktheva më dënuan me tre vjet e gjysmë burg.
Në burg fillova të lexoja më shumë dhe rashë në kontakt me të krishterë që vizitonin të burgosurit. Mora edhe disa libra të krishterë dhe fillova t’i lexoja. Në fillim lexova për dhjetë urdhërimet. Vura re se kisha thyer çdonjërin prej tyre. Pastaj lexova për dashurinë e Perëndisë, për çdo njeri që kishte humbur. Kjo gjë më preku thellë në zemër. Gjithashtu, kuptova se përveç parajsës ekzistonte edhe ferri.
Ndërsa lexoja, vura re se mendimet filluan të më ndryshonin. Doja të kisha një jetë ndryshe nga jeta e deriatëhershme, megjithata luftoja me dëshirën për t’u pasuruar. Kur dola nga burgu, fillova të merresha me trafik droge dhe armësh, por nuk më shkonte në mend të vrisja ndokënd. Familja vazhdonte të lutej për mua. Shkova të jetoj në qytetin e lindjes, ku banonte edhe motra që ishte besimtare. Ajo më ftoi të shkoja në kishë, por, megjithëse shkova, mbajta njëfarë distance. E kuptoja se po të bëhesha i krishterë nuk mund të vazhdoja të bëja të njëjtat gjëra. 

Në atë kohë po merresha me trafik droge dhe armësh dhe bashkëpunoja me një bandë. Në një nga udhëtimet, duke transportuar armë, na ndaluan pranë Elbasanit. Disa persona na kontrolluan dhe na lejuan të hipnim përsëri në makinë. Pasi ishim larguar nja 60 metra, njëri prej tyre filloi të qëllonte me kallashnikov. Personi ngjitur me mua mori shtatë plumba në trup. Isha i gëzuar që mbeta gjallë dhe fillova ta respektoj Perëndinë.

Një natë u luta: “Nëse ekziston, m’u shfaq!”, i thirra. “Perëndi nëse je aty, të lutem sill dritë në dhomë time!” Ishte ora dymbëdhjetë e natës dhe nuk ndodhte që të kalonin makina pranë banesës, por ja që brenda një sekonde, drita e një makine ndriçoi dhomën. Kisha kaq frikë, shumë frikë. Njëzet e katër orët që vijuan i kalova duke qarë dhe duke e lënë jetën time në dorë të Jezusit. Pas kësaj jeta ime ndryshoi krejtësisht.

Fillova të shkoj në kishë bashkë me motrën dhe kunatin. Në të njëjtën kohë, ngjitesha në mal dhe lutesha. Me shumë zell fillova të lexoj Biblën. Ndjesia që kisha kur ndodhesha vetëm në mal ishte shumë e veçantë. Në një mënyrë të re u mbusha me një lumturi të madhe, thjesht duke qenë me Jezusin.
Kaloja kohë me Perëndinë dhe ishte sikur kisha një lumturi të re në jetë, një lumturi ndryshe nga ajo që kisha përjetuar kur merrja drogë, por kur njerëzit që më njihnin më takonin, ata mendonin se isha nën ndikimin e drogës.
Një ditë i tregova kunatit për jetën që kisha kaluan në Greqi dhe se atje kisha vrarë një njeri. Kunati më tha se duhej të merrja një vendim në lidhje me të kaluarën, por edhe se do të më bënte të rritesha e të forcohesha si besimtar i krishterë. M’u deshën tre vjet e gjysmë derisa vendosa të dorëzohesha te autoritetet greke. Shkova deri në kufirin e Shqipërisë me Greqinë dhe kur arrita në pjesën greke u thashë se disa vjet të shkuara kisha vrarë një njeri në Greqi.

EduartiNdjeva një lloj lehtësimi kur m’i hodhën prangat. Për shumë vjet, qëkurse kisha besuar në Jezu Krishtin, e kisha ditur se një ditë të më duhej ta hidhja këtë hap. Në seancën e parë më dënuan me gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë burg. Pas nëntë muajsh çështja ime u gjykua përsëri dhe dënimi ishte katërmbëdhjetë vjet, por më liruan për sjellje të mirë pas pesë vjetësh e nëntë muajsh.

Miqtë u lutën shumë për mua gjatë kohës së burgut. Marrëdhënia ime me Jezusin ishte e fortë dhe ishte sikur ai e kishte formuar rishtas jetën time. E ndieja dashurinë dhe faljen e tij dhe mendoj se koha në burg e formoi jetën time në mënyrë të tillë që të mos i gjykoja lehtësisht të tjerët, por të kisha mëshirë dhe dhembshuri për ta. Ku është Perëndia ka liri. Besoj se koha e vuajtjes nuk ishte asgjë krahasuar me humbjen e përjetshme.

Më 6 tetor 2007, kur dola nga burgu, i kërkova Zotit të më udhëhiqte në lirinë e re. Doja të qëndroja në lutje pranë Jezusit. Jezusin e kam më të rëndësishmin në jetë. Nuk e di sesi do të jetë e ardhmja ime, por ëndrrat do të shkojnë. Ajo që dua është të jetoj për lavdi të Perëndisë. 
             

Eduard

(marre nga Revista Ilira)

Popularity: 14% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • Ina thote:

    Pershendetje, shume faleminderit qe keni postuar kete shkrim. Me preku shume. Ndonjehere eshte e lehte ti gjykosh njerezit, por Zoti eshte shume i meshirshem. Amen

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 27 May 2009 ne 8:46 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka