Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Juliana Pasha – Jeta qe kam enderruar.

Email kete postim

Juliana2Kam filluar të punoj për herë të parë në pub, në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare. Altini punonte aty. Momenti i parë që kam pasur rastin ta dëgjoj të luante në kitarë, ndjenja me të cilën ai luante… nuk e di, por rashë në dashuri. U dashurova jo vetëm me mënyrën sesi luante, por edhe me atë si person. Edhe atij i ka ndodhur e njëjta gjë kur më ka dëgjuar mua të këndoja, gjë që ma ka thënë vite më pas. Vetë muzika na ka lidhur!

E megjithatë, pavarësisht se kisha gjithçka, punoja në një pub bashkë me të fejuarin tim, me të cilin ishim shumë të dashuruar, gjithashtu bënim një punë që vlerësohej shumë, unë kisha një boshllëk që nuk e plotësonte dot asgjë. Secili nga ne ka një vend bosh në zemër. Unë isha vërtet e kënaqur me çfarë kisha, por nuk isha e lumtur.

Miku ynë prej vitesh, Saimir Braho na foli për Zotin për rreth dy vite. Ndërkohë që unë refuzoja të dëgjoja, Altini, i fejuari im, dëgjonte dhe diskutonte. Në atë periudhë patëm të dy në të njëjtën kohë, disa probleme shëndetësore. Kemi pasur dy të njëjtin problem. Shkuam në kishë dhe gjetëm ngrohtësi. Ajo që po kalonim na bënte të kishim nevojë për atë ngrohtësi. Një ditë, teksa po ktheheshim nga një takim në bashkësi, ndaluam makinën dhe të dy së bashku i dorëzuam Zotit jetët tona.

Juliana1Jam falënderuese për Zotin dhe, ashtu siç thuhet në psalme: “Unë e dua Zotin, sepse ai është kështjella ime”. Të mendosh se ke dikë që të mbështjell fort, të mban në të ftohtë, në të ngrohtë, nuk ka rëndësi si janë kohërat, me shi, me breshër, Ai është gjithmonë pranë teje, kujdeset për ty dhe ti gjen mbështetje tek Ai. Janë krahët e Tij ata që na mbajnë, sa herë që kemi nevojë për ta.

Gjithashtu, jam mirënjohëse që kam një dhunti vërtet shumë të mirë prej Zotit. Të kesh dhuntinë e të kënduarit, do të thotë të kesh një dhunti të dukshme, një talent që shërben për ta adhuruar Atë, por edhe për të punuar. Dhe vërtet jam e bekuar me këtë.

1226721372-JulianaMartesa na ka lidhur më tepër me njëri-tjetrin, na ka bërë ta njohim, ta duam e ta pranojmë  plotësisht njëri-tjetrin për atë që është secili nga ne.  Mendoj se lidhja jonë është më e pastër dhe më e fortë, për shkak të besimit tonë. Sado që të jesh i dashuruar, lidhja nuk ka për të qenë aq e fortë, sa kur e ke Zotin në qendër të jetës.

Jam shumë, shumë  e lumtur! Është tamam sikur kjo ishte jeta që ëndërroja! Zoti na ka dhënë shumë bekime në një kohë kaq të shkurtër, bekime që nuk i meritonim e as mund t’i meritonim kurrë. 

Popularity: 13% [?]

Related Posts

  1. Nga erdhi bre jeta?
  2. Jeta ime ne nje filxhan kafeje
  3. Kur jeta kaloi neper Ballsh
  4. Jeta është plot me “pula”

Share/Bookmark this!

3 Komente »

  • Enveri thote:

    Pershendetje te Gjithve,kushto qe viziton ket faqe vertet esht nje bekim i madh nga Zoti jon Jezus,
    shkruaj Vllau.Enver Hoti
    enverhoti@hotmail.it.

    Pergjigju ketij komenti

    v Reply:

    asht ni bekim shum i madh.kur po shef qfar Zoti po ban ne jeten e te tjereve asht diqka shum inkurajuse,

    Pergjigju ketij komenti

    anida Reply:

    Deshmia eshte shume e bukur e kam lexuar tek revista Ilira,dhe Juliana eshte nje besimtare shume inkurajuse.Doja te thoja per foton mua nuk me duket qe eshte Juljana Pasha ajo me kapele me kuadrata po Kejsi Tola.Zoti ju bekofte

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 30 May 2009 ne 10:47 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka