Per ke do te votojne te krishteret ne Shqiperi?
7.06.09-- 23:48-- Jeta ime, Kendi i te krishtereve-- Asnje koment--478 shikime
Sic mund ta keni vene re tashme Shqiperia po kalon permes nje debati te papare. Cfare do stacioni televiziv te hapesh, cfaredo gazete qe te blesh, eshte e pamundur te mos ekspozohesh ndaj ketij debati qe ka pushtuar jo vetem mediat, por edhe bisedat mes shqiptareve. Per ke do te votoje Shqiperia? Kush do te qeverise kombin tone ne 4 vitet e ardhshme, per te cilat mendoj jane shume te rendesishme per kombin tone?
Gjate ketyre diteve te ardhshme shqiptaret gjithandej po behen gati te vendosin te ardhmen e tyre.
Pyetja qe kam patur ne mend gjate muajit te fundit eshte: Cili eshte roli i te krishtereve ne te gjithe kete zhurme politike? A duhet te perfshihemi aktivisht ne votime apo duhet te zbrapsemi dhe te mos perzihemi me politiken (sic degjova nje koment para disa kohesh)?
Une do te thoja qe nese per te gjithe shqiptaret vota eshte nje privilegj, per ne si te krishtere vota eshte nje detyre. Eshte detyre dhe sherbim ndaj kombit tone, qe te kontribuojme ne zgjedhjen e drejtuesve tane, por eshte detyre edhe ndaj Perendise. Perendia do qe ne te bejme vullnetin e Tij ne politike, ashtu si ne kishe apo ne shtepiat tona. Dr. Bill Bright, themeluesi i Institutit Jeta e Re, ne nje artikull per lexuesin amerikan, ne lidhje me votimin thote:
“Perendia do qe ne te bejme vullnetin e Tij ne qeverisje, njejte si edhe ne kishe apo n e shtepine tone. Por shpesh ne nuk i jemi bindur Zotit tone. Ne kemi ndaluar se qenuri “kripa e tokes” dhe “drita e botes”, ashtu si Krishti na ka urdheruar. Si rezultat, fibra morale e Amerikes eshte duke u crrenjosur- dhe liria jone kaq e cmueshme eshte vene ne rrezik. Ateizmi po deperton cdo fushe te jetes sone kombetare. Amerika po perballet me krizat me te medha ne historine e saj. Ne jemi ne rrezik per te humbur kombin tone, dhe bashke me te lirine tone individuale dhe kush e di ndoshta edhe jetet tona. Nese kjo do te ndodhe, mundesia jone per te ndihmuar ne permbushjen e Porosise se Madhe ne vendin tone dhe jashte tij, do te humbase. Dhe bashke me te, qindra miliona njerez nuk do te kene mundesine te degjojne per Shpetimtarin dhe t’i besojne Atij”.
Qeveritari britanez Edmund Burke ka thene: “Gjithcka qe i duhet ligesise per te triumfuar eshte qe njerezit e mire te mos bejne asgje”.
Cfare deklarate e forte! Si nje komb qe perjetoi mbreterimin e ateizmit per 45 vjet, ne e dime shume mire se cfare do te thote te humbasesh lirine individuale, dhe bashke me te mundesine per te adhuruar Perendine lirshem dhe per te ndikuar per te.
Jezusi thote: “Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe Zotit ate qe i takon Atij”. Nese ne nuk jemi aktiv ne keto zgjedhje atehere te tjeret do te vendosin per ne dhe si rrjedhoje kombi do te mbarte pasojat e zgjedhjes ose mos zgjedhjes sone:
1 Samueli 8:18 “Ate dite ju do te ulerini per shkak te mbretit qe keni zgjedhur vete, por Zoti nuk do ju pergjigjet”.
Psalmi: 125: 3 : “ Sepse skeptri i te padrejteve nuk do te pushoje perjete mbi trashegimine e te drejteve, qe te drejtet te mos i shtyjne duart e tyre per te bere te keqen”
Ne shekullin e 20-te shume kombe nga Europa, Azia dhe Afrika u udhehoqen nga njerez egoiste dhe ateise dhe cili ishte rezultati? Sipas historianit R.J. Rummel rreth 170 milione burra, gra dhe femije jane vrare ne menyra brutale nga keto qeveri, ne emer te progresit njerezor.
Cfare ndryshimi do te bejne ungjilloret kur jane nje perqindje e vogel?
Nese e ke kete mendim, do te thoja qe Hitleri fitoi vetem per nje vote me shume. Prandaj eshte e rendesishme qe te gjithe te votojme sepse edhe vetem 1 vote shkakton ndryshim.
Por ndoshta per nje pjese nga ju pikepyetja me e madhe eshte per ke te votoj?
Kjo eshte nje bisede e gjate, por do t’ju sugjeroj nje stil qe une vete e kam mesuar vetem kohet e fundit.
Ne si shqiptare votojme ne menyre te vazhdueshme ne baze te preferencave partiake. Sa here qe une kam votuar kam votuar per partine dhe as nuk e mbaj mend se kush ishte kandidati qe ka marre voten time. Po cili eshte rreziku i kesaj?
Rreziku eshte qe duke votuar per partine dhe duke mos u interesuar per kandidatin ne mund te dergojme ne parlament njerezit jo te duhur me parimet jo te duhura, njerez qe mund te jene moralisht te korruptuar dhe imagjinoni ndikimin qe do te kene ne ligjvenie dhe ne qeveri.
Fjalet e Urta 25:19 thote pak a shume qe te vendosesh besimin te nje njeri i padrejte eshte si te pertypesh me nje dhemb te thyer apo te vraposh me nje kembe te thyer.
E di qe mund te jete e veshtire te shkeputesh nga partia e zemres, por per hater te kombit dhe pergjegjesise qe ke si i krishtere, ia vlen barra qerane. Prandaj mos shko tek kutia e votimit i painformuar ne lidhje me kandidatin te cilit ti po ia jep voten, por informohu dhe me siguri dhe bindje voto. Nese eshte e mundur merr pjese ne takimet qe kandidati ben ne zonen tuaj dhe mos ngurro t’i drejtosh pyetje, ne lidhje me gjerat qe per ty jane thelbesore. Kjo do te te ndihmoje ndersa gjykon ne dhenien e votes tende.
Noah Webster thote:
“Ne zgjedhjen e zyrtareve, qofshin parimet udherrefyesi yt. Mos u mbeshtet tek partia e caktuar e nje kandidati- por shiko karakterin e tij. Njerez me parime te shthurura apo pikepamje te gabuara ne lidhje me kete ceshtje, pretendojne se feja dhe morali nuk jane te nevojshme apo kualifikim i rendesishem per stacionin e politikes. Por Shkrimi na meson nje doktrine tjeter. Ato na thone se ata qe drejtojne vendin duhet te jene njerez qe qeverisin nen druajtjen e Zotit, njerez te afte, njerez qe druajne Perendine, njerez te se vertetes, qe e urrejne mashtrimin dhe perfitimin e pandershem…
Kur nje qytetar ia jep voten e tij nje personi te njohur per imoralitet, ai abuzon me pergjegjesine e tij civile; ai nuk sakrifikon keshtu vetem interesat e tij, por edhe ato te fqinjit te tij; ne fakt ai tradheton keshtu interesat e kombit te tij”
Si perfundim une do te thosha le ta leme Fjalen e Zotit dhe Shpirtin e Tij te Shenjte te na drejtoje ne keto zgjedhje dhe le ta fillojme qe tani duke u lutur per kete proces kaq delikat.
• Merr kohe per t’u lutur per kombin tone dhe veten tende cdo dite qe vullneti i Perendise te behet ne kombin tone dhe ne jeten tende.
• Lutu per veten tende qe do te jetosh nje jete me integritet dhe ndikim per Perendine dhe kombin tend.
• Nese ende nuk e ke bere karten e identitetit, nxito per ta bere sa me shpejt
• Sigurohu qe je i rregjistruar per votime.
• Informohu per kandidatet qe jane ne zonen tende
• Voto me siguri dhe bindje.
Zoti ju bekofte ne kete proces dhe bekofte kombin tone qe ka kaq shume nevoje per Te.
Popularity: 11% [?]
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!