E gjeta!
17.06.09-- 19:42-- Jeta ime-- Asnje koment--190 shikime
A keni degjuar per Liz Clairborne? Po per Michael Kors? A e dini se nje pale sandale qe mbajne emrin e ketij te fundit, shiten jo me pak se $150? Kurse nje pale vethe qe mbajne emrin Liz Clairborne shiten jo me pak se 25$, te mos flasim per cantat qe me e lira ben jo me pak se $50. E pra, nuk e di se si, por une jam pronare e nje pale vetheve, cante, bluze te firmosura Liz Clairborne, nje pale sandalesh lekure te bardhe platforme te Michael Kors, te gjitha origjinale! Kur m’i sollen nuk ia dija tamam vleren e tyre deri sa kurioziteti me coi te kerkoj ne internet per produktet te firmosura me keto emra. Une jam nje person praktik dhe rrobat firmato nuk me flasin shume dhe nuk jane fiksimi im, por qe kur mora vesh sa kushtonin keto sende te firmosura ne trupin tim, fillova t’i shikoj me sy tjeter; te kujdesem per to, dhe te mos me zere gjumi kur nuk mbaj mend se ku i kam lene:)
Para disa muajsh, une humba nje nga vathet e kompletit Liz Clairbone. E kerkova me dite te tera, dhe me veshtiresi ia pranova vetes qe e kisha humbur dhe se nuk do te mund te vija me keta pale vethe qe ishin te preferuarit e mi.
Para tre ditesh nisa te kerkoj sandalet nga Michael Kors, te cilat nuk mbaja mend ku i kisha vendosur vjeshten e kaluar kur hoqa nga sirtaret e mi rrobat e veres dhe i paketova, qe te nxirrja te dimrit. I kam kerkuar me ngulm, dhe gati nje inat qe me pushtoi mendimet: ku i kisha vene valle? Bashke me keto sandale, kisha vene edhe nje pale shapka te bukura, por per to nuk me vinte inat, sepse ato ishin shapka normale tregu qe nuk benin me shume se 1500leke. Por keto $150-shet nuk mund t’i lija kaq lehte te fshiheshin nga kujtesa ime.
Nese je burre a djale, jam e sigurte qe nuk me kupton, ndoshta do te me kuptoje mire po te behej fjale per ndonje celular Blackburry apo Nokia Bussiness, apo celesin e BMV-se suaj. Por nje femer ma kupton inatin qe me beri te kerkoj e rremoj ne gjithe shtepine per te gjetur keto sandale te cmuara, qe meqe ra fjala ta mpijne kemben krejt:)
Per habine time duke rremuar gjeta vathin e humbur nga Liz Clairborne! A mund ta mendoni gezimin tim?? I harrova sandalet dhe me vrull zbrita per te kerkuar vathin tjeter. E gjeta, po thosha e gezuar, dhe femijet erdhen me vrap per te pare cfare kishte gjetur mami qe i kishte dhene kaq gezim. I gjeta dhe sandalet:)
Dhe a e di cfare me erdhi ne mendje? Nje histori qe Jezusi u tregoi ndjekesve te tij, 2000 e ca vjet me pare. Ai u foli per nje grua, qe i humbi nje monedhe me vlere te madhe, dhe qe e ktheu permbys gjithe shtepine duke kerkuar e rremuar, dhe kur e gjeti thirri gjithe shoqet e saj per te bere feste. Ju tingellon e cuditshme? Mua jo. Jo pas eksperiences time.
Kjo grua dinte vleren e monedhes, dhe ishte vlera e saj, qe e shtyu me nje inat dhe zell te papare te kthente permbys e te mos hiqte dore derisa ta gjente monedhen e humbur.
Pastaj Jezusi flet per nje person qe kishte 100 dele dhe humb njeren. Ai le 99 delet per te gjetur ate nje qe kishte humbur. A ju duket e cuditshme? Mua jo. Ai ia njihte vleren dhe pervec kesaj ajo dele i perkiste atij, ishte e tija dhe ne si njerez, eshte e cuditshme, por kemi nje ndjenje te forte kundrejt atyre gjerave qe na perkasin dhe quhen tonat. I ruajme me fanatizem dhe xhelozi.
Shpirti yt i dashur lexues eshte shume i cmuar. A e di qe kur linde nje person kerkon me ngulm shpirtin tend? Ai eshte Perendia. Ai te kerkon sepse ti ke vlere ne syte e tij dhe i takon Atij, prandaj Ai nuk do te dorezohet duke te kerkuar ty. Jezusi tha qe kishte ardhur te kerkonte dhe te gjente ate qe kishte humbur. Cdo person qe nuk e njeh ate dhe nuk ka pranuar sakrificen e tij ne kryq, si pagese per mekatet e tij, eshte nje i humbur ne syte e Perendise.
Nese e ke pranuar Jezusin dhe je nje ndjekes i tij, a je i shqetesuar per ata qe jane humbur? A je i vetedijshem per kete zemer te Jezusit per te kerkuar ate qe ka humbur dhe ta gjeje (ashtu si une sandalet apo vethet)? Apo je duke fjetur dhe indiferent ndaj zemres se Perendise tend qe pret si babai djalin plangprishes?
Une sot te nxis te kerkosh Perendine, t’ia japesh jeten tende Jezusit, si Zotit dhe Shpetimtarit tend. Si mund ta besh kete? Lexo tek seksioni i 4 ligjeve shpirterore ose tek Jezusi.
Nese je besimtar dhe nuk je i perfshire ne gjetjen e shpirtrave te humbur, na shkruaj dhe me gezim do te te dergojme nje artikull qe flet per ecjen dhe deshmimin ne fuqine e Shpirtit te Shenjte.
Zoti ju bekofte
Popularity: 7% [?]
Related Posts
No related posts.
Rregjistrohu RSS
Komentet RSS










Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe
deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

Jepni mendimin tuaj!