Kryefaqja » Jeta ime

Konflikti Kalebian

Email kete postim

Nese mendoni se kam dashur te them kaliban, e keni gabim:) Kalebian, eshte ajo qe kam ne mendje. Dhe ju qe e keni parasysh historine e 12 “spiuneve” te Izraelit ne token e premtuar, ndoshta e keni kapur ne ere tani se per cfare e kam fjalen. Kalebi ishte nje burre jo vetem i mencur, por nje burre me besim. Ai dhe Jozueu, ishin te vetmit nga te 12 spiunet, qe nuk u tremben nga veshtiresite qe pane ne token e premtuar. 10 te tjeret raportuan drejte, nuk harruan asnje imtesi veshtiresie. Ne fakt raportimi i tyre ishte aq dramatik , sa na thuhet “dhe krejt populli qau”. Me ben te qesh kur e mendoj, dhe sidomos kohet e fundit e kam permendur disa here me shaka kete shprehje: “dhe populli qau”. Kalebi dhe Jozueu raportuan gjithashtu, raporti i tyre ndryshoi nga i te 10-teve vetem ne nje pike. Ata thane qe vertete vendi ishte i mire, dhe ishte e vertete qe ishte i fortifikuar dhe banohej nga gjigande, por ata bene thirrje qe popullin te mos e leshonte zemra, sepse Perendia kishte premtuar t’ua jepte.

Me mahnit besimi i ketyre burrave. Ata nuk pane veshtiresite, por pane Perendine dhe i zune bese fjales se Tij. Dhe Perendia nderoi besimin e tyre, Kalebi dhe Jozueu ishin te vetmit njerez nga ata 12 “spiune” qe u futen ne token e premtuar, te tjeret vdiqen ne shkretetire, sepse nuk i kishin besuar fjales se Perendise. Te dyshosh fjalen e Perendise eshte shume serioze, sepse ne i themi se nuk besojme qe Ai mund ta beje cfare ka thene, pra Ai me fjale te tjera eshte i kufizuar, i pafuqishem, ose nuk besojme se Ai do ta mbaje fjalen, pra e bejme ate mashtrues dhe genjeshtar. Kete Perendia nuk e pelqen, madje kjo e fyen se tepermi. Ne Dhiaten e Re na thuhet se kush i afrohet Perendise pa besim, ben mekat. Dhe ne nje varg tjeter na thuhet qe pa besim eshte e pamundur t’i pelqesh Atij.

Te jetosh me besim nuk eshte e lehte, edhe pse ne fakt duhet te ishte e lehte, duke njohur Perendine dhe karakterin e tij. Por ne humbasim shume ngaqe nuk e njohim Ate sic duhet. Prandaj eshte e rendesishme te njohim Fjalen, sepse aty Perendia na ka zbuluar veten e tij.

Keto dy javet e fundit ndersa kam lexuar Zanafillen, jam mahnitur duke pare hirin, besnikerine dhe dashurine e Perendise dhe sovranitetin e tij permbi gabimet njerezore, padrejtesite dhe ligesine. Nese mendojme se Zoti harron kur jemi ne burgun e rrethanave tona, ashtu si Jozefi, nuk eshte e vertete. Zoti ishte me Jozefin edhe ne burg, dhe i dha favor e hir, dhe perdori pikerisht burgun per ta ngritur Jozefin ne poziten me te larte ne Egjipt, pervec faraonit. Faraoni i Egjiptit, i tha Jozefit, qe pervec fronit, ai nuk kishte asgje tjeter me teper nga Jozefi. Jozefi u perdor nga Perendia per te shpetuar popullin e tij ne kohen e nje zie te madhe buke, e thene me termat e sotme, nje krize e madhe financiare qe rrezikonte zhdukjen e tyre, pasi ishin 7 vite thatesire kur toka nuk prodhoi asgje. Jozefi njohu doren e Perendise, dhe pa doren e Tij pertej dhimbjes, padrejtesise dhe ligesise se vellezerve te tij, qe e shiten si skllav prej xhelozise dhe inatit. Ai tha qe Perendia e kishte derguar ate perpara tyre, dhe i kishte dhene ate pozite, me nje qellim: te shpetonte vellezerit dhe popullin e tij.

Jam e sigurte qe Jozefit i eshte dashur nje rruge e gjate ndoshta per te ardhur deri ne kete paqe hyjnore. Dhe Bibla na tregon qe ai e quajti te birin Manas, duke thene qe Perendia e kishte bere te harronte gjithe shqetesimet e tij.
Shembulli i tij, i Kalebit, Jozueut, dhe shume heronjve te tjere te besimit, na jane dhene qe ne te marrim zemer sot dhe te mbahemi fort tek fjala e Perendise, sepse Ai eshte besnik. Nese ke qene duke pare rrethanat dhe jo Perendine, ose ne zemren tende ke lejuar mosbesimin per dicka qe Perendia ka premtuar, une te nxis te marresh dy minuta kohe tani, per t’i kerkuar Atij falje dhe qe te te drejtoje dhe fuqizoje me Shpirtin tend te Shenjte ne menyre qe te ecesh jeten me besim.

Nese ende nuk e ke bere Jezusin, Zotin dhe Shpetimtarin e jetes tende, une te ftoj sot te mos presesh me shume. Cfare plani te mrekullueshem qe Perendia ka per jeten tende, je duke e humbur! Dhe pervec kesaj nje dite do te humbasesh perfundimisht jeten e perjetshme me Perendine. Ajo dite nuk do te kete kthim. NUk mund te vendosesh me atehere. Lexo me shume per si mund ta njohesh Jezusin dhe pse duhet ta pranosh si Zotin dhe Shpetimtarin tend, pse ai eshte rruga e vetme per tek Perendia, tek seksioni mbi Jezusin dhe 4 Ligjet Shpirterore. Nese keni pyetje, mos ngurroni te na shkruani. Nuk ka asnje pyetje kot, per sa kohe qe behet nga nje zemer e etur per te ditur.

Zoti ju bekofte.

kaleb

Popularity: 6% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 19 June 2009 ne 18:12 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka