Kryefaqja » Jeta ime

Homoseksualet italiane drejt Shqiperise

Email kete postim

“Do te marrim peshkarexhat dhe do te nisemi drejt Shqiperise, per te jetuar atje ne liri dhe te lumtur” tha kryetari i shoqates se homoseksualeve italiane dje, ne nje proteste te tyre ne Rome.
Thashe se po shikoja nje enderr te frikshme. Porte dhe aeroporte e kufij tokesore te pushtuar nga radhe te gjata homoseksualesh qe vijne nga vendet ku nuk i lejojne te jetojne te “lire” drejt tokes se tyre te premtuar: Shqiperise.
Per momentin me kaluan neper mendje rruget plot zhurme e halle te Tiranes, qe deri me sot nuk kane pare ne mes te dites halle si ky. Ja, femijet e mi, kur te dalim do te shohin ne mes te rruges dy gra apo dy burra duke u puthur. Tek apartamenti ngjitur ne, nje cift homoseksual mund te vije me qera, kur te shkojme tek kendi i lojerave nje “nene” dhe nje “baba” i se njejtes gjini do te jene duke argetuar femijen e tyre etj etj. Per momentin m’u duk sikur qe ketej e tutje nuk do te jetojme me ne Tirane a Shqiperi por ne Sodome e Gomorre dhe mishi m’u drodh. Dashte Perendia dhe nuk behet e vertete. Dashte Perendia dhe deputetet tane do te kene druatjen e Zotit, per te mos hedhur voten e tyre ne mbeshtetje te nje neverie te tille. Nuk mund te mos qaj per Shqiperine time, kur mendoj nje gje te tille.

Kur flasim per homoseksualizmin, ne flasim per nje fenomen dukuri, e cila ne Bibel percaktohet qarte si nje nga mekatet e neveritshme. Ne letren drejtuar Romakeve, ne Dhiaten e Re, Pali flet se si Perendia u ka dhene te gjithe njerezve mundesine per ta njohur ate dhe se per te gjithe ekzistenca e Perendise eshte bere e dukshme, e njohur, me ane te vepres qe Ai ka krijuar. Por, vazhdon Pali, njerezit nuk deshen ta pranojne si Perendi. Ata e shnderruan imazhin e Perendise, me gjera te vdekshme dhe per kete arsye Perendia i dorezoi ne nje mendje te coroditur. Menjehere pas kesaj, Pali permend frytin e nje mendje te coroditur: marredheniet e panatyrshme seksuale mes te njejtes gjini, te cilat quhen te neveritshme.

Padrejtesia me e madhe qe u behet homoseksualeve nuk eshte te mohuarit e homoseksualizmit, por te mos ndihmuarit per te njohur te verteten: se nuk jane krijuar per te qene homoseksuale, se nuk eshte normale marredhenia me seksin e njejte, dhe se jane duke humbur bukurine dhe gezimin e nje marredhenie te vertete, ashtu si Perendia e projektoi. Ne kete kuptim, homoseksualet kane cdo te drejte te ndihen te tradhetuar nga miqte, shoket, kombi i tyre, kur rane dakort ta quajne normale ate qe nuk eshte, dhe i privuan nga te thenurit e te se vertetes dhe te ndihmuarit per te jetuar ne liri dhe me dinjitet.

Homoseksualet kane nevoje si cdo njeri tjeter te degjojne te verteten e Perendise dhe te rifitojne jeten e tyre. Kjo eshte e drejta e tyre: TE NJOHIN TE VERTETEN dhe TE JENE TE LIRE!

Jezusi tha: Ju do te njihni te verteten dhe e verteta do t’ju beje te lire.

Ndersa urrejme mekatin, te lutemi per ata qe jane pre e tij, per te cilet Krishti vdiq. Dhe te lutemi per kombin tone dhe vendin tone te vuajtur, qe nuk do te beje ate qe eshte e keqe dhe e neveritshme ne syte e Perendise, duke bere te ligjshme martesat homoseksuale. gay

Popularity: 2% [?]

Related Posts

  1. Homoseksualet jane cuna mamaje
  2. Nga Irani drejt
  3. Me sytë drejt finishit

Share/Bookmark this!

11 Komente »

  • besa thote:

    Pederisa ne parlamentin Shqipetar diskutohet per miratimin e ligjit te marteses se homoseksualeve,dhe keta kan te drejte te kerkojne azil politik atje.
    Ndersa ata qe po diskutojne rreth ketij ligji duhet te ju vij turp
    Vet ata nuk njohin as Zotin as ligjet e tij.
    Eshte e dhimbeshme por e vertete.Ata njerez qe shkaterruan popullin e tyre ,i nxoren rrugeve te botes pa ju siguruar minimumin e jeteses i hodhen si letra te grisura cfar Perendie nohin?

    Pergjigju ketij komenti

  • ng thote:

    e lexova ktee dhe i jap shume te drejtt………homoseksualizmi eshte gje e neveritshme dhe se prisja kurr kurr qe te ndothte ne shqiperii kan dal njerzit nga udha zotit te gjithe nje jet kemi pasur te veshtir jet shqiperie po ama kjo sdo te thot gjo ….akoma nuk arij ta besoj se ka shku deri ktu tani me vjen turp te them jam shqiptare vetem nga njerez te till edhe te ishte ne doren time do i kisha zhduk te gjith nje nga nje turppppp tju vij

    Pergjigju ketij komenti

  • Ron thote:

    E lexova artikullin edhe komentet. Artikulli (nëse mund të quhet i tille) eshte i mbushur me predikime te kota. Te jetosh sipas bibles, do te thote qe te mos ia detyrosh fene tende te tjereve me dhune apo te dhunosh. Ndersa komentet, tregojne vetem injorance. Sidomos e fundit, mund kollaj ta krahasosh me Hitlerin.

    Pergjigju ketij komenti

    ng Reply:

    nuk eshte puna aty te jetosh sipas bibles se mua p.sh sma ndjen shume per biblen se jan genjeshtra te gjtha i kan perpunu njerzit kan shkrujt ca ju ka dashur qejfi porrr homoseksualizmi eshte gje e shemtuar nuk eshte normaleee nje her, nejse une jam mesuar me kta homoseksualet ktejj se ka shume. Po Shqiperia ska pasur dhe per kte arsye jam ndier gjithmon krenare po ufff mori fund edhe kjo krenaria!

    Nejse ty te duket gje e drejt kjo apo ca?

    Pergjigju ketij komenti

    kalimtari Reply:

    ng te pakten paskemi nje gje te perbashket: nuk na pelqen homoseksualizmi. A ke menduar ndonjehere pse nuk te pelqen? Cfare e ben jo normale? Cfare dhe kush e percakton kodin moral te njerezve?

    Bibla, qe ty nuk te pelqen dhe qe sipas teje njerezit kane shkruar ca t’u kete dashur qejfi, thote se ligji i Perendise eshte shkruar ne zemren e njeriut, dhe prej ketij ata e dine te drejten nga e gabuara, (apo sic themi ne normalen nga jo normalja), madje edhe pa e pranuar se ekziston Perendia. Nese ne do te ishim rrjedhoje e nje shperthimi te madh rastesor, dhe produkt i nje evolucioni qeniesh me te uleta, atehere kodi moral nuk ka me vlere dhe as kuptim.

    Arsyeja pse ti di te dallosh ate qe eshte e mire nga ajo qe eshte e keqe, eshte pikerisht per ate se Perendia e ka ngulitur kete vetedije ne ndergjegjen tende.

    Sa per Biblen, te sfidoj te diskutojme me shume ne lidhje me autoresine dhe vertetesine e saj:)

    cdo te mire

    Pergjigju ketij komenti

    ng Reply:

    hmm nuk di cfar te them …dike shume rreth bibles dhe une jo…une besoj se ka nje zot dhe besoj ne ZOT as ne bibel as ku di une ..me qe pyete sme pelqen sepse nuk eshte normale femrat jan per meshkujt dhe meshkujt jan per femra i njejti sex nuk ka lidhje eshte shume gje e shpifur. Urrej shume iden por nuk kam gjykyar asnje deri me sot per arsyen se sjam askush te gjykoj njeri secili ka jeten e tij edhe e jeton si te doj edhe pse mua mund te me duket shume e gabuar.

    Pergjigju ketij komenti

    admin Reply:

    ng, nuk ka mundesi te mos dish per biblen, perndryshe nuk do thoshe qe njerezit kane shkruar ca u ka dashur qejfi- kete opinion e ke ndertuar mbi nje burim informacioni qe une thashe hajt ta diskutojme se eshte nje bisede qe ia vlen.

    per homoseksualet, kjo eshte pyetja: kush e cakton qe femrat jane per meshkujt e meshkujt per femrat dhe jo ndryshe? Mbi c’baze nisemi ne? Pershembull cdo ligj qe miratohet, nuk besoj se miratohet ne varesi se si jane zgjuar ate mengjes ligjvenesit, por ka nje baze, nje kriter. Kush e vendos kriterin? Une nuk gjykoj homoseksualet, ne kuptimin qe nuk do te denoj ata, por nje dite ata do te denohen nga Ligjvenesi qe ka krijuar kete univers dhe token dhe i ka dhene kuptim jetes. Sot kjo mund te duket si perralle per disa, por nje dite do te jete teper vone.

    Per Zotin, nje Zot ka. POr si eshte Zoti? A ka marre mundimin t’ia dije per ne? A ka komunikuar ndonjehere me njerezimin apo nuk i interesojme hic?

    Pergjigju ketij komenti

    ng Reply:

    Well di ne fakt por si besoj …..edhe nuk varem nga bibla kur vjen puna ke homoseksualiteti ose te tjera dmth nuk do ja nis nga eva e nga adami :P :P une shkoj me logjik! por besoj ne fakt per gjykimin qe ju behet njerzve nga zoti prandaj them gjithmon lere ne dor te zotit se nga ai do e gjejn!

    kalimtari Reply:

    shume bukur ng, po e leme Adamin dhe Even:)
    le t’ia nisim nga logjika jote. Pse sipas teje nuk eshte normale nje marredhenie intime, seksuale, mes dy njerezve te se njejtes gjini?

    Gjithashtu ju thoni se besoni ne gjykimin qe u behet njerezve nga Zoti. Si e di kete? Pershembull, une mund t’i them nje drejtuesi automjeti qe sipas rregullores se qarkullimit te automjeteve ne Shqiperi, atij mund t’i merret patenta nese e tejkalon shpejtesine e lejuar mbi 20km/ore. Nga e di une kete? Une nuk mund te hamendesoj apo t’ia fus kot.
    Po ti ku bazohesh kur thua qe Zoti i gjykon njerezit? Ku, si e ke pare?

    ng Reply:

    kam shume shoqe nga arabia :P qe mengjes drek dark vetem per allah flasin keshtu qe edhe une kam mesuar ca gjera …..nga prindrit sdi kujt ti besoj se e kam nje te krishter nje musliman :)

  • kalimtari thote:

    Ron, me beri pershtypje ajo qe thua se te jetosh sipas bibles, do te thote qe te mos ia detyrosh fene tende tjetrit me dhune apo te dhunosh, dhe ne mendjen time vijne pyetje se si lidhet ky koment i juaj me artikullin. Pervec kesaj, duket qe ju nuk e njihni Biblen, sepse po ta kishit lexuar dhe ta kishit njohur, do te dinit se cdo lloj besimi qe ka Jezusin jashte, quhet nje fe e rreme ne Bibel dhe se cdo kush qe beson ne dicka tjeter pervec Zotit te Bibles, dhe cdo kush qe e vendos sigurine e tij ne dicka tjeter pervec se sakrifices se Jezusit ne kryq, Bibla thote se eshte nen mallkim dhe nuk eshte i shpetuar.
    Eshte e vertete se besimi nuk vjen nga dhuna, dhe nuk besoj se ne kete webfaqe mund te gjesh nje artikull te vetem ku besimi imponohet me ane te dhunes. Ne e shohim jetike, qe t’i tregojme apo thene me terma biblike te lajmerojme cdo njeri per ungjillin e Jezu Krishtit, ashtu sic Ai vete tha ne porosine e tij te fundit tek Mateu dhe ta ndihmojme cdo njeri qe ta kuptoje ate. Por pergjegjesia te te pranuarit te lajmit eshte e cdo njeriu. Ne fund te fundit secili, edhe ti, do t’i pergjigjet Perendise per ate se cfare beri me kete lajm. Cdo te mire dhe Zoti te bekofte.
    ps:
    do kisha shume qejf qe nese e viziton ende kete webfaqe, te vazhdonim diskutimin me tej per ato qe ti i quan predikime te kota, apo kjo ceshtja e dhunes qe per mua duket pa vend.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 1 August 2009 ne 10:43 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka