Kryefaqja » Jeta ime

Stoli dhe enderra e rikthyer

Email kete postim

stoliIshte nje stol vishnje. Te binte menjehere ne sy mes gjithe mobiljeve te vjetra, ne ate cep rruge. U ktheva per ta pare nga afer.
-Eshte druri- me thote shitesi, sikur te kishte lexuar mendimet e mia dhe pasionin tim pas mobiljeve te drurit.

I hodha nje sy me kujdes, duke menduar se ku mund te zinte vend ne dekorin e shtepise sone. Ja nje stol me nje kapak te veshur me lekure, dhe i bute, nen te cilin fshihej nje sirtar i vogel, i rrafshte. Aty mund te ve telekomandat mendova dhe per nje cast buzeqesha, duke menduar tre te vegjlit e mi qe kishin qejf te luanin me telekomandat.

-Sa kushton?- e pyeta dhe pasi degjova cmimin u largova duke thene se do te mendohesha. Por nuk di pse mendja me mbeti tek ai stol. Kishte dicka atje qe me terhiqte. Me vone ate pasdite shitesi i lodhur, kishte hequr dore nga cmimi fillestar dhe une e kenaqur i gjeta vendin stolit tim.

Stoli ishte vishnje, duke shkuar keshtu me pjesen tjeter te minibarit vishnje zi, dhe me tapetin. Ajo qe nuk kisha vene re, ishte se ky nuk ishte nje stol i thjeshte, por ishte nje stol pianoje. Dy jave me vone Zoti na bekoi me nje organo (sint). Tani dukej nje set i mire. Dhe ndersa vendosa organon ne vendin bosh, u ndjeva sikur nje pjese e pazgjidhur e mozaikut te shtepise, sapo ishte plotesuar. Asnjehere nuk kisha gjetur dot dicka qe i shkonte tamam atij vendi ne dhomen e ndenjes, por ja tani dukej sikur ai vend ishte krijuar per ate organo e ate stol.

Disa vite me pare kisha nisur mesimet e pianos per t’i nderprere me vone per shkak te shtatzanise dhe perkushtimit qe kerkonte rritja e nje femije. Pianoja mbeti ne sirtarin e endrrave dhe deshirave te mia dhe me ardhjen e dy femijeve te tjere u harrua. Vetem kur kjo organo erdhi ne shtepi, gati 7 vjet me vone, une u kujtova per ate organo te vogel, gati per femije, me te cilen kisha nisur mesimet e mia te para.

Nuk e di pse por keto me kane shtyre te mendoj per ate qe Solomoni i lashte tha se ka nje kohe per cdo gje dhe per faktin qe kur i dorezojme endrrat dhe deshirat tona Perendise, kur i sakrifikojme ato per t’u perkushtuar ne ate qe ai na ka sjelle si plan te pare ne jeten tone (ne rastin tim femijet), Ai na i rikthen endrren dhe deshiren tone ne kohen e tij. Dhe jo vetem kaq, por Ai kenaqet duke na i rikthyer endrren. Kur mendoj per ate stol ne cep te rruges, dhe per faktin qe nuk kisha ne plan te kaloja ate dite andej; kur mendoj per ngjyrat e tij- sikur te ishte prodhuar enkas per dhomen tone; dhe kur mendoj qe kur bleva ate stol nuk e dija qe pas dy javesh do te vinte nje organo; nuk mund te pushoj te mendoj se kjo ishte dora e Atit tim qiellor, i cili me do dhe kenaqet duke me bekuar. Perendia kur foli permes profetit Ezekiel, tha mes te tjerash, se Ai, Perenida, gezohet dhe kenaqet duke na bere mire.

A ka dicka sot ne jeten tende, te cilen po perpiqesh ta mbash fort, dhe ke frike t’ia lesh Zotit sepse ai mund te ta marre? Mos ki frike t’ia dorezosh Atij, sepse Ai te do. Nese ajo gje eshte e mire per ty, Ai nuk do te ta privoje, por do te kenaqet duke ta rikthyer madje ne nje forme qe nuk e kishe menduar. Ai gezohet dhe kenaqet duke na bere mire.

Sa per mua, a i degjon tingujt e “Nate e qete”? Kjo Krishtlindje do te jete e vecante per familjen tone, sepse kete radhe une do te shoqeroj kenget ne organo.

Popularity: 1% [?]

Related Posts

  1. Enderra qe nuk u shkaterrua

Share/Bookmark this!

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • leonora-s: Po sa e pash videon dhe besoni trupi pom terqethet.Ksi dashurije ka po shum rrall per mendimin tim osht...
    • filloreta: Muhammedi a.s a ka mundur te jet dikush me fales se ai ai ka falurv edhe njeriun i cili e ka ngren melqin...
    • kalimtari: Valmir, linku qe ke dhene te drejton thjesht tek nje kengetar arab (turk?) dhe ne nje gjuhe qe nuk e dime,...
    • vera: edhe mua me ka ndhodhr njeta gje si tyy po une jam ka liftoji per qat person po nuk e di a me don po ti lufto...
    • Valmiri: Edhe…??? Nese fillon t’i numerosh gjerat keshtu, ka me shume te kqija qe do te tmerroheshe po ta...
    • kristi: Per krishtin mund te flas une me shume qe jam i nje feje tjeter: Mbi te gjitha ishte njeri,pejgamber(i...
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 20 October 2009 ne 17:27 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka