Kryefaqja » Jeta ime

Facebook apo Soulbook?

Email kete postim

Thuhet qe Facebook-ut i shtohen 100 000 njerez te rinj cdo dite. Facebook është trendi i ditëve të sotme. Dhe kjo ideja e facebook-ut ka bërë miliona dollarë.

Po cili eshte ne te vertete suksesi i Facebook? Eshte shume e thjeshte. Facebook ploteson nevojen qe ka cdo njeri per t’u njohur. Dhe duket se kjo nevojë po ngushtohet gjithmonë e më shumë duke ecur të gjithë me makina, duke i përshëndetur komshinjtë me një buzëqeshje të ftohtë.

Megjithëse të gjithë jetojmë në një qytet, rrallë shihemi, sa rrallë. Nuk ka asgjë të re nën këtë diell. Facebook-u është një mënyrë e re për të plotësuar nje nevojë te lashtë. Në kohët moderne ta pranosh haptazi këtë nevojë është gati turp, por facebook-u e di se cila është e vërteta. Facebook-u është më shumë nje soulbook. Ai ka emrin e duhur, sepse nëse do t‘i kishin vënë emrin soulbook, nuk do të kishte pasur aq sukses sepse njerezit në atë moment do të pranonin se shpirti i tyre ka nevoja. Por duke thënë facebook, kjo i heq nga deklarimi se shpirti i tyre ka nevoja. E megjithatë, të gjitha paratë që ka fituar, janë vula më e mirë se facebook-u, është një soulbook.

Prandaj ne, jemi të bindur qe ju te rinjte qe lexoni kete webfaqe dhe keni nje llogari ne facebook, (e pranoni apo jo) keni pyetje dhe nevoja shpirtërore. Ne jemi të bindur sepse Bibla e thotë, por tani edhe facebook-u e konfirmon.

Përgjigjet dhe plotësimi i këtyre nevojave shpirtërore gjenden duke dalë në rrugicat e Korçës, shëtitoren e Shkodrës, te Blloku në Tiranë, te Santea në Prishtinë, te Çarshia në Shkup, apo duke parë facebook-un. Jezusi premton ngopjen dhe shuarjen e etjes për këtë nevojë (përmbushjen e kësaj nevoje).

Jezusi thote: Une kam ardhur qe t’ju jap jete dhe jete me bollek.

Permbushe nevojen tende. Njihe Jezusin SOT.


Popularity: 1% [?]

Related Posts

  1. Kush vendos fati apo une?
  2. HIV pozitiv apo HIV negativ?

Share/Bookmark this!

5 Komente »

  • diturie thote:

    nuk po e kuptoj mire se qfare ka lidje face book me biblen ose jezusin…
    ju lutem ma kjartesoni pak kete teme?

    Pergjigju ketij komenti

  • diturie thote:

    e kuptova
    doni te thoni se face book i plotson nevojat dhe na lidh me miqt sikurse jezusi qe na bashkon ne lidhjen shpirterore me perendine.
    a eshte keshtu?

    Pergjigju ketij komenti

  • admin (author) thote:

    Nje video interesante qe lidhet me artikullin e mesiperm eshte kjo ketu: http://www.youtube.com/watch?v=sR5nx4h148c

    Pergjigju ketij komenti

  • UjkuPlak thote:

    Linku per kengen e faceboo-ut ka nje problem. Pamja dhe melodia nuk jane ne harmoni, as titrat! Te pakten keshtu po me jep kompjuteri.
    Shiko kete linkun tjeter ndoshta eshte me mire:
    http://www.youtube.com/watch?v=8uSr0RlIhJ0

    Pergjigju ketij komenti

  • admin (author) thote:

    Diturie,

    autori i shkrimit po perpiqet te thote se nese do te shikojme facebook-un, ato qe njerezit shkruajne etj, nuk eshte e veshtire te kuptosh qe facebook, qe ne shqip do te thote libri i fytyrave, ne fakt eshte me shume nje liber i shpirtit, ku njerezit po shprehin hapur gjera, mendime, te cilat do te kishin ngurruar t’i shprehnin me goje apo balle per balle me nje person. Njerezit nuk do te pranonin me goje nevojen e tyre per shoqeri, nevojen e tyre per t’u degjuar, per te qene ne qender te vemendjes, per te qene te pelqyer (fotot e tyre psh), per te qene dikush unik, por per cudi e bejne kete gje ne facebook pa frike (te pakten nje pjese e madhe). Prej kesaj autori merr shkas dhe thote qe ne nuk do te pranonim me goje qe kemi keto nevoja te thella ne zemren tone, por facebook deshmon te kunderten. Facebook deshmon se ne kemi nevoja. Dhe prej kesaj ai ben lidhjen me Jezusin si Ai qe mund te permbushe nevojat tona dhe t’i jape jetes sone nje qellim te ri dhe te vertete.

    shpresoj te jete me e qarte per ty tani, nese jo, mos ngurro te shtrosh pyetje te tjera:)
    bekime

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 12 November 2009 ne 20:17 ne rubriken Jeta ime .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka