Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Doja ta vrisja

Email kete postim

Kam kaluar shume vite ne burg, qe kur kalova ne territorin e Maqedonise. Kane qene vitet me te veshtira te jetes sime.
Kur u ktheva ne shtepine time, diku ne Alpet e Shqiperise, u befasova kur pashe qe babai im kishte mbi tavoline nje liber te Dhjates se Re, Ungjillin sipas Gjonit. Nje vale zemerimi pershkoi gjithe trupin dhe ne inat e siper duke iu sulur babait tim e detyrova te me tregonte se kush ia kishte dhene.
Babai, qe ishte rrezuar per toke, me tregoi per misionarin qe ishte ne qytetin tone dhe per vizitat e shumta qe ai bente ne shtepine tone. Kur babai me tha qe edhe ai ishte bere i krishtere, nuk e permbajta veten por u sula kunder tij. Sot kur e kujtoj ate situate, me vjen turp per veten dhe bishen qe ishte brenda meje.
Mbaj mend qe sapo mora vesh per misionarin, mora pistoleten e karikova dhe i tregova prinderve qe do t’ia paguaja njehere e pergjithmone misionarit te krishtere qe kishte cnderuar familjen tone.
Me pistoleten ne brez i zura prite ne rrugen ku ai kalonte cdo mengjes dhe sapo pashe fugonin e tij te vjeter qe po afrohej ne drejtimin tim e ndalova dhe ndersa po i afrohesha misionarit qe po drejtonte makinen, zemerimi vetem shtohej dhe shtrengoja pistoleten ne brez.
Kur u afrova afer tij dhe po e shikoja ne sy, dicka e cuditshme ndodhi. Zemerimi u fashit dhe mbaj mend qe vetem i zgjata doren ne shenje miqesie dhe e ftova te vinte tek shtepia jone. Por ngaqe ai po shkonte ne nje fshat tjeter, nuk e luta shume.
Ai u largua dhe une kisha mbetur i vetem dhe i hutuar per ate qe kishte ndodhur. Cfare me ndodhi? Kush me pengoi ta vrisja? Pse hoqa doren nga pistoleta?
Kur u ktheva ne shtepi mamaja ime po me priste duke qare, sepse ishte e sigurte qe une e kisha vrare dhe qe se shpejti do te perfundoja edhe njehere ne burg, por kesaj rradhe pergjithnje. I tregova asaj se cfare kishte ndodhur dhe pastaj shkova ne dhomen time.
Shume fatkeqesi me ndodhen ne vitet ne vazhdim. Nje vella i imi me vdiq dhe pas kesaj si pasoje e nje shembjeje te tokes, shtepia jone u shkaterrua plotesisht.
Mbaj mend qe rastesisht iu afrova ungjillit te babait tim dhe ndersa po shfletoja faqet me goditen disa fjale: “Lypni dhe do t’ju jepet, kerkoni dhe do te gjeni.”
Ashtu sic isha, u gjunjezova dhe i kerkova Jezusit, te cilit babai im i besonte, te siguronte nje shtepi per ne dhe nese do ta bente une do t’i besoja Atij pergjithnje me gjithe jeten time. E di qe Bibla thote: “Mos e tundo Zotin tend”, por une e bera ne paditurine time.
Vetem pak kohe me vone Zoti pergjigjet.
Nje i aferm i yni, te cilin nuk e kisha shume qejf, kishte blere nje are bashke me nje shtepi si dhurate per familjen tone. Isha i shokuar nga menyra se si Zoti ishte pergjigjur. Nga ana ime une e mbajta fjalen qe i dhashe Atij. U gjunjezova duke i kerkuar falje per mekatet e mia dhe duke e ftuar Jezusin te me ndryshoje.
Ky vendim e ka ndryshuar krejtesisht jeten time dhe te familjes sime.

Popularity: 1% [?]

Related Posts

No related posts.

Share/Bookmark this!

Nje Koment »

  • admin (author) thote:

    Disa lexues na kane pyetur nese kjo eshte nje histori e vertete apo e pershtatur. Prandaj e pame me vend qe te bejme nje shenim qe historia e mesiperme eshte nje histori e vertete dhe ka ndodhur ne Shqiperi.

    E bukura dhe shpresa qe jep ky postim tregon edhe njehere qe eshte vetem Jezusi qe mund te ndryshoje nje person dhe qe t’i jape kuptim dhe domethenie jetes.

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 27 February 2010 ne 12:52 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka