Kryefaqja » Jetë të ndryshuara

Deshiroj qe ata te hapin zemren e tyre

Email kete postim

Kohët e fundit Mosab Hassan Yousef pati një mbulim në lajme duke shpjeguar me hollësi se si biri i një udhëheqësi të Hamasit i besoi Jezusit si Zot dhe Shpetimtar. Me poshte do te lexoni historine tronditese te ketij te riu guximtar qe tashme rrezikon edhe jeten per shkak te vendimit te tij.
Arsyeja se pse ne po e publikojme sot ne webfaqen tone nuk eshte per te hapur nje debat te pashendetshem por per te shpallur menyrat e ndryshme se si Zoti po ndryshon jete njerezish duke i dhene shprese dhe kuptim.
Më poshtë keni një transkriptim të një interviste ekskluzive të rrejtit të lajmeve FOX me Hassanin….
GAZETARI: Përse, mbas 25 vjetësh, ndryshove?
MOSAB HASSAN YOUSEF: Unë besoj se tërë ata mure që ndërtoi islami për 1400 vitet e shkuar nuk ekzistojnë më. Ata nuk e kuptojnë këtë. Ata i ndërtuan ato mure dhe i futën njerëzit në padije pasi kanë frikë. Ata nuk donin që njerëzit të diskutonin diçka rreth realitetit të islamit, për pikëpyetjet e mëdha të islamit dhe u kërkuan ndjekësve të tyre, myslimanëve, “Mos pyesni për ato pikëpyetje”. Por tani, njerëzit kanë median. Nëse një baba ia mbyll derën vajzës për të mos u larguar nga shtëpia, ajo do të shkojë te kompjuteri e saj dhe do të udhëtojë nëpër botë. Kështu pa vështirësi njerëzit mund të marrin informacione, njohuri, faqe kërkimi dhe kështu është shumë e disponueshme për këdo që të studiojë rreth islamit, rreth feve të tjera.
GAZETARI: Ju flisni nga një perspektivë unike, një njeri që u rrit jo vetëm në një familje islamike, por edhe si pjesë e një organizate që shihet nga shumë njerëz përreth botës si një forcë ekstreme e islamit: Hamasi. Cili është realiteti i islamit? Ju thoni që njerëzit nuk e shohin këtë realitet; Cili është realiteti i islamit?
MOSAB HASSAN YOUSEF: Ka dy fakte që myslimanët nuk i kuptojnë [...] mund të them rreth mbi 95 përqind e myslimanëve nuk e kuptojnë vetë fenë e tyre. Ajo erdhi me një gjuhë shumë herë më të fortë se gjuha që flitet nga ata, kështu që nuk e kuptojnë [...] ata mbështeten vetëm te njerëzit fetarë për të patur njohjen e tyre të kësaj feje.
GAZETARI: Çfarë ngjarje specifike filloi të ndryshonte mendjen tënde rreth islamit?
MOSAB HASSAN YOUSEF: Që kur isha një fëmijë fillova të bëja pyetje shumë të vështira, madje edhe familja ime më thoshte vazhdimisht: “Ti je një njeri i vështirë dhe e shohim të vështirë t’u përgjigjemi pyetjeve të tua. Përse bën kaq shumë pyetje?” Kjo ishte që nga fillimi, që të jem i sinqertë me ju.
Por ndjeva se të gjithë – dhe babai im ishte një shembull i mirë për mua, pasi ishte një njeri i sinqertë, i përulur, shumë i dashur me mamin, me ne, dhe nga rriti sipas parimit të faljes, në rregull? Unë mendova se të gjithë në islam ishin kështu.
Kur isha 18 vjeç dhe u arrestova nga izraelitët dhe isha në një burg izraelit nën administratën izraelite, Hamasi kishte kontroll të anëtarëve të saj brenda burgu dhe pashë torturat e tyre; (ata ishin) duke i torturuar njerëz në një mënyrë shumë, shumë të keqe.
GAZETARI: Anëtarët e Hamasit i torturonin anëtarët e tjerë të Hamasit?
MOSAB HASSAN YOUSEF: Udhëheqës të Hamasit! Udhëheqës të Hamasit që ne shohim në TV tani, dhe udhëheqës të mëdhenj, përgjegjës për torturimin e anëtarëve të tyre. Ata nuk më torturuan mua, por ishte një tronditje për mua, t’i shihja ata duke i torturuar njerëzit: duke futur gjilpëra nën thonjtë e tyre, duke ua djegur trupin. Ata ata i vranë shumë prej tyre.
GAZETARI: Cili është mesazhi juaj qendror për çdo mysliman që është duke të dëgjuar tani?
MOSAB HASSAN YOUSEF: Mesazhi im për ata është, para së gjithash, që të hapin mendjen e tyre. Ata lindën në familje myslimane – kjo është mënyra se si e morën islamin dhe kjo është si me [...] fe tjetër, si të rritesh (në) një familje të krishterë apo të rritesh (në) një familje judenjsh..
Pra, ajo ku dua të dal është se dëshiroj që këta njerëz t’i hapin sytë e tyre, mendjet e tyre, të fillojnë të kuptojnë dhe të imagjinojnë (sikur) të mos kishin lindur në një familje myslimane. Dhe të përdorin mendjen e tyre.
Përse ua dha Perëndia mendjen? Të hapin zemrën e tyre. Të lexojnë Biblën. Të studiojnë fenë e tyre. Dëshiroj të hap portën për ata, dëshiroj që ata të jenë të lirë. Ata do të gjejnë një jetë të mirë mbi tokë thjesht duke ndjekur Perëndinë – dhe ata do të garantojnë jetën tjetër.
(Jonathan Hunt , “Biri i udhëheqësit të Hamasit e lë mbrapa islamin dhe përqafon krishterimin”, Fox News Online, 12 gusht, 2008).

Popularity: 2% [?]

Related Posts

  1. Zemren lame peng

Share/Bookmark this!

2 Komente »

  • in thote:

    LAVDI ATIT TONE BIRIT TE TIJ ZOTIT TONE JEZU KRISHTIT DHE FRYMES SE SHENJTE .AI DO TI MBLEDHE DELET E TIJ PER TE CILAT DHA GJAKUN E TIJ

    Pergjigju ketij komenti

  • vetoni thote:

    Kjo eshte diqka e vertet si Zoti ka ndryshuar jeten e keti personi. edhe qdo njeriut qe beson tek Jezusi aj i shpeton. sepse Jezusi eshte e verteta. Ky eshte Zoti yn qe ne e adhurojm. Haleluja

    Pergjigju ketij komenti

Jepni mendimin tuaj!

Shkruani mendimin tuaj me poshte, ose trackback nga webfaqja juaj. Ju mund edhe te rregjistroheni tek keta komente permes RSS.

Ju lutem mos dilni nga tema.

You can use these tags:
<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Per tu identifikuar me nje foto prane cdo komenti qe beni ju duhet te rregjistroheni tek Gravatar.

  • Komentet me te fundit:

    • ana: o zot me ndihmo dhe ju luteni per mua per problemin qe ka me te dashurin ju lutem ndihmomeni qe te mund te...
    • UjkuPlak: Ti e din se kush jane. Pse behesh sikur nuk e di per ke e kam fjalen?! Jane disa, por bibla nuk i ka...
    • ana: a mund te me ndihmoni per ket ndodhi te jetes time se jam ne hall une jam dashur me nje djal te fshatit edhe...
    • tina: pa koment jam spo di
    • lehana: ju lutem me ndihmoni qfar te bej ne lidhje me rastin tim.un e kam dashur nje djal dhe aj mua shum por 3 vite...
    • MUSLIM BROTHER: KUSH JANE KETA QE JANE VETESHPALLUR?
  • Shenime

    Ky postim eshte bere nga admin me 11 March 2010 ne 23:36 ne rubriken Jetë të ndryshuara .

    Per t'u lajmeruar per komentet e reja tek postime si ky, ju lutem na shkruani me poshte emailin dhe ne do ju lajmerojme per cdo koment te ri:

    Njerez online

    Webfaqe mike

    Zoti i do shqiptaret
     

    Kendi i te krishtereve

    Reklama e muajit

    Mireserdhet! Kush jemi ne?

     

    Ne jemi nje grup shqiptaresh te krishtere nga vende te ndryshme dhe deshirojme te bisedojme me ju per tema "te nxehta" nen kendveshtrimin hyjnor.

    Per tu lajmeruar per cdo postim te bere ne kete webfaqe rregjistroni emailin tuaj me poshte:

    Fut emailin tend:

    Kjo webfaqe ka