3 deshirat e fundit te Alekandrit te Madh

Pasi kishte nenshtruar shume mbreteri, Aleksandri i madh po kthehej ne vendin e tij. Gjate rruges u semur rende, nje semundje qe e coi ne shtratin e vdekjes. Ndersa e ndjente vdekjen e tij si dikush qe nuk ia shqiste syte, Aleksandri kuptoi se te gjitha fitoret e tij, ushtria e tij madheshtore, shpata e tij e mprehte dhe gjithe pasuria nuk vlenin me tashme asgje.

E kishte marre malli per shtepine dhe mezi priste te shikonte fytyren e nenes se tij dhe t’i jepte lamtumiren. Por, duhet te pranonte faktin e hidhur se shendeti i tij, i cili po fundosej cdo dite, nuk do ta lejonte te arrinte ne atdhe. Keshtu, fitimtari madheshtor, ra permbys dhe i alivanosur, duke pritur i pashprese te jepte frymen e tij te fundit.  Thirri gjeneralet e tij dhe u tha: “Shume shpejt do te largohem nga kjo bote. Kam tre amanete, ju lutem a mund t’i coni ne vend?”   Me lotet qe  u rridhnin neper faqe, gjeneralet rane dakort te betoheshin per te mbajtur deshirat e fundit te mbretit.

“Amaneti im i pare eshte- tha Aleksandri, – qe arkivolin tim ta mbajne vetem mjeket e mi” Pasi pushoi pak, ai vazhdoi “Se dyti, dua qe kur arkivoli im te transportohet per ne varr, rruga qe con deri ne varreze te shtrohet me arin, argjendin dhe guret e cmuar qe une kam mbledhur ne thesarin tim.” Mbreti u ndje i rraskapitur pasi tha kete. U clodh per pak dhe vazhdoi. Deshira e trete eshte qe duart e mia te lihen te varura jashte arkivolit”

Njerezit e mbledhur rreth tij, u cuditen me deshirat e cuditshme te mbretit. Por askush nuk guxoi te bente ze apo ta pyeste. Gjenerali qe e kishte me per zemer, iu afrua, i puthi doren dhe ia shtrengoi fort afer zemres. “O mbret, te japim fjalen se te gjitha keto deshira te tua do te plotesohen. Por te lutem me thuaj pse keto deshira kaq te cuditshme? Duke degjuar kete, Aleksandri mori fryme thelle dhe tha: “Dua qe bota te degjoje 3 mesimet qe kam mesuar.”

Dua qe arkivoli im te mbahet vetem nga mjeket, ne menyre qe gjithe populli te mesoje se asnje mjek mbi dhe, nuk mund te sheroje asnje pergjithmone. Ata jane te pafuqishem dhe nuk mund te shpetojne asnje njeri nga kthetrat e vdekjes. Prandaj asnje njeri te mos e marre jeten per te mireqene.

Deshira e dyte e shtruarjes se rruges me ar, argjend dhe gure te cmuar, eshte per t’i treguar popullit se as edhe nje grimce ari nuk do te vije me mua atje poshte ne varr. Harxhova gjithe jeten time i shtyre nga lakmia per pushtet dhe etja per pasuri, por nuk mund te marr asgje me vete. Le ta marrin vesh njerezit se te rendesh pas pasurise nuk eshte gje tjeter vecse humbje kohe.
Dhe persa i perket deshires sime te fundit, qe duart e mi te varen jashte arkivolit, dua qe njerezit te dine se duarbosh erdha ne kete bote dhe duarbosh po iki.” Me keto fjale, mbreti mbylli syte.

S’kaloi shume dhe ai e la vdekjen ta mposhte, duke dhene frymen e tij te fundit.