Atletë të Olimpiadës falenderojnë Perëndinë në twitter

RYAN LOCHTE

Udhetimi i notarit te Lojerave Olimpike i ngjan nje udhetimi me uljet dhe ngritjet e tij. Ne garen individuale te 400 metershit ai ia kaloi Majkell Felpsit (Michael Phelps), lojtarit me me shume medalje te Olimpikut, e megjithate te nesermen u fajesua si shkaktari i humbjes se medaljes se arte per skuadren amerikane ne garen e stilit te lire te 400 metershit. Kjo provokoi edhe ate qe ai shkruan ne twitter: “Atletet me te medhenj kalojne permes vuajtjes se humbjeve me te medha perpara momenteve me te medha dhe te bukura te jetes se tyre… Perendia ka nje plan per cdo njeri” Pak me vone ai korrigjon gabimet drejtshkrimore ne tweet-in e tij.

_______________________________________________________

RYAN HALL
Atleti i maratones Ryan Hall thote se Perendia eshte trajneri i tij, duke vecuar nje dite ne jave per te mbajtur sabatin. Ne nje tweet te tij te fundit, maratonisti beri te ditur se po bente gati valixhet per lojerat Olimpke 2012 duke marre shishe uji te firmosura prej tij te cilat pastaj donte te ua jepte femijeve pergjate rruges. Pervec firmes se tij ne shishe ishin shkruar edhe citate nga Bibla. Ndersa shikonte hapjen e Lojerave Olimpike, Hall shkruan ne twitter: “Lojerat Olimpike jane nje shije e parajses. Te gjithe popujt, te bashkuar, ndersa festojme mrekulline me te cilen u krijuam dhe  duke nderuar keshtu Krijuesin”

 

Misty May- Treanor
Dy here fituese e medaljes se arte ne volejboll, Misty May i drejtohet Perendise ne Twitter, madje shume perpara se te shkonte ne Lojerat Olimpike te ketij viti. Ajo shkruan “Zoti ju bekofte dhe faleminderit te gjithe ju burra e gra qe i keni sherbyer dhe po i sherbeni vendit tuaj” ne Diten e Perkujtimeve.

Missy Franklin
Pasi fitoi medaljen e saj te pare te arte ne Lojerat Olimpike dhe thyen nje rekord per sportin amerikan ne 100 metershin me shpine, notarja shkruan kete ne twitter: ‘Perendia me ka bekuar mua me kaq shume”

 

Allyson Felix
Sprinterja ishte e fundit qe kompletoi skuadren Olimpike te Amerikes, duke barazuar vendin e trete ne garen e 100 metershit shoqen e skuadres se saj Jeneba Tamoh. Ajo poston nje foto te sajen ne Instagram dhe Twitter duke falenderuar Zotin ne titullin e fotos: “Eshte zyrtare tani…po shkoj ne Londer!!! Gjithe lavdia i takon Perendise!!! Jam kaq mirenjohese per dashurine, mbeshtetjen dhe inkurajimin”

 

Lauren Cheney
Mesfushorja e skuadres amerikane te futbollit Lauren Cheney, vetem pak pasi kishin nisur lojerat Olimpike, falenderon Perendine per talentin qe i ka dhene, duke shkruar ne twitter: “Neve nuk na u dhane keto talente per te qene medioker. Perendia yne eshte i madh- Ai meriton madheshtine”

 

Kevin Durant
Pasi u zgjodh per te perfaqsuar skuadren amerikane ne Lojerat Olimpike, Vetetima e Qytetit te Oklahomes shkroi ne twitter se po “shkoj ne Mancenster me skuadren time te basketbollit. Jam kaq i bekuar qe me eshte dhene kjo mundesi”

 

Jonathan Horton
Diten ne te cilen garoi ne lojerat Olimpike, gjimnasti citon nje varg te famshem biblik “Dita e pare e garimit ne Lojerat Olimpkike 2012, jam pak nervoz por i ngazelluar gjithashtu. Filipianeve 4:13 ne perkthimin e Mbretit Jakob thote: “Mund te bej gjithcka permes Krishtit, i cili me jep force”

 

Gabriela Douglas
Gjimnazistja ndihmoi skuadren e gjimnasteve amerikane “Fab Five” qe te kthehej ne shtepi me nje medalje te arte qysh prej finales se vitit 1996. Disa ore para se te arrinte fitoren, ajo citon nga Bibla, nga Ungjilli i Mateut, kapitulli 6, vargu 33 “Por kerkoni se pari mbreterine e Perendise dhe drejtesine e tij, dhe te gjithe keto te tjerat do te ju jepen si shtese”. Me vone pasi u kthye ne afrikano amerikanen e pare qe fiton nje titull te plote ne gjimnastike, ajo i referohet Perendise perseri duke thene; “Le te lavderoj me gjithcka qe  jam Zotin, te mos harroj kurre te mirat qe ka bere per mua”

 

 Lolo Jones
“Garuesja e gares me pengesa i ka bere publike mendimet e saj rreth besimit te saj- duke perfshire se si ndikon ai ne vendimin e saj per te qene e virgjer deri ne martese. Disa dite perpara ceremonise se hapjes se Lojerave Olimpike, ajo i referohet Psalmit 23:1 ne nje tweet te sajin “Kurre nuk jam lutur dhe  nuk do te lutem qe te fitoj nje medalje te arte ne Lojerat Olimpike. Zoti eshte Bariu im dhe mua nuk do te me mungoje asgje. U befte vullneti i tij”.


  • kalimtari

    eshte vertet frymezues si artikull, sidomos na ben mire ne si shqiptare qe e kemi flakur tutje besimin ne Zotin si gjoja te pavlere dhe per njerezit naive e te dobet. Secili nga keta sportiste amerikane, te cilet kane nje jete me nje mireqenie qe ne e enderrojme, lavderojne dhe kerkojne Perendine! Lutem qe njerez te tille t’i shtohen Shqiperise.

    Thumb up 0 Thumb down 0

  • Dfdfs

    shume inkurajuese

    Thumb up 0 Thumb down 0