UNE JETOJ » Jetë të ndryshuara

Shtegu i dashurise
“Ne e dime se kemi kaluar nga vdekja ne jete, sepse i duam vellezerit; kush nuk e do vellane e vet, mbetet ne vdekje” Apostulli Gjon (Bibla)

Eshte per t’u habitur qe apostulli* qe shkroi kete eshte bere i njohur si apostulli i dashurise. Por nese lexojme te dhenat nga ungjijte** per Gjonin, do te veme re se kjo nuk ishte fare natyra e tij. Ai dhe Jakobi, vellai i tij, u quajten nga Jezusi “Bijte e Bubullimes” (Ungjilli sipas Markut, 3:17), per shkak se gjithmone do te shperthenin kundrejt atyre qe i kundershtonin. Temperamenti i Gjonit nuk ishte i prirur per te treguar dashuri. Por dicka ndodhi me Gjonin kur ai mori jeten e re permes Jezusit. Ne zemren e tij lindi nje jete tjeter, nje jete prej Perendise, dhe ky njeri filloi te tregonte dashuri.

Jakob De Shazer bombardoi Tokion ne fillim te Luftes II Boterore. Ai u kap dhe burgos nga japonezet. Jakob De Shazer i urrrente armiqte e tij  dhe ishte kaq i dhunshem dhe i keq kundrejt tyre, saqe e kishin frike. E mbyllen ne nje qeli te izoluar per shkak te urrejtjes dhe dhunes me te cilen shperthente. Nuk e dime si, por  i ra ne dore nje bibel, te cilen filloi ta lexoje. Ne vetmine e qelise, ai filloi te kuptoje jeten qe eshte ne Jezu Krishtin. Nje ndryshim befasues ndodhi me kete njeri. Urrejtja e tij per japonezet u fashit krejt. Filloi t’i donte gardianet dhe te tregonte dashuri ndaj tyre, gje qe i la ata pa fjale, ndersa nuk kuptonin cfare kishte ndodhur me kete njeri. Ne vend qe te shperthente ne zemerim, inat e hidherim, ai u be i burgosuri me i bindur, i zellshem per te ndjekur urdhrat e gardianeve dhe duke u lutur per ta.

Historia e jetes se tij u shkrua ne nje fletushke te vogel, dhe pas luftes ra ne duart e nje kapiteni te ri japonez, Mitsou Fuchida, njeriu qe drejtoi bombardimin e bazes ushtarake Pearl Harbor ne ate dite fatale te 7 Dhjetorit. Pas luftes Mitsuo Fuchida u be nje hero ne Japonia per shkak te kesaj dhe fitoreve te tjera , por zemra e tij ishte bosh. Ndodhi qe te lexonte historine e De Shazer, nje histori qe i rrembeu zemren dhe e beri konfuz. Gjeti diku nje Dhiate te Re dhe filloi ta lexonte me nje interes qe shtohej dita dites. Me ne fund kishte arritur tek historia e kryqezimit te Jezusit. Kur lexoi fjalet e Jezusit ne kryq:”At fali sepse nuk dine se c’bejne” (Luka 23:34), zemra e tij u thye. Kuptoi se ky njeri qe ishte ne gjendje te donte armiqte e tij dhe madje te lutej per ata qe po e torturonin, po manifestonte nje lloj jete qe asnje

qenie njerezore nuk mund ta tregonte.  Mitsuo Fuchida u be i krishtere dhe nje ungjilltar, duke u treguar te tjereve historine e nje dashurie qe ndryshon zemrat njerezore. Nje dashuri e tille eshte shenje e nje jete te re. Eshte nje lloj dashurie qe ti nuk ua jep vetem atyre qe te duan, por edhe atyre qe nuk te duan. Eshte ajo dashuri qe nuk varet nga marredheniet reciproke, por qe do te padeshirueshmit, te pa kualifikuarit, egoistet, te veshtiret. Ky ne fakt eshte karakteri i vertete i dashurise, dhe eshte gjithmone nje evidence e nje jete te re ne ty, jetes se rilindur prej Perendise.

Na ndihmo o Zot te njohim kete lloj dashurie, te kemi kete lloj jete transformuese permes Jezusit. Dhe ne qe e njohim Jezusin, na ndihmo o Zot, qe te reflektojme dashurine e tij te persosur.

marre nga shkrimet e Ray Stedman (autor dhe foles i krishtere)

*apostull- nje titull qe iu dha 12 ndjekesve me te ngushte te Krishtit, qe ishin dhe drejtuesit e kishes se hershme dhe perhapesit e besimit te krishtere neper bote.

**ungjijte- fjala ungjill do te thote “lajm i mire”, ne Dhiaten e Re ne Bibel, kemi 4 ungjijte te shkruar nga ndjekes te hershem te Jezusit, qe ishin deshmitare okulare te asaj qe ai beri. Ungjijte  flasin per jeten dhe vepren e Jezus Krishtit, mrekullite, kryqezimin dhe ringjalljen e tij dhe lajmin e mire qe vjen per ne njerezit permes kryqezimit dhe ringjalljes se tij.

*** Ju mund te degjoni Ungjijte online ne kryefaqen e Unejetoj.org. Ne fund te kryefaqes keni nje program audio me Biblen ne Shqip. Gjithashtu nese doni nje Ungjill apo Bibel ju lutemi na shkruani tek info@unejetoj.org dhe ne do te ua dergojme me poste.

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2010%2F05%2F19%2Fshtegu-i-dashurise%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Vuajta sepse ia vlen
Historia ime fillon qe ne vogeli. Duke luajtur me shoqet, veshtrimi im u hodh ne rrugicen e vjeter te lagjes. Kishin ardhur ca te te huaj. Vemendja ime u perqendrua teresisht atje. U afrova. Filluan te me flisnin per Jezusin. Edhe pse e vogel, thelle brenda meje kuptova se Jezusi ishte rruga qe duhet te ndiqja. Isha 14 vjece kur e pranova ate si shpetimtar te jetes time dhe zemren time ia dorezova atij.

Duke qene me tradite muslimane, familja ma ndaloi qe une te shkoja ne ambientet ku shkonin besimtaret e krishtere. Puna shkoi deri aty sa me rrahen. Babai me torturoi aq shume sa trupi im u be njolla njolla nga te nxirat dhe shpeshhere me lendonte ne ate menyre sa me dilte gjak edhe nga hundet. Por une kisha vendosur ta ndiqja Jezusin dhe nuk mund te kthehesha prapa.

Jeten time ia lashe ne dore atij. Familjen time e vrau mentaliteti me shume se asgje tjeter. Ngaqe jetonim ne nje qytet me tradite muslimane, familja ime filloi te pergojohej per shkakun tim.

Nje dite prej ditesh me erdhi vellai gjithe nerva dhe me kapi per flokesh e me terhoqi zvarre, deshi te me vriste….as vete s’e di si kam shpetuar. Meqenese  ai i dinte oraret e takimeve, me kycte brenda me celes, por ngaqe une mbaja nje kopje me vete, e hapja deren me shume frike dhe vrapoja per ne takimet ku flitej per Jezusin. Kam vuajtur shume, por kur e mendoj qe cdo gje u be ne Krishtin dhe per Krishtin, zemra me gezohet dhe fytyra ime rrezaton buzeqeshjen e shpetimit nga ferri dhe fitoren e jetes se perjetshme.

“Ne ankth kerkova Zotin dhe Zoti m’u pergjigj dhe me coi larg. Zoti eshte per mua; une nuk do te kem fare frike; cfare mund te me beje njeriu?” Psalmet, Bibla

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2010%2F03%2F26%2Fvuajta-sepse-ia-vlen%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Deshiroj qe ata te hapin zemren e tyre
Kohët e fundit Mosab Hassan Yousef pati një mbulim në lajme duke shpjeguar me hollësi se si biri i një udhëheqësi të Hamasit i besoi Jezusit si Zot dhe Shpetimtar. Me poshte do te lexoni historine tronditese te ketij te riu guximtar qe tashme rrezikon edhe jeten per shkak te vendimit te tij.

Arsyeja se pse ne po e publikojme sot ne webfaqen tone nuk eshte per te hapur nje debat te pashendetshem por per te shpallur menyrat e ndryshme se si Zoti po ndryshon jete njerezish duke i dhene shprese dhe kuptim.

Më poshtë keni një transkriptim të një interviste ekskluzive të rrejtit të lajmeve FOX me Hassanin….

GAZETARI: Përse, mbas 25 vjetësh, ndryshove?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Unë besoj se tërë ata mure që ndërtoi islami për 1400 vitet e shkuar nuk ekzistojnë më. Ata nuk e kuptojnë këtë. Ata i ndërtuan ato mure dhe i futën njerëzit në padije pasi kanë frikë. Ata nuk donin që njerëzit të diskutonin diçka rreth realitetit të islamit, për pikëpyetjet e mëdha të islamit dhe u kërkuan ndjekësve të tyre, myslimanëve, “Mos pyesni për ato pikëpyetje”. Por tani, njerëzit kanë median. Nëse një baba ia mbyll derën vajzës për të mos u larguar nga shtëpia, ajo do të shkojë te kompjuteri e saj dhe do të udhëtojë nëpër botë. Kështu pa vështirësi njerëzit mund të marrin informacione, njohuri, faqe kërkimi dhe kështu është shumë e disponueshme për këdo që të studiojë rreth islamit, rreth feve të tjera.

GAZETARI: Ju flisni nga një perspektivë unike, një njeri që u rrit jo vetëm në një familje islamike, por edhe si pjesë e një organizate që shihet nga shumë njerëz përreth botës si një forcë ekstreme e islamit: Hamasi. Cili është realiteti i islamit? Ju thoni që njerëzit nuk e shohin këtë realitet; Cili është realiteti i islamit?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Ka dy fakte që myslimanët nuk i kuptojnë [...] mund të them rreth mbi 95 përqind e myslimanëve nuk e kuptojnë vetë fenë e tyre. Ajo erdhi me një gjuhë shumë herë më të fortë se gjuha që flitet nga ata, kështu që nuk e kuptojnë [...] ata mbështeten vetëm te njerëzit fetarë për të patur njohjen e tyre të kësaj feje.

GAZETARI: Çfarë ngjarje specifike filloi të ndryshonte mendjen tënde rreth islamit?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Që kur isha një fëmijë fillova të bëja pyetje shumë të vështira, madje edhe familja ime më thoshte vazhdimisht: “Ti je një njeri i vështirë dhe e shohim të vështirë t’u përgjigjemi pyetjeve të tua. Përse bën kaq shumë pyetje?” Kjo ishte që nga fillimi, që të jem i sinqertë me ju.

Por ndjeva se të gjithë – dhe babai im ishte një shembull i mirë për mua, pasi ishte një njeri i sinqertë, i përulur, shumë i dashur me mamin, me ne, dhe nga rriti sipas parimit të faljes, në rregull? Unë mendova se të gjithë në islam ishin kështu.

Kur isha 18 vjeç dhe u arrestova nga izraelitët dhe isha në një burg izraelit nën administratën izraelite, Hamasi kishte kontroll të anëtarëve të saj brenda burgu dhe pashë torturat e tyre; (ata ishin) duke i torturuar njerëz në një mënyrë shumë, shumë të keqe.

GAZETARI: Anëtarët e Hamasit i torturonin anëtarët e tjerë të Hamasit?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Udhëheqës të Hamasit! Udhëheqës të Hamasit që ne shohim në TV tani, dhe udhëheqës të mëdhenj, përgjegjës për torturimin e anëtarëve të tyre. Ata nuk më torturuan mua, por ishte një tronditje për mua, t’i shihja ata duke i torturuar njerëzit: duke futur gjilpëra nën thonjtë e tyre, duke ua djegur trupin. Ata ata i vranë shumë prej tyre.

GAZETARI: Cili është mesazhi juaj qendror për çdo mysliman që është duke të dëgjuar tani?

MOSAB HASSAN YOUSEF: Mesazhi im për ata është, para së gjithash, që të hapin mendjen e tyre. Ata lindën në familje myslimane – kjo është mënyra se si e morën islamin dhe kjo është si me [...] fe tjetër, si të rritesh (në) një familje të krishterë apo të rritesh (në) një familje judenjsh..

Pra, ajo ku dua të dal është se dëshiroj që këta njerëz t’i hapin sytë e tyre, mendjet e tyre, të fillojnë të kuptojnë dhe të imagjinojnë (sikur) të mos kishin lindur në një familje myslimane. Dhe të përdorin mendjen e tyre.

Përse ua dha Perëndia mendjen? Të hapin zemrën e tyre. Të lexojnë Biblën. Të studiojnë fenë e tyre. Dëshiroj të hap portën për ata, dëshiroj që ata të jenë të lirë. Ata do të gjejnë një jetë të mirë mbi tokë thjesht duke ndjekur Perëndinë – dhe ata do të garantojnë jetën tjetër.

(Jonathan Hunt , “Biri i udhëheqësit të Hamasit e lë mbrapa islamin dhe përqafon krishterimin”, Fox News Online, 12 gusht, 2008).

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2010%2F03%2F11%2Fdeshiroj-qe-ata-te-hapin-zemren-e-tyre%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Postime te ngjashme:

Zemren lame peng Eurovizionit 2008 ne Beograd sapo i eshte shtuar edhe kenga...

Doja ta vrisja
Kam kaluar shume vite ne burg, qe kur kalova ne territorin e Maqedonise. Kane qene vitet me te veshtira te jetes sime.

Kur u ktheva ne shtepine time, diku ne Alpet e Shqiperise, u befasova kur pashe qe babai im kishte mbi tavoline nje liber te Dhjates se Re, Ungjillin sipas Gjonit. Nje vale zemerimi pershkoi gjithe trupin dhe ne inat e siper duke iu sulur babait tim e detyrova te me tregonte se kush ia kishte dhene.

Babai, qe ishte rrezuar per toke, me tregoi per misionarin qe ishte ne qytetin tone dhe per vizitat e shumta qe ai bente ne shtepine tone. Kur babai me tha qe edhe ai ishte bere i krishtere, nuk e permbajta veten por u sula kunder tij. Sot kur e kujtoj ate situate, me vjen turp per veten dhe bishen qe ishte brenda meje.

Mbaj mend qe sapo mora vesh per misionarin, mora pistoleten e karikova dhe i tregova prinderve qe do t’ia paguaja njehere e pergjithmone misionarit te krishtere qe kishte cnderuar familjen tone.

Me pistoleten ne brez i zura prite ne rrugen ku ai kalonte cdo mengjes dhe sapo pashe fugonin e tij te vjeter qe po afrohej ne drejtimin tim e ndalova dhe ndersa po i afrohesha misionarit qe po drejtonte makinen, zemerimi vetem shtohej dhe shtrengoja pistoleten ne brez.

Kur u afrova afer tij dhe po e shikoja ne sy, dicka e cuditshme ndodhi. Zemerimi u fashit dhe mbaj mend qe vetem i zgjata doren ne shenje miqesie dhe e ftova te vinte tek shtepia jone. Por ngaqe ai po shkonte ne nje fshat tjeter, nuk e luta shume.

Ai u largua dhe une kisha mbetur i vetem dhe i hutuar per ate qe kishte ndodhur. Cfare me ndodhi? Kush me pengoi ta vrisja? Pse hoqa doren nga pistoleta?

Kur u ktheva ne shtepi mamaja ime po me priste duke qare, sepse ishte e sigurte qe une e kisha vrare dhe qe se shpejti do te perfundoja edhe njehere ne burg, por kesaj rradhe pergjithnje. I tregova asaj se cfare kishte ndodhur dhe pastaj shkova ne dhomen time.

Shume fatkeqesi me ndodhen ne vitet ne vazhdim. Nje vella i imi me vdiq dhe pas kesaj si pasoje e nje shembjeje te tokes, shtepia jone u shkaterrua plotesisht.

Mbaj mend qe rastesisht iu afrova ungjillit te babait tim dhe ndersa po shfletoja faqet me goditen disa fjale: “Lypni dhe do t’ju jepet, kerkoni dhe do te gjeni.”

Ashtu sic isha, u gjunjezova dhe i kerkova Jezusit, te cilit babai im i besonte, te siguronte nje shtepi per ne dhe nese do ta bente une do t’i besoja Atij pergjithnje me gjithe jeten time. E di qe Bibla thote: “Mos e tundo Zotin tend”, por une e bera ne paditurine time.

Vetem pak kohe me vone Zoti pergjigjet.

Nje i aferm i yni, te cilin nuk e kisha shume qejf, kishte blere nje are bashke me nje shtepi si dhurate per familjen tone. Isha i shokuar nga menyra se si Zoti ishte pergjigjur. Nga ana ime une e mbajta fjalen qe i dhashe Atij. U gjunjezova duke i kerkuar falje per mekatet e mia dhe duke e ftuar Jezusin te me ndryshoje.

Ky vendim e ka ndryshuar krejtesisht jeten time dhe te familjes sime.

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2010%2F02%2F27%2Fdoja-ta-vrisja%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Juliana Pasha – Jeta qe kam enderruar.
Kam filluar të punoj për herë të parë në pub, në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare. Altini punonte aty. Momenti i parë që kam pasur rastin ta dëgjoj të luante në kitarë, ndjenja me të cilën ai luante… nuk e di, por rashë në dashuri. U dashurova jo vetëm me mënyrën sesi luante, por edhe me atë si person. Edhe atij i ka ndodhur e njëjta gjë kur më ka dëgjuar mua të këndoja, gjë që ma ka thënë vite më pas. Vetë muzika na ka lidhur!

E megjithatë, pavarësisht se kisha gjithçka, punoja në një pub bashkë me të fejuarin tim, me të cilin ishim shumë të dashuruar, gjithashtu bënim një punë që vlerësohej shumë, unë kisha një boshllëk që nuk e plotësonte dot asgjë. Secili nga ne ka një vend bosh në zemër. Unë isha vërtet e kënaqur me çfarë kisha, por nuk isha e lumtur.

Miku ynë prej vitesh, Saimir Braho na foli për Zotin për rreth dy vite. Ndërkohë që unë refuzoja të dëgjoja, Altini, i fejuari im, dëgjonte dhe diskutonte. Në atë periudhë patëm të dy në të njëjtën kohë, disa probleme shëndetësore. Kemi pasur dy të njëjtin problem. Shkuam në kishë dhe gjetëm ngrohtësi. Ajo që po kalonim na bënte të kishim nevojë për atë ngrohtësi. Një ditë, teksa po ktheheshim nga një takim në bashkësi, ndaluam makinën dhe të dy së bashku i dorëzuam Zotit jetët tona.

Jam falënderuese për Zotin dhe, ashtu siç thuhet në psalme: “Unë e dua Zotin, sepse ai është kështjella ime”. Të mendosh se ke dikë që të mbështjell fort, të mban në të ftohtë, në të ngrohtë, nuk ka rëndësi si janë kohërat, me shi, me breshër, Ai është gjithmonë pranë teje, kujdeset për ty dhe ti gjen mbështetje tek Ai. Janë krahët e Tij ata që na mbajnë, sa herë që kemi nevojë për ta.

Gjithashtu, jam mirënjohëse që kam një dhunti vërtet shumë të mirë prej Zotit. Të kesh dhuntinë e të kënduarit, do të thotë të kesh një dhunti të dukshme, një talent që shërben për ta adhuruar Atë, por edhe për të punuar. Dhe vërtet jam e bekuar me këtë.

Martesa na ka lidhur më tepër me njëri-tjetrin, na ka bërë ta njohim, ta duam e ta pranojmë  plotësisht njëri-tjetrin për atë që është secili nga ne.  Mendoj se lidhja jonë është më e pastër dhe më e fortë, për shkak të besimit tonë. Sado që të jesh i dashuruar, lidhja nuk ka për të qenë aq e fortë, sa kur e ke Zotin në qendër të jetës.

Jam shumë, shumë  e lumtur! Është tamam sikur kjo ishte jeta që ëndërroja! Zoti na ka dhënë shumë bekime në një kohë kaq të shkurtër, bekime që nuk i meritonim e as mund t’i meritonim kurrë.

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2009%2F05%2F30%2Fjuliana-pasha-jeta-qe-kam-enderruar%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Postime te ngjashme:

Nga erdhi bre jeta?  Në 1967 astronomët u habitën kur zbuluan sinjale radioje...

Jeta ime ne nje filxhan kafeje  Nuk mbaj mend kur ishte hera e pare qe...

Kur jeta kaloi neper Ballsh  Jeta! Eshte nje fjale, qe per shekuj e vite...

Eduard
Miq te dashur jemi shume te gezuar qe me ne fund kemi mundesine te publikojme nje pjese te jetes te nje shqiptari qe transformohet ne menyre radikale. Nga nje kriminel kthehet ne nje njeri qe flet vetem per dashurine. Transformimi i tij nuk eshte vetem me fjale por edhe me vepra. Pas ketij ndryshimi qe ndodh ne jeten e tij ai pendohet dhe kthehet ne Greqi per t’u dorezuar tek autoritetet greke per krimin qe kishte kryer disa vite me pare. Ngjarja beri shume buje ne te gjithe Greqine.

Ca e detyroi kete te ri te dorezohej dhe t’i kthehej burgut? Lexojeni me poshte kete historike fantastike dhe plot drame:

Kam lindur dhe jam rritur në pjesën verilindore të Shqipërisë, një zonë ku tradita është e rëndësishme për banorët e saj. Fëmijëria ime kaloi këndshëm dhe nuk hasa probleme të vërteta, derisa hyra në moshën e adoleshencës.

Ëndrra e fëmijërisë ishte të bëhesha oficer policie, por gjithashtu ëndërroja të grabisja ndonjë bankë, të pasurohesha dhe t’ia mbathja bashkë me paratë.

Nga familja kam prejardhje myslimane, gjë që nuk kishte rëndësi të veçantë për familjen time. Mendoja se përkatësia fetare ishte diçka vetëm sa për ta pasur dhe asgjë më tepër. Isha i bindur se askush nuk besonte me të vërtetë në Perëndinë dhe se shumica e njerëzve ishin ateistë. Në familje nuk i ndiqnin ritet fetare. Megjithatë, ndonjëherë mendoja se duhet të ekzistonte diçka, diçka misterioze që kishte të bënte me jetën, por nuk e dija se çfarë ishte.
Ditët i kaloja duke luajtur futboll dhe duke u sjellë vërdallë me shokët.

Shkollën nuk e kisha përzemër. Kisha një ndjesi të veçantë se një ditë do të bëhesha pasanik. Kur mbusha trembëdhjetë vjeç jeta ime ndryshoi. Deri në atë kohë kisha bërë një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë, por pastaj fillova të ndryshoj. Fillova të grabisja dhe të plaçkisja njerëz për para. Jeta ime filloi të merrte për keq. Policët më rrihnin sa herë që më kapnin duke vjedhur, por nuk më bënte përshtypje se isha mësuar disi, ngaqë edhe babi më kishte rrahur gjatë fëmijërisë.

Fillova të ngjisja shkallët e “karrierës” si kriminel dhe për pak kohë arrita të bëhesha një nga drejtuesit e bandës më famëkeqe të qytetit. Sa më shumë zhytesha në botën e krimit, aq më shumë më vriste ndërgjegjja. Ndihesha sikur isha ndarë në dy pjesë. Një pjesë e imja ishte e mirë, ndërsa tjetra me të vërtetë e ligë. Por për të tilla gjëra nuk mund të flisje me anëtarët e bandës dhe as me ndonjë njeri tjetër. Ndërkohë, me mendjen time justifikohesha se grabisja të pasurit, sepse kishin mjaft para dhe se ata e kishin vënë pasurinë në një mënyrë të pandershme.

Një ditë vodha para nga zyra ku punonte nëna si biletashitëse treni. Vendosa të largohesha nga Shqipëria ndërkohë që policia më ishte vënë pas. Iu shmanga policisë dhe nëpër male ia mbatha për në Greqi. Atje rashë në kontakt me kriminelë dhe bëja një jetë edhe më të keqe se më parë. Synoja vetëm të pasurohesha dhe, për t’ia arritur kësaj, isha gati të mos kurseja as jetë njerëzish. Bëja plane që një ditë të kthehesha i pasur tek prindërit, t’u sillja para e kështu të përpiqesha t’u ktheja diçka për gjithë vuajtjet që u kisha shkaktuar.

Në Greqi bëra lloj-lloj veprash kundër ligjit, ndërkohë që i fshihesha policisë dhe autoriteteve. Fillova të merrja drogë e, ndonjëherë, edhe kokainë. Fantazia më çonte tek ëndrra ime e kahershme: të bëhesha i pasur. Një ditë po grindesha me dikë. Bëhej fjalë për njëzet e pesë mijë dollarë. Unë isha më i fortë dhe zënka përfundoi me vdekjen  e tij. Isha shndërruar në një njeri të vrazhdë dhe nuk e vrisja mendjen për faktin se kisha vrarë një njeri. E konsideroja jetën njerëzore: “një luftë mes shtazëve”. Peshku i madh e ha të voglin. Kisha nisur të luaja bixhoz dhe shpesh humbisja e mbetesha pa para.
Gjatë kohës që isha në Greqi, motra që jetonte në Shqipëri kishte besuar në Jezusin. Ajo filloi të lutej për mua. Kisha edhe një motër tjetër të paralizuar. Mendoja shpesh për të. Përse ajo që nuk kishte bërë ndonjë të keqe në jetë ishte e paralizuar, ndërsa unë që kisha bërë tërë ato ligësi mund të lëvizja e të bëja ç’të doja? Me kalimin e kohës jeta ime filloi të futej në kriza. Nga natyra isha tip që i analizoja gjërat dhe po përpiqesha të kuptoja gjithçka në lidhje me jetën. Deri në atë kohë kisha qenë i bindur se krishterimi ishte një ide e një personi të zgjuar dhe tani shumë priftërinj e përdornin këtë si mjet jetese.

Pas rreth tre vjetësh që jetoja në Greqi, vendosa të kthehesha në Shqipëri. Gjatë asaj periudhe kisha bërë disa vizita të shkurtra në shtëpi dhe i kisha dhënë ryshfet policëve që të mos figuroja më person i kërkuar. Por, gjatë njërës prej vizitave, bashkë me të tjerë, kishim grabitur një pikë karburanti dhe përsëri isha shpallur person në kërkim. Megjithatë, isha i vendosur të kthehesha në Shqipëri, duke menduar se edhe këtë herë do të dilja pa u lagur, por kur u ktheva më dënuan me tre vjet e gjysmë burg.
Në burg fillova të lexoja më shumë dhe rashë në kontakt me të krishterë që vizitonin të burgosurit. Mora edhe disa libra të krishterë dhe fillova t’i lexoja. Në fillim lexova për dhjetë urdhërimet. Vura re se kisha thyer çdonjërin prej tyre. Pastaj lexova për dashurinë e Perëndisë, për çdo njeri që kishte humbur. Kjo gjë më preku thellë në zemër. Gjithashtu, kuptova se përveç parajsës ekzistonte edhe ferri.
Ndërsa lexoja, vura re se mendimet filluan të më ndryshonin. Doja të kisha një jetë ndryshe nga jeta e deriatëhershme, megjithata luftoja me dëshirën për t’u pasuruar. Kur dola nga burgu, fillova të merresha me trafik droge dhe armësh, por nuk më shkonte në mend të vrisja ndokënd. Familja vazhdonte të lutej për mua. Shkova të jetoj në qytetin e lindjes, ku banonte edhe motra që ishte besimtare. Ajo më ftoi të shkoja në kishë, por, megjithëse shkova, mbajta njëfarë distance. E kuptoja se po të bëhesha i krishterë nuk mund të vazhdoja të bëja të njëjtat gjëra.

Në atë kohë po merresha me trafik droge dhe armësh dhe bashkëpunoja me një bandë. Në një nga udhëtimet, duke transportuar armë, na ndaluan pranë Elbasanit. Disa persona na kontrolluan dhe na lejuan të hipnim përsëri në makinë. Pasi ishim larguar nja 60 metra, njëri prej tyre filloi të qëllonte me kallashnikov. Personi ngjitur me mua mori shtatë plumba në trup. Isha i gëzuar që mbeta gjallë dhe fillova ta respektoj Perëndinë.

Një natë u luta: “Nëse ekziston, m’u shfaq!”, i thirra. “Perëndi nëse je aty, të lutem sill dritë në dhomë time!” Ishte ora dymbëdhjetë e natës dhe nuk ndodhte që të kalonin makina pranë banesës, por ja që brenda një sekonde, drita e një makine ndriçoi dhomën. Kisha kaq frikë, shumë frikë. Njëzet e katër orët që vijuan i kalova duke qarë dhe duke e lënë jetën time në dorë të Jezusit. Pas kësaj jeta ime ndryshoi krejtësisht.

Fillova të shkoj në kishë bashkë me motrën dhe kunatin. Në të njëjtën kohë, ngjitesha në mal dhe lutesha. Me shumë zell fillova të lexoj Biblën. Ndjesia që kisha kur ndodhesha vetëm në mal ishte shumë e veçantë. Në një mënyrë të re u mbusha me një lumturi të madhe, thjesht duke qenë me Jezusin.
Kaloja kohë me Perëndinë dhe ishte sikur kisha një lumturi të re në jetë, një lumturi ndryshe nga ajo që kisha përjetuar kur merrja drogë, por kur njerëzit që më njihnin më takonin, ata mendonin se isha nën ndikimin e drogës.
Një ditë i tregova kunatit për jetën që kisha kaluan në Greqi dhe se atje kisha vrarë një njeri. Kunati më tha se duhej të merrja një vendim në lidhje me të kaluarën, por edhe se do të më bënte të rritesha e të forcohesha si besimtar i krishterë. M’u deshën tre vjet e gjysmë derisa vendosa të dorëzohesha te autoritetet greke. Shkova deri në kufirin e Shqipërisë me Greqinë dhe kur arrita në pjesën greke u thashë se disa vjet të shkuara kisha vrarë një njeri në Greqi.

Ndjeva një lloj lehtësimi kur m’i hodhën prangat. Për shumë vjet, qëkurse kisha besuar në Jezu Krishtin, e kisha ditur se një ditë të më duhej ta hidhja këtë hap. Në seancën e parë më dënuan me gjashtëmbëdhjetë vjet e gjysmë burg. Pas nëntë muajsh çështja ime u gjykua përsëri dhe dënimi ishte katërmbëdhjetë vjet, por më liruan për sjellje të mirë pas pesë vjetësh e nëntë muajsh.

Miqtë u lutën shumë për mua gjatë kohës së burgut. Marrëdhënia ime me Jezusin ishte e fortë dhe ishte sikur ai e kishte formuar rishtas jetën time. E ndieja dashurinë dhe faljen e tij dhe mendoj se koha në burg e formoi jetën time në mënyrë të tillë që të mos i gjykoja lehtësisht të tjerët, por të kisha mëshirë dhe dhembshuri për ta. Ku është Perëndia ka liri. Besoj se koha e vuajtjes nuk ishte asgjë krahasuar me humbjen e përjetshme.

Më 6 tetor 2007, kur dola nga burgu, i kërkova Zotit të më udhëhiqte në lirinë e re. Doja të qëndroja në lutje pranë Jezusit. Jezusin e kam më të rëndësishmin në jetë. Nuk e di sesi do të jetë e ardhmja ime, por ëndrrat do të shkojnë. Ajo që dua është të jetoj për lavdi të Perëndisë.

Eduard

(marre nga Revista Ilira)

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2009%2F05%2F27%2Feduard%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Kush u kthye prej se vdekuri?
“A ka jete te perjetshme?” e pyeta vajzen e re iraniane, qe ate paradite kishte ardhur ne gjimnazin tone, per te na ftuar ne nje takim te vecante pasdite.

‘Po” m’u pergjigj ajo pa asnje hezitim, gje qe me beri shume pershtypje. Si mund te ishte kaq e sigurte?

“Po si e di ti?– vazhdova ta pyes me tej– Si ta dime? Kush eshte ngjallur nga te vdekurit qe te na tregoje qe ka nje bote tjeter pertej?”

“Jo, asnje nuk eshte kthyer– u pergjigj ajo– por a ke menduar ndonjehere, se kur nje foshnje eshte ne barkun e nenes, ai nuk eshte i vetedijshem per boten qe eshte pertej tij. Por ai jeton aty derisa te jete gati per te ardhur ne nje jete tjeter, ne nje bote shume me te madhe se sa ajo qe njeh brenda”.

Edhe pse atehere nuk e kuptoja sic e kuptoj tani punen e foshnjes ne barkun e nenes (nje nene e di mire se per cfare po flas), ky shembull shenoi hapat e mia te para per te besuar qe mbase kishte me tamam nje bote tjeter pertej vdekjes. Qysh atehere vazhdova te shkoja ne takimet e ketij grupi fetar. Shkoja me zell, degjoja gjerat e para per lutjen, njerezit dukeshin miqesor e te dashur. Ishte nje lloj bote e re qe nuk e kisha njohur me pare. Kjo ishte kur sapo ishte hapur Shqiperia dhe presidenti Ramiz Alia ksihte dekretuar lirine e besimit.

Megjithate dicka sikur nuk klikonte. Edhe pse po beja ato qe mesoja ne keto takime, lexoja librat qe me kishin dhene, beja lutjet ne kohet e caktuara e ne menyrat e caktuara, Zoti prape se prape sikur ishte pak me i pranueshem si koncept, por mua me mungonte nje lidhje e zemres me te- ate per te cilen isha duke kerkuar.

Ishte atehere kur per here te pare lexova Biblen (ne anglisht) dhe degjova per historine me te pabesueshme, por qe pa kuptuar me rrembeu zemren time, edhe pse mendja ime nuk mund te kuptonte gjithcka, zemra ime ndihej plot. Ato fjale nga Bibla me shuanin etjen qe kisha, me sillnin nje lloj gezimi, nje lloj paqeje qe nuk dija ta shpjegoja.

Dhe aty gjeta pergjigjen e pyetjes qe kisha kohe qe e beja “A eshte kthyer, ngjallur dikush prej te vdekurve qe te na tregoje se ka jete pertej vdekjes?”

Ndersa Pashka po afron, kemi rastin te degjojme e shqyrtojme ngjarjen me te jashtezakonshme dhe me te pabesueshme ne historine e njerezimit! Ringjallja- nje mit apo nje fakt? Dhe ca ka te beje ringjallja me mua dhe ty?

Tags: Jezusi, Bibla, Ringjallja, Pashka, Ramiz Alia, histori, Shqiperi, gjimnaz, jete, libra, paqe, zemer, besim, Zoti

Jezusi tha “Une jam ringjallja dhe jeta. Kush beson ne mua nuk vjen ne gjyq, por ai ka kaluar nga vdekja ne jete”

Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para?

Te jetosh me shprese.

Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit.

Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.

Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.

A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta per ty?

Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2008%2F03%2F22%2Fkush-u-kthye-prej-se-vdekuri%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Postime te ngjashme:

Kush vendos fati apo une? “Me do, s’me do, me do, s’me do…” dhe ose...

Te riperkufizosh suksesin.
nga Ed B.

Ne 1977, besoja se isha i suskesshem. Isha bashkepronar i nje biznesi te sukseshem. Kisha nje doktorature (Ph.D), isha i martuar dhe kisha tre femije. Besoja qe te gjitha keto i kisha arritur fale kapacitetit dhe zgjuarsise sime. Mendoja qe mund te arrija gjithcka, vetem nese perpiqesha mjaft. Njohurite e mia, vullneti i forte, diplomat e Universitetit dhe titujt qe kisha, suksesi ne biznes ishin te rendesishme per mua, dhe i vura keto gjera permbi cdo gjeje tjeter.

Biri im, Alen kishte prioritete te tjera. Ai u perpoq te me tregonte se cfare ishte Jezusi Krishti per te, por une isha i bindur se nuk kisha nevoje per Jezusin. I thashe Alenit se mund te arrija vete gjithcka doja. Isha nje kundershtues i vendosur i krishterimit, aq sa Aleni i tha nje miku te tij se babai i tij kurre nuk do te behej i krishtere.

Duke lexuar te verteten.

Aleni u semur rende dhe u shtrua ne spital. Kur zemra e tij pushoi, une qendrova pas deres se dhomes se urgjences, i perlpleksur nga dhimbja, ankthi dhe te qenurit i pafuqishem. Ishte aty qe kuptova se nuk mund te beja vete gjithcka. Nuk mund te beja asgje per tim bir, ndersa ai ishte ne kufi te vdekjes. Nuk dija as si te lutesha.

Aleni i mbijetoi sulmit kardiak, por mbeti ne spital per nje kohe te gjate, duke vuajtur nga nje infeksion i rende i kokes. Ai me tha “Zoti e di se c’ben. Nese qellimi i tij eshte qe permes vuajtjeve te mia ti te njohesh Jezusin, atehere gjithcka po kaloj tani ia vlen.”Me kishte lene pa fjale!

I lexova Biblen Alenit cdo dite, te koka e krevatit te tij. Per here te pare, fillova te mesoja per Biblen dhe Jezusin. Besimi i forte i Alenit, i gershetuar me cfare po lexoja ne Bible, me ndihmuan te kuptoja se Jezusi ishte real. Ai shpalli te ishte Bir i Perendise. U binda se Ai me siguri po thoshte te verteten, keshtu qe pranova te besoj theniet e tij.

Paqe pertej kuptimit.

Nje muaj me vone, i kerkova Jezusit te merrte ne dore jeten time, te behej Zoti dhe Shpetimtari im. E dija se Zoti donte qe te kisha nje jete me me shume kuptim. Aleni u gezua tej mase kur i tregova per vendimin tim! Ishte lutur per kete per nje kohe te gjate.

Tre jave pas vendimit tim, Aleni ra ne koma. Per tre dite rresht, isha te koka e shtratit te tij, deri sa me ne fund ai u largua nga kjo jete, per te qene me Zotin dhe Shpetimtarin e tij. Kisha pritur me gezim per nje jete ku babe e bir ndanin te njejtin besim, por tani Aleni nuk jetonte me. Megjithate e dija se tani ai ishte ne parajse dhe qe nje dite do ta shikoja ate perseri. Edhe pse dhimbja ishte goditese, Perendia na dha mua dhe gruas sime nje paqe dhe shprese qe tejkalon cdo lloj arsyeje njerezore.

Perendia eshte i pari tani ne jeten time. Parimet e mia ne marrjen e vendimeve kane ndryshuar plotesisht. I kerkoj Perendise te me ndihmoje ndersa marr vendime te perditshme te biznesit tim dhe nuk mbeshtetem me thjesht ne mendjen dhe njohurite e mia. Kam pare se urtesia e pafund e Perendise eshte me superiore se sa e imja ne menyre te pakrahasueshme.  Mbi te gjitha, ka gezim ne jeten time, pavaresisht nga cfare ndodh. Dhe e di se kam jeten e perjetshme te cilen e pres me gezim.

Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para?

Te jetosh me shprese.

Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit.

Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.

Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.

A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta qe po kerkon?

Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.

marre nga www.powertochange.com

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2008%2F02%2F15%2Fte-riperkufizosh-suksesin%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

Hirushja vdiq
U rrita me deshiren per t’u martuar dhe te jetoja pergjithmone e lumtur, ashtu si Hirushja. Kur Carli me propozoi, me shume kujdes shtrova hapin per endrren time.

“Do te te ve ty te parin ne jeten time”– i thashe. “A do te me vesh ti te paren ne jeten tende?” Ai me tha qe do ta bente.

Por me mbarimin e muajit tone te mjaltit, mbaroi edhe perkujdesja e Carlit ndaj meje. Ai donte te fokusohej ne karriere. U ndjeva e zhgenjyer dhe e lene pas dore. Ne 12 vitet pasues, une isha ajo qe do te kujdesej per te, duke u perpjekur qe ta bente ate te me donte ashtu sic doja te me donte dikush. Sa me shume perpiqesha une, aq me shume largohej ai prej meje.

Perralla mbaroi.

Depresioni im shtohej, ndersa karriera e Carlit arrinte majat.   Isha e entuziazmuar, kur ai filloi te trajnohej per te shkuar ne Hene. Megjithate thelle thelle mezi po prisja qe kjo te mbaronte. Thelle thelle mendoja “me siguri, kur kjo te mbaroje, ai do te kthehet tek une. Une do te jem e para per te.”

Por ai nuk e beri. Kishte impulse te nje qeni pune. Ndiqte nje liste me qellime, ne te cilen une isha personi i fundit. Fillova te konsideroja divorcin, por vrisja mendjen nese ndonje burre do te mund te me donte ashtu si doja une. Ne fakt, a ekzistonte ndonje gje e tille si martesa e persosur? Nuk me dukej me keshtu.

Ne kerkim te permbushjes.

Fillova te kerkoj gjera qe te me permbushnin. Nisa nje karriere, iu perkushtova dhe punes vullnetare te kishes sime  ne ndihme te te varferve dhe nevojtareve. Asgje nuk funksionoi. Arrita madje te provoja drogen. Por kur edhe marijuana nuk punoi, atehere mendova se ndoshta jeta nuk kishte qellim. Thjesht jeton dhe vdes, kaq eshte. Nuk ka asgje tjeter aty.

Fillova te mendoj per vetevrasjen. Isha martuar me nje burre te famshmesh, kisha nje shtepi te bukur, femije te shendetshem, nje mal m epara, dhe prape nuk kisha shprese ne jeten time.

Carli dhe une shkuam ne nje seminar te vecante, te quajtur “Fundjava e rizgjimit shpirteror”. Degjuam se si folesit qe ishin ftuar treguan se pari histori te verteta se si Jezusi kishte sjelle ndryshim ne jeten e tyre. Ata thane se Jezusi u pergjigjej lutjeve-dicka qe une kurre nuk e kisha pare te ndodhte ne jeten time. Ata njerez kishin dashuri dhe gezim.

Kisha provuar gjithcka tjeter, ndaj vendosa te provoja Zotin.  Nuk e dija nese ekzistonte ne te vertete, apo nese Jezusi ishte Biri i Perendise e cfare do te thoshte kjo; thjesht nuk doja me te isha une ne kontroll te jetes sime.

Nje dashuri e plotesuar.

Fillova ta kerkoja permbushjen tek Zoti. Nisa te lutesha per gjera te ndryshme, dhe mora pergjigje! Po ndodhte gjithmone e gjithmone. Isha bindur se Zoti ekzistonte dhe se Ai u pergjigjej lutjeve!

Me ndimen e Zotit, zemra ime u clirua prej zemerimit. Mesova ta dua Carlin pa kushte, pavaresisht nese do te ma kthente dashurine apo jo.

Sot, Zoti eshte i pari ne jeten time. Ai me ka hequr depresionin, ka sheruar martesen tone dhe me ka dhene nje arsye pse te jetoj. Jeta nuk eshte si nje perralle, por dashuria e Zotit ka plotesuar etjen time me te thelle per nje jete me qellim dhe te kuptimshme.

Hidhi nje veshtrim jetes tende. Si do ta pershkruaje? E kenaqshme? E nxituar? E gezueshme? Gjithe stres? Qe ecen perpara? E terhequr? Per shume prej nesh jane te gjitha keto nga pak. Ka gjera per te cilat enderrojme t’i bejme nje dite, ka te tjera te cilat do te donim t’i harronim. Ne Bibel na thuhet se Jezusi erdhi per te bere gjithcka te re. Si do te dukej jeta jote nese do te mund ta rifilloje nga e para?

Te jetosh me shprese.

Nese je duke kerkuar per paqe, ka nje menyre si te balancosh jeten tende. Askush nuk mund te jete i persosur, apo te kete nje jete te persosur. Por cdonjeri prej nesh ka mundesine te perjetoje paqen e persosur qe vjen nga nje marredhenie personale me Perendine, permes Jezu Krishtit.

Ti mund ta pranosh Jezusin tani, me besim, permes nje lutjeje.

Zot Jezus, dua te te njoh ty vete. Faleminderit qe ke vdekur ne kryq per mekatet e mia. Une e hap deren e jetes sime dhe te ftoj te hysh si Shpetimtari dhe Zoti im. Merre ti ne dore jeten time. Faleminderit qe me ke falur mekatet dhe me ke dhene jeten e perjetshme. Me bej personin qe Ti do qe te jem.

A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Mund te lutesh keshtu tani, dhe Jezusi do te vije ne jeten tende, ashtu sic ka premtuar.

A eshte kjo jeta qe po kerkon?

Nese ke ftuar Jezusin ne jeten tende, falenderoje Perendine qe eshte ne jeten tende, qe kurre nuk do te te braktise dhe qe tani ke jeten e perjetshme. Ndersa meson me shume per marredhenien tende me Perendine, dhe sa shume Ai te do ty, do ta perjetosh jeten ne plotesine e vete.

Dottie.D marre nga www.powertochange.com

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2008%2F02%2F15%2Fhirushja-qe-sjetoi-kurre%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />

I humbur ne Universin gjigant
Më kujtohet si tani momenti kur ndodhesha i ulur pranë gjyshes sime me një foto të universit në dorë dhe i thoja: “Pa hë, moj nëna, ma trego ku është Zoti? E shikon që nuk ka? Ajo më dha një buzeqeshje, dhe unë vazhdova përsëri: “Në kohët tënde nuk kishte foto dhe as njeri nuk e kishte parë Universin, ndaj njerëzit besonin në Zot, kurse tani është ndryshe, nëna.
Zëri i saj akoma më ushton në veshët e mi teksa më thoshte: “Atje është bir, atje.”

Ishte viti 1990 kur për herë të parë dëgjova për eksistencën e Zotit nga gjyshja ime dhe po atë vit kurreshtjen time rreth Tij e zgjoi edhe më shumë filmi “Jezus”.

Ngurtësimi i mendjes sime ndaj ekzistencës së tij filloi të zbutej edhe më tej nga disa broshura që tregonin rreth Tij të cilat rastësisht më ranë në dorë. Më habiste fakti që ato tregonin që njeriu është i përjetshëm.
“E si vallë, nuk e dinë këta që njeriu vdes, si mund të jetë i përjetshëm?”- mendoja shpesh me veten time. Por thellë në zemrën time e dija se duhej të ekzistonte përjetësia, ndryshe bota do ishte pa një kuptim.

U desh disa kohë para se unë të besoja ekzistencën e Zotit dhe jo vetëm kaq por kjo shkoi paralelisht dhe me njohjen e Tij. Kureshtja në lidhje me vërtetësinë e atyre gjërave që kisha dëgjuar për Zotin dhe për Jezus Krishtin më shtyu të shqyrtoja më me seriozitet çështjen “Perëndi”.
I etur për të ditur më shumë rreth kësaj QËNIEJE fillova të lexoja Biblën dhe të shkoja në ambjente ku flitej më shumë rreth saj.

U desh një periudhë kohe që të bindesha në ekzistencën e Zotit dhe vërtetësinë e Jezus Krishtit. Dhe kur kjo ndodhi, brenda vetes kuptova se megjithëse i rrethuar nga shumë njerëz të dashur, sa vetëm dhe sa i humbur kisha qënë në mes të këtij Universi gjigant.
U plotësova brenda vetes kur fillova ta njihja personalisht Krijuesin e Universit.

U lehtësova kur pashë dashurinë e tij të pakushtëzuar nëpërmjet Jezus Krishtit për mua, personalisht.
Çdo njeri bën zgjedhje në jetë, dhe unë jam i lumtur që zgjodha të isha me Krijuesin.

<fb:like href="http%3A%2F%2Funejetoj.org%2Funejetoj%2F2008%2F01%2F13%2Fi-humbur-ne-universin-gjigant-2%2F" layout="standard" show_faces="true" width="450" action="like" font="arial" colorscheme="light" />