Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje

Pa dyshim qe “Ezel” ishte nje serial qe rrembeu zemrat dhe kohen e shume shqiptareve. “Ezel” u kthye shume shpejt ne temat e bisedave, aq sa nuk me dukej me e cuditshme qe tek kaloja ne rruge te degjoja grupe te rinjsh te flisnin per Ezelin, apo burra e djem te mberthyer ne ekran ne nje lokal bastesh po qe nuk ndiqnin ndeshjet por Ezelin; te artikujve neper gazeta ku personazhe te njohur te medias dhe te artit jepnin opinionet e tyre rreth fenomenit Ezel. Ezel madje theu dhe rekordet e shikueshmerise duke konkuruar dhe mundur me sukses edhe nje nga spektaklet me te shikuar ne vitet e fundit ne Shqiperi sic ishte Big Brother.

Nuk e ekzagjerojme kur themi se Ezeli te mberthente ne ekran dhe te linte pa fryme. Disa e krahasuan ate me versionin modern te Konte Monte Kristos. Kurse mua qe nga fillimi me solli ne mend nje version shume me te lashte, te nje te riu i cili ashtu si Ezeli u tradhetua dhe u shit nga njerez me te afert se ata qe shiten Ezelin: vellezerit e tij. Te dy perfunduan ne burg per nje faj qe nuk e kishin bere, vuajten ne menyre te padrejte, u tradhetuan dhe u harruan. Te dy dolen nga burgu ne nje menyre paksa te mrekullueshme. Ezeli shpetoi si rezultat i miresise dhe besnikerise se Dajes, nje personazh mistik i serialit. Ndersa i riu tjeter shpetoi fale pagjumesise se faraonit per shkak te nje endrre qe kishte pare, dhe ky i ri dukej se ishte i vetmi ne perandorine e tij qe mund te shpjegonte endrrat.

Ezelit iu dha nje jete e re, permes nje identiteti te ri- nje fytyre e re, ze i ndryshuar, emer dhe pashaporte te re, dhe nje eskorte per ta bere te sukseshme.

Te riut tjeter iu dha gjithashtu nje mundesi e re. Brenda sekondes ai u shnderrua nga nje i burgosur ne personin numer 2 te perandorise, pas faraonit. Atij iu besua qeverisja e gjithe perandorise se Egjiptit. Faraoni i tha se ai gezonte te gjitha pushtetet dhe privilegjet e tij, dhe i ndalohej vetem nje gje: gruaja e faraonit.

Ezelit gjithashtu iu dha shume pushtet e para. Nga Omeri i thjeshte, lindur ne nje familje te thjeshte dhe modeste, u transformua ne Ezel, nje i ri i pasur dhe i sukseshem.

Ezeli u rikthye per nje arsye te vetme: te rimerrte te drejten qe i ishte rrembyer me force. Ne serine e fundit, Daja i shpjegon Ezelit se  si atij i eshte marre me dhune e drejta e tij dhe hakmarrja do te thoshte qe te rimerrte me dhune ate qe i ishte vjedhur.

I riu tjeter ndjek nje tjeter rrjedhe te jetes. Ai martohet me bijen e nje njeriu te rendesishem ne perandori. I lindin dy djem te cilet i quan Manasi dhe Efraim, te dy emrat kishin domethenien e lenies pas te dhimbjeve qe kishte kaluar dhe nisjes se nje jete te re ne mes te pikellimit.

Ezeli lufton me Omerin, me gjithcka qe ishte e dashur per Omerin, si edhe me zemerbutesine dhe besnikerine qe e karakterizonte Omerin, cka ne nje fare menyre u shfrytezuan prej Serdarit, Ejshanit, Xhengizit e Aliut per ta futur ne kurth. Per gjate gjithe serialit do te shohim dhimbjen dhe luften e brendshme te Ezel/Omerit, luften per te falur dhe presionin per t’u hakmarre. Pergjate kesaj lufte ai shperfytyrohet ne nje nje njeri qe ben gjithcka: vret, genjen, mashtron, urren, luan piset, ashtu si shoket e tij. Edhe pse te gjitha keto perligjen ne emer te hakmarrjes, Ezeli kupton se ka humbur prinderit e tij, sidomos te atin i cili nuk e njeh nje bir te tille. Ezeli humbet shoket e tij dhe njerezit me te dashur si Merti, vellai i tij, njeri pas tjetrit, e megjithate nuk terhiqet deri ne fund kur te gjithe jane mundur (Kanani etj) dhe ai mbetet i pakenaqur me “fitoren e tij”. Ne fund Ezeli kerkon te njohe kush eshte ai ne thelb, gje qe e gjen ne biseden e te birit Xhanit me shoqen e shkolles. “Une keshtu jam, une te dua deri ne fund, pavaresisht se cfare do te besh ti”. Kjo fraze e kujton Ezelin se kush ishte Omeri. Dhe Ezeli niset me vrap te ktheje Ejshanin te cilen sapo e ka mashtruar dhe braktisur.

I riu ne historine tjeter nuk kthehet per t’u hakmarre, ai vazhdon jeten e tij duke lene pas te shkuaren. Ne pamje te pare kur lexon historine e tij duket sikur vitet e vuajtjes se tij duken si nje sekonde dhe fshihen pa lene gjurme, derisa lexon per dy bijte e tij dhe emrat e tyre domethenes: Perendia me beri te harroj te keqijat qe me bene dhe Perendia me bekoi dhe me tha favor e sukses ne vendin ku jam. Tani per Jozefin ka Manas dhe Efraim.

POr Jozefit i erdhi rasti i shpagimit, kur vellezerit e tij vijne per te marre grure ne Egjipt, per shkak te zise se bukes ne vendin e tyre. Jozefi i njeh, qan ne fshehtesi, perpelitet me lendimin dhe vuajtjen e tij, e megjithate zgjedh nje rruge me te larte se Ezeli: Jozefi gjen forcen per te falur. Dhe jo vetem kaq, Jozefi arrin te njohe sovranitetin e Perendise ne jeten e tij, se Ai perdori edhe nje te keqe kaq te madhe sa ajo qe vellezerit i bene, per ta sjelle Jozefin ne nje vend suksesi dhe favori dhe per te perdorur ate per te shpetuar krejt familjen dhe popullin e tij. Jozefi thote “mos u trishtoni per keto gjera, sepse Perendia me dergoi perpara jush per te bere gati nje vend”

Ezeli ne fund duket se humbet gjithcka, pasi humbet gjene me te cmuar qe kishte, dashurine e jete se tij: Ejshanin, te cilen e donte aq shume saqe ishte gati t’i falte gjithcka, edhe tradhetine e saj. Por rruga e hakmarrjes nuk e kurseu Ejshanin dhe as Ezelin. Pa dyshim qe eshte nje histori e trishte, qe duhet te na beje te gjitheve te mendojme se hakmarrja te shfytyron, ajo qe ne fillim nis si nje e drejte per te rivendosur padrejtesine qe te kane bere, te rremben zemren, shpirtin, ne fund te merr peng te gjithin duke te shperfytyruar ne nje perbindesh per shkak te urrejtjes.

Prandaj kam menduar per Jozefin, pasi ai eshte e kunderta e Ezelit. Jozefi ia la hakmarrjen drejtesise hyjnore, permes viteve te gjata te mundimit e pikellimit, mesoi te clirohet nga urrejtja dhe te pranoje sovranitetin e Perendise ne jeten e tij. Falja cliroi Jozefin dhe e solli ne nje vend bolleku, ndersa hakmarrja skallveroi Ezelin dhe e solli ne nje fund te trishte.

Cdo dite secili nga ne, pavaresisht se jo te gjithe perballemi me keqdashjen dhe pabesine e njerezve me te afert ne menyren qe keta te dy u perballen, disi perballemi me te lenurit ne balte, me pabesira me te vogla, gjera qe thuhen e behen pas kraheve tane, berryla, ftohtesi per shkak te hatermbetjeve te kota etj. Cdo dite secili nga ne ka nje zgjedhje: ose te fale ose te marre hak.

Apostulli Pal e tha keshtu: “Mos u hakmerrni per veten o shume te dashur, por lerjani hakmarrjen Perendise sepse vetem Atij i takon” dhe diku tjeter shtoi “Dhe gjithe merakun tuaj hidheni mbi te, sepse ai merakoset per ju”.

Ka nje fuqi te jashtezakonshme ne falje. Te falesh nuk eshte dobesi. Te falesh eshte mencuri. Eshte te lesh te lire veten tende nga burgu i urrejtjes dhe shperfytyrimit, per t’ia dorezuar ate qe te ka bere keq Gjykatesit te Persosur: Ai eshte i paanshem.

Sot, zgjidh te jesh nje Jozef.

admin
View all posts by admin
s website

Share/Bookmark this!