Historia e Krishtlindjes

historia_krishtlindjes

(Historia e meposhtme eshte treguar nga nje mik i Jezusit qe i i qendroi prane gjate 3 viteve te fundit te jetes se Tij ne toke)

Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre“.

E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:“Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”“.

Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij; por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.

Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem, duke thënë: “Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar“.

Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi. Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.
Dhe ata i thanë: “Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit: “Dhe ti, Bethlehem, tokë në Juda, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin”“.

Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë. Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: “Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj“.

Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija. Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.

Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.

Reblog this post [with Zemanta]
admin
View all posts by admin
s website

Share/Bookmark this!

  • bore gashi

    jesusi ka than
    trokit e dot ju hapet dera mundov se do yju
    ndihmoj
    lypni se do tju jap
    ka arrdh koha qe te trokasim te lypim
    dhe te mundohem tja lirojm vendin jesusit
    qe te vi ne zemrat dhe shtepit tona
    sidomos rinija shqiptare ka shum nevoj
    per jezusin ishalla don zoti e jav zbut zemrat
    rinis ton e te bajn nje vend sado te vogel qe jesusi
    krisht te vi ne zemrat e tyne
    zoti e bekoft rinin ton dhe gjith shqiptaret
    kudo qe jan amen……

    Thumb up 0 Thumb down 0

    Pergjigju ketij komenti

  • rrahman

    kom deshir te di historin e jezusit me duhet ta di te skat se kur ka lindur kur ka vdekur edisa qjan tjera

    Thumb up 0 Thumb down 0

    Pergjigju ketij komenti

    UjkuPlak Reply:

    Pershendtje rrahman,

    Historin e Jezusit mund ta gjesh ne kater Ungjijt qe jane ne Bibel. Ungjilli sipas Matut, Markut, Lukes dhe Gjonit.
    Une do te te sugjeroja kete faqe interneti si fillim:
    http://www.jezusi.org
    Ne kete faqe ke ca informacione dhe po ashtu mund ta shohesh filmin dokumentar “Jezus” qe eshte i bazuar ne Ungjillin sipas Lukes.

    Ketu mund ta lexosh biblen: http://www.albkristian.com/bibla_shqip/

    Kerkim dhe studim te mbare.
    UjkuPlak

    Thumb up 0 Thumb down 0

    Pergjigju ketij komenti