Permes stuhise (pjesa e pare)
Historia e meposhtme eshte nje histori e vertete dhe shume e dhimbshme mbi vdekjen e nje gruaje te re qe ndodhi para disa javesh. Historia eshte treguar nga kunata e saj, e cila na i shkruan ne nje email emocionet dhe luften e saj shpirterore per te pranuar kete realitet te veshtire bashke me burrin e saj.
Per te ruajtur anonimitetin i kemi zevendesuar emrat e tyre me disa emra te tjere.
Eshte nder letrat e rralla qe kam marre dhe te falenderoj shume, pasi kemi nevoje per inkurajim. E di qe te gjithe jane munduar te jene ngushellim per ne, por shumica ka zgjedhur te na ngushelloje me heshtje, ne lutje apo dhe me ndonje fjale.
Ne fakt ne ditet e para te vdekjes se saj nuk duronim dot as fjale, pasi ishim dhe shume te merzitur dhe kishim shume pyetje per Zotin. Besimi yne ishte ne rrezik dhe dhimbja ishte e madhe, por cdo telefonate, cdo mesazh ishte i vlefshem, pavaresisht luftes tone shpirterore dhe dhimbjes qe po kalonim. Dhe letra juaj duket sikur ishte ne kohen e duhur.
Ne fakt kur morem vesh ishte ora 10:30 e mbremjes se 23 janarit. Ate nate ishte shume ftohte dhe shume shi, frynte nje ere shume e forte. Per momentin nuk e besuam. Di qe une jam dridhur shume per 3-4 min; Bledi vuri duart ne koke dhe thoshte ” Jo Zot. Jo Zot”.U beme gati shume shpejt dhe me nje pabesueshmeri. Megjithate u nisem. Ate nate nuk kishim as shume lek ne telefon dhe as ne kulete. Shkuam te terhiqnim leke te automati i bankes. Dhe u nisem. Tensioni ishte i madh. Telofonatat qe benim na jepnin sinjalin qe ajo kishte vdekur, por nuk na thonin, vecse HAJDENI. Mbas 1 ore udhetimi me makine, vellai i Bledit na merr ne telefon per te na pyetur se ku ishim. Aty Bledi besoi vdekjen e motres se tij, pasi permes telefonit ai degjoi vajtimin e mamit. E mbylli telefonin dhe me tha:“Leda, ajo ka vdekur.” Di qe ka frenuar fort dhe koka e tij ra mbi timon. Qame te dy ne mes te nates, ne mes te maleve dhe shiut shume te furishem te asaj nate te zeze per ne. Nuk kemi folur fare ate nate, vecse donim te arrinim sa me shpejt te ishte e mundur. Bledi po ecte me shpejtesi te madhe. Edhe pse isha shtatzene dhe si te thuash me arsye, nuk mund t’i thosha te ecte ngadale, pasi dhimbja na kishte munduar shume.
Kur u afruam pame dritat e qytezes dhe serish me shume lot na erdhen. U afruam prane shtepise, dhe pame qe kishte shume njerez dhe mami qe vajtonte mbi arkivolin e saj. Vetem kur e pame vete me sy e besuam. Te qarat ishin te shumta. Akoma me e dhimbshme ishte kur vinin burri, babai dhe vellezerit te cilin qanin dhe e vajtonin me fjale mbi koken e saj. Femijet i kishin marre dhe i kishin cuar ne nje familje tjeter. Ata nuk e dinin. Erdhi mengjesi dhe shtepia sa vinte e mbushej. Aty nga ora 10 vjen djali i madh, duke pyetur “Cfare ka ndodhur ne pallatin tim, pse ka kaq shume njerez?”, pasi shtepia ku po i linin femijet nuk ishte shume larg. Askush nuk mund t’i mbante lotet kur erdhi ai, dhe ne fakt ishte e dhimbshme.
Bledi kishte motrat e tjera dhe vellane ne Greqi, te cilet ishin ende ne udhetim. Ata erdhen vetem o.5 ore para varrimit. Dhe ai cast ishte i tmerrshem. Nuk e di si ta shpreh dhimbjen tone. Djali i vogel 8 vjec nuk dinte akoma asgje. Dinte qe e ema ishte ne spital dhe se kur te sherohej do te vinte. Ndersa shikonim ate, ne boten e tij feminore, me shume lot na rridhnin nga syte dhe me shume dhimbje nga zemra. Por nuk kishim cfare te benim. Tashme kishte ndodhur, thjesht na duhet te mbanim njeri-tjetrin.
(vazhdon neser ne postimin e ardhshem)














