Post Shen Valentin

Ne banken e shkolles o mike
Dy emra u gdhenden dikur
Po ti nuk e di pse me ike
Dhe zemres I vura nje gur
Ne u ndame ne erresire
Se ndarje jeta ka
Por zemra lamtumire
Zemres nuk I tha
Dashuria e pare nuk harrohet
E dyta ….
Kjo ishte nje nga kenget qe banda live kendoi dje, me rastin e Shen Valentinit, ne nje nga lokalet e njohur buze detit. Ne ishim aty, jo sepse kishim zgjedhur enkas per Shen Valentin, por sepse seminari qe po ndjekim po zhvillohet ne kete hotel  buzedetit dhe menaxheret kishin planifikuar te sillnin nje bande per te kenduar live, me rastin e Shen Valentinit. Ne pisten perkrah nesh, dy cifte diku rreth te 50-tave jane cuar per te vallezuar, kurse mendja ime sikur nje site e madhe, per cudi nuk mendon as per qirinjte e ndezur, as per serenatat, por me shpejtesi marramendese po kalon neper site vargjet e kengeve.  Kjo nuk eshte cudi apo hera e pare qe ne nje dite si kjo kur I kendohet dashurise, kengetaret te kendojne kenge dashurie qe kane te bejne vetem me ndarje, plage te shkuara te cilat duket se e mberthejne zemren per gjithe jeten duke e kthyer te ardhmen ne nje realitet te pashprese dhe te padeshiruar. Edhe ne dasmat shqiptare shumica derrmuese e kengeve te ashtuquajtura te dashurise I kendojne nje dashurie te humbur, nje lidhje te thyer, nje pengu ne zemer, qe e paralizon heroin e kenges te dashuroje ne te ardhmen apo te shpresoje se nje dite mund te perjetoje dashurine e vertete apo te takoje personin e zemres.
Keto kenge per fat te keq, jane kthyer ne burimin frymezues dhe ngushellues te shume njerezve, edhe pse ne thelb ushqejne pesimizem dhe nje kendveshtrim fatalist. Me kujtohet kur ne rinine time te hershme, degjoja Roksetet dhe shpesh identifikohesha deri ne lote derdhje me kenget e tyre. Dukej se ata kishin vendosur ne fjale dhimbjen time te nje dashurie imagjinare te parealizuar.
Por a eshte e vertete qe dashuria e pare nuk harrohet? A eshte e vertete se ne fakt nuk ka me dashuri pas asaj qe quhet e pare? Se kurre nuk do te takohet me njeriu I zemres dhe se nuk ka me shprese? Se dashuria do te mbetet nje kujtim I hidhur dhe peng
zemre?
Ka disa keqkuptime me ate qe ne sot quajme dashuri. Dashuria shpesh ngaterrohet me nje terheqje te forte, nje pelqim dhe terheqje fizike per nje person qe e admirojme se largu por qe nuk e takojme apo e njohim nga afer; apo mund te jete edhe nje ndjenje e forte dhe pelqim edhe duke e njohur dike. Por ka edhe njerez qe kane perjetuar nje lidhje te forte sentimentale, ku raporti eshte I zhvilluar dhe konsumuar edhe ne aspektin intim, por qe me vone perfundon ne ndarje per arsye te ndryshme: here per shkak te nje tradhetie, here per shkak te asaj qe shume njerez e quajne mosperputhje karakteri, humbje interesi, zbehje te romances, mungese perkushtimi reciprok etj.
Sidoqofshin rastet, a eshte e vertete qe nuk ka me shprese pas nje ndjenje te parealizuar dhe te pakonkretizuar? Apo pas nje lidhjeje te humbur? A eshte e vertete qe nuk do te harrohet dashuria e pare dhe se gjithcka qe vjen me tej eshte kot?
Ky kendveshtrim fatalist, nuk eshte I vertete, dhe i fut shume njerez ne nje deshperim te thelle dhe depresion, prej se ciles eshte veshtire te dalin; madje disa nuk dalin ndonjehere por vendosin t’i japin fund jetes se tyre.
Perendia eshte dhenesi I dashurise dhe ideatori i lidhjes mes nje burri e gruaje, te cilen ai e institucionalizoi si institutin me te rendesishem dhe themelor te nje shoqerie: familjen. Perendia gjithashtu eshte Ai qe na jep fillime te reja dhe sheron plaget dhe
zemren e thyer. Ne Bibel, ka plot premtime se si Perendia eshte prane atyre qe kane zemren e thyer per t’e lidhur dhe sheruar plaget e tyre. Gjithashtu me Perendine gjithmone ka fillime te reja. Ai mund te perdore dhe situaten me te veshtire dhe te pashprese te jetes sone, per ta kthyer ne nje situate triumfi dhe gezimi; nese ne vendosim t’i besojme Atij dhe te leme jeten dhe te ardhmen tone ne duart e tij.
Perendia na premton: Me thirr ne diten e fatkeqesise tende (problemit tend, dhimbjes tende) dhe une do te te pergjigjem dhe do te te cliroj.
Per Perendine nuk ka nje dashuri te pare te humbur dhe te pakthyeshme dhe nje jete te pashprese ne kete aspekt. Nga
kendveshtrimi i tij, ka nje zemer te thyer qe do te sherohet, do te fale dhe do te aftesohet te shikoje drejt se ardhmes duke gjetur dashurine e vertete te jetes, ate person qe do ta doje me perkushtim jo per nje dite a dy a per nje sezon, as per bukurine fizike qe zgjat per nje kohe por qe pastaj te te nderroje me nje tjeter me te re e me te bukur, a me te pasur, por nje njeri qe do te te doje ne te mire e ne te keq, ne rini dhe ne pleqeri. Kjo nuk eshte nje perralle. Sot ka qindra mijera cifte qe perjetojne nje lidhje dashurie te forte e vitale, nje marredhenie te atille, qe me kalimin e viteve ndersa trupat plaken, dashuria forcohet, maturohet e embelsohet. Keta njerez mund ta perjetojne kete jo sepse jane te vecante, me te mencur a me te mire se te tjeret, por sepse ata kane pranuar ta bejne Jezusin, Zot dhe Shpetimtar te jetes se tyre dhe kane lejuar Perendine te drejtoje te ardhmen e tyre dhe jetet e tyre; ate Zot qe eshte jo vetem Krijuesi, por eshte burimi i dashurise; Ai prej te cilit marrim dhe japim dashuri.
Sot, nje dite pas Shen Valentinit, une dua ta mbyll me dy fjale. Nese dje nuk more nje lule, apo nuk dole diku, mos u merzit dhe mos u ndje e deshtuar. Nese ke humbur nje lidhje dashurie, apo ai qe pelqeje eshte lidhur me dike tjeter, mos u deshpero dhe mos humb shprese. Perendia ka te paimagjinueshmen per ty, vetem nese ti ia le Atij ne dore dhe i beson Atij qe te njohu qe ne bark te nenes dhe te projektoi dhe ruajti nje plan te mrekullueshem per ty. Une e kam pare miresine dhe besnikerin e Zotit ne jeten time, prandaj mund te te them ty me siguri.
Nuk ke pse te kendosh “Ne bankat e shkolles moj mike” apo “Ne moshen 20 vjec”, sepse Jezusi premton nje jete te plote e me bollek (a ke menduar dashuri me bollek?) dhe gjithashtu kemi premtimin qe thote:
Kush eshte ne Krishtin eshte nje krijese e re, e vjetra ka shkuar, ja gjithcka u be e re.
Gjithcka mund te behet e re sot per ty, dhe mund te fillosh te shikosh drejt se ardhmes jo si autori I serenates, qe ende pret qe mali me malin te piqet, por si njeriu qe pret me besim dhe optimizem njeriun e zemres per te kaluar me te jo nje dite, as dy, por nje jete te tere. Mendo per vargjet e famshme biblike se sa bukur ato i kendojne dashurise me poshte. Kete lloj dashurie ka Perendia per ty.

  • http://hjhjgjhgj leonisa

    a bon me qit najsen per dashuri se sen nuk keni bo

    Thumb up 0 Thumb down 0