Transplanti i pare i zemres
“Do t’ju jap nje zemer te re dhe do te shtie brenda jush nje shpirt te ri, do te heq nga mishi juaj zemren prej guri dhe do t’ju jap zemer prej mishi. Do te ve brenda jush Shpirtin tim dhe do te bej qe ju te ecni sipas statuteve te mia, dhe ju do te zbatoni ne praktike dekretet e mia” Ezekieli 36: 26, 27
Ne vitin 1967, ne spitalin Grute Shur (Groote Schuur) te Keiptaunit (Capetown) te Afrikes se Jugut, Dr. Kristian Barnard (Christiaan Barnard), biri 44 vjecar i nje misionari te krishtere, nen asistencen e nje ekipi prej 30 vetesh, realizoi tr ansplantin e pare te zemres tek nje pacient. Padyshim qe ne ate kohe ky lajm zuri kryefaqet e mediave boterore, ndersa tani rreth 40 vite me vone, transplanti i zemres nuk eshte me nje ngjarje sensacionale, por e zakonshme! Shume njerezve u jepet mundesia te zgjasin jeten e tyre per vite te tera per shkak te ketij operacioni te mrekullueshem.
Por ndersa Dr. Barnard realizoi transplantin e pare ne nje trup njerezor, rreth 2000 vjet me pare Perendia kishte realizuar transplantin e pare me te rendesishem te zemres! Per shkak te Jezusit miliona burra, grad he femije marrin nje zemer te re e cila e zgjat jeten jo thjesht vetem disa vite, por madje dekada. Transplanti qe Perendia ben na lejon qe te jetojme perjete!
Gjithashtu, ne dallim me operacionin e Dr. Barnardit, te cilin sot e kryejne mijera kirurge neper bote, Jezusi mbetet ende i Vetmi qe mund te zevendesoje zemren tone prej guri me nje zemer mishi, e cila eshte e ndjeshme, ka jete dhe reagon. Dhe permes kesaj zemre te re, ne fitojme jeten e perjetshme, e cila eshte jeta e Perendise.
Apostulli Pal e tha keshtu ” Prandaj, nese dikush eshte ne Krishtin, ai eshte nje krijese e re; gjerat e vjetra kane shkuar; ja, te gjitha gjerat u bene te reja. Edhe te gjitha gjerat jane nga Perendia qe na pajtoi me veten permes Jezus Krishtit dhe na dha sherbimin e pajtimit” 2 Korintasve 5:17, 18
Jeta qe marrim permes Jezu Krishtit eshte e njejta jete te cilen Adami, njeriu I pare, e humbi per shkak te mekatit. Ja cfare na thuhet per kete tek Zanafilla 3:24 : “Keshtu ai e deboi njeriun; dhe vendosi ne lindje te kopshtit te Edenit kerubinet qe vertisnin nga cdo ane nje shpate flakeruese per te ruajtur rrugen e pemes se jetes” Adami e humbi hyrjen per ne rrugen e pemes se jetes jo vetem per veten e tij, por per te gjithe njerezimin. Jezusi ia jep perseri hyrjen per rrugen e jetes cdokujt qe beson ne te! Ai eshte Jeta! Jezusi tha “Une jam rruga, e verteta dhe jeta, askush nuk shkon tek Ati vetem nepermjet meje” Permes Jezusit, ne marrim nje zemer te re e cila na jep nje jete me bollek ne kete jete dhe nje jete akoma me madheshtore ne ate tjetren, e cila nuk mbaron kurre.
Ndersa ke hyre ne kete vit te ri dhe ke deshira e aspirata, a ke menduar se pikerisht ajo permbushje qe po kerkon me aq kembengulje dhe mund, qendron pikerisht ne kete te vertete, te cilen bota per fat te keq e ka percmuar dhe quajtur te pavlere? A e ke marre zemren e re qe Jezusi ka siguruar per cdo njeri? A ke marre te drejten per te hyre perseri ne shtegun e jetes? Nese jo, cfare eshte pengesa me e madhe?
Ne ju nxisim te shqyrtoni me shume rreth asaj qe Jezusi ka bere per ty dhe cdo njeri dhe jeten qe ai te ofron, nese keni pyetje ju lutem mos nguroni te na shkruani. Mendoj se nuk ka nje ceshtje me urgjente se sa ceshtja e shpirtit dhe e jetes.
Ndoshta ti je nga ata qe jane gati te pranoni dhuraten e jetes permes Jezusit. Nese po, atehere te keshilloj se pari te lexosh seksionin 4 Ligjet i cili do te te ndihmoje te kuptosh me mire gjendjen e njeriut dhe pse sakrifica e Jezusit eshte e domosdoshme dhe e vetmja per te marre jeten. Po aty keni nje lutje te sugjeruar se si mund te pranoni Jezusin sot.
Gezuar Vitin e Ri dhe qofte e juaja zemra prej mishi dhe jeta me bollek!














